LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Skadoi’ afati! Mbyllen dyert e PD për grupin e Berishës. Noka: Kthehemi me 8 Janar

5 Janar 2022, 06:37 Nga DOSJA
‘Skadoi’ afati! Mbyllen dyert e PD për grupin e Berishës.

TIRANË– Afati për kryedemokratin Lulzim Basha mbaroi. Grupi i Rithemelimit i Partisë Demokratike, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha pas referendumit të 18 Dhjetorit, i dha afat kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të liruar selinë blu, me pretendimin se është shkarkuar nga detyra pas vendimit të marrë nga 4446 delegatë të Kuvendit të thirrur nga anëtarësia në 11 dhjetor 2021.

Sot deputeti Flamur Noka, së bashku me një grup të Partisë Demokratike shkuan në selinë blu. Ata provuan që të futeshin në ambientet e brendshme të selisë, por u përballën me kyçjen e tre dyerve.

Në shkallët e selisë, Noka mbajti një deklaratë për mediat, ku bëri të ditur se arsyeja e ardhjes së tyre kishte të bënte me një takim që do të zhvillonin për agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe Partia Demokratike për vitin 2022. Noka e konsideroi mbylljen e dyerve si një shndërrim të selisë në një burg të sigurisë së lartë dhe në një Alkatraz të kohëve moderne. Noka pranoi se data 8 Janar do të jetë dita kur do të rikthehet liria në selinë e PD-së, duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me organizimin e protestës që do të zhvillohet në mesditë.

Pas largimit të grupit të Rithemelimit nga selia e PD-së, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat. Duke e konsideruar ardhjen e tyre për ‘shoë’, Bardhi tha se kjo ndodhi vetëm sepse brenda selisë po bëhen punime. Pavarësisht akuzave se në selinë blu janë mbyllur dyert, Bardhi deklaroi se dera është e hapur për të gjithë ata deputetë që nuk vijnë me trafikantë me vete.

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Selia e PD u ‘rrethua’ nga grupi i Berishës! Bardhi: Po bëhen punime, nuk njoftuan

I bien rreth e rrotull selisë së PD-së, grupi i Berishës nuk gjen asnjë derë hapur

Deputetët e Berishës qëndrojnë para derës së PD, Noka: Nga është hyrja

Basha ua mbylli dyert e PD-së/ Paloka: Degjenerim! Kopje e shëmtuar e Ramës

ULTIMATUMI! Grupi i Berishës niset drejt selisë së Partisë Demokratike

Tabaku shkon në selinë e PD-së, e gjen derën kryesore mbyllur

Basha ‘fshin’ Berishën nga selia e PD-së! Hiqen fotot e ish-kryeministrit nga muret

Afati i vendosur nga Berisha skadon sot! MESAZHI i Bashës: Në 5 Janar mbërriti…


(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet