LIVE UPDATES
Aktualitet

Itenerari / Si erdhën 2 ton drogë nga Ekuadori, autoritetet shqiptare s’dinin gjë

5 Janar 2022, 13:26 Nga DOSJA
Itenerari / Si erdhën 2 ton drogë nga Ekuadori, autoritetet shqiptare

TIRANË – Gazetari investivgativ Artan Hoxha shprehet se, autoritetet shqiptare nuk dinin asgjë për 119 kg kokainë dhe sasia e kokainës që është sekuestruar ka qenë më e madhe se 119 kg që u kapën.  Sipas tij bëhet fjalë për rreth 2 ton drogë. E gjitha në total me çmim shumice, që shkon në mbi 50 mln euro.

“Më vjen keq që vitin e ri po e nisim me “faqe të bardhë”. Sa e madhe ka qenë sasia e kokainës, pluhurit të bardhë, që dyshohet që te ketë hyrë në Shqipëri, por edhe me disa ngjarje të rënda nga Shkodra në veri, Vlorën në jug dhe ngjarjen mbrëmë në Tiranë. Është shumë i ngjeshur në ngjarje fillimi i vitit, por brenda atij limitit në periudhë festash. Personat që kanë probleme e humbin vigjilencën sepse edhe ata njerëz janë dhe duan të festojnë. Sasia e kokainës është më e madhe. Në rastin konkret nuk thyen sistemin e sigurisë, por e shpartalluan dhe vendosën t’u lënë si trofe autoriteteve 119 kg, që nuk është pak, por një nga sasitë e mëdha. Sot shkon 100 mijë euro kg, por po të flas me çmimin e shumicës. Më rezulton që policia ka arritur që të kapë vetëm 1/20 e sasisë që ka ardhur nga Ekuadori. Pse janë dyshimet që sasia është më shumë se kjo që është kapur. Skaneri pa “dashje” na tregoi, na dha një info shumë interesant, që kontejneri ishte i prekur në pjesën fundore, ka një pjesë bosh. Asnjë kontejneri nuk vjen bosh nga Ekuadori, sepse do të shfrytëzojë kapacitetin dhe nuk i leverdis që të marrë më pak” tha Hoxha për abc news.

Por si u boshatis kokaina nga kontejneri dhe kamioni me drejtim Vaqarrin?

“Kjo tregon që kur kontejneri ka shkuar në skaner një pjesë e ngarkesës është hequr. Mungojnë 106 arka me banane. Nga kontrolli në magazinën e “Bana King” u gjetën 119 kg kokainë. Në total janë 113 arka shumëzim për 17 del shuma prej 1921 kg, gati 2 ton. Nga këto 106 nuk u gjetën në skaner. U gjetën vetëm 7 arka me 119 kg. Sasia e ardhur në total është 1921 kg ose gati 2 ton kokainë e një niveli shumë të lartë pastërtie që ka hyrë në destinacion, Shqipëri. Me çmimin e shumicës që shitet në Shqipëri, është 51.8 milionë euro, e totalit që ka ardhur. Ndërsa në treg kap shifra të frikshme. Është një industri e tërë që merret nga prodhimi, që kur kokaina është gjethe dhe deri kur përdoret në lokalet e natës në kryeqytet. Mungesa e një numri kaq të madh arkash, ngjarja që ndodhi që kontejneri po transportohej nga Durrësi”, vijoi më tej Hoxha.

Pavarësisht denoncimit nga shoferi dhe pronari i kompanisë, Hoxha ngre dyshime mbi itinerarin që ndoqi kamioni kur u nis nga Durrësi me drejtim Vaqarrin. Gazetari aludoi edhe për një lidhje të mundshme të kësaj linje trafiku me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregnës për të cilën u akuzua Dritan Rexhepi, që ndodhet në burg në Ekuador.

“Rruga tradicionale që përdorin është autostrada, por kjo nuk ka ndjekur këtë rrugë. Është thënë që u shmang për shkak të festave dhe trafikut prandaj u fut në rrugën e vjetër. Kjo është e dyshimtë, sepse itinerari i zakonshëm është autostrada. duke përdorur aksin e vjetër që nuk ka mirëmbajtje, dyshimet janë që është zgjedhur për këtë. Grabitja ka ndodhur afër një zone që ka ndodhur një ngjarje tjetër, u zhduk Jan Prenga. Zona përkon, nuk dua të kaloj më tej sepse hetimi ishalla shkon më tej. Sasia e kokainës për mua është marrë në port, pjesa dërrmuese dhe pjesa tjetër gjatë transportit nga Durrësi në Vaqarr. Kontejneri erdhi në Shqipëri në datë 27. Kompania “Zico” është më e madhja, ka gati 80% të tregut, fut pjesën më të madhe në vend, kjo është kompania lider dhe askush nuk ja përmende emrin” tha ai.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit artan hoxha 119 kg kokaine ne portin e durresit artan hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet