LIVE UPDATES
Bota

“Sekretet” e Erdogan/ Presidenti turk që i mbijetoi një grushti shteti, përkuli nën këmbët e tij një komb të tërë

23 Tetor 2019, 09:15 Nga DOSJA
“Sekretet” e Erdogan/ Presidenti turk që i mbijetoi një

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shfrytëzoi në favor të vetes, vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria Veriore. Menjëherë pasi trupat amerikane u tërhoqën, forcat turke “zbarkuan” në Sirinë Veriore dhe nisën ofensivën e ashpër ushtarake. Presidenti turk Erdogan i ka rezistuar përpjekjeve nga SHBA për të pasur një armëpushim. Business Insider shkruan se oreksi i Erdoganit për kontroll nuk po zvogëlohet dhe se ai po i afrohet vitit të tij të 18-të në pushtet. Turqia ka pranuar dy milionë refugjatë sirianë të ikur nga lufta civile e vitit 2011. Erdogan dëshiron të rimarrë një “zonë të madhe” të tokës në veri të Sirisë, për t’i rivendosur ata.

Business Insider ka bërë një përmbledhje të jetës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan:

Erdogan lindi në Stambol më 26 shkurt 1954 dhe është djali i një kapiteni në Rojet Bregdetare Turke. Familja e tij nuk ishte e pasur, ndaj presidenti turk e ka kaluar fëmijërinë e tij duke shitur limonada dhe kifle pas orëve të mësimit në mënyrë që të përmbusheshin nevojat e familjes. Sapo nisi gjimnazin, Erdogan u aktivizua në politikë. Në shkollën e mesme Eyüp në vitet 1970 Erdogan u zgjodh kryetar i organizatës rinore të një partie politike islamike të quajtur Partia e Shpëtimit Kombëtar. Studimet e larta ai i kreu në Universitetin Marmara në Stamboll dhe u tërhoq nga Islami Politik. Erdogan filloi të bënte emër për veten e tij në politikën e rinisë, por e ardhmja e tij në politikë u ndal nga një pasion i shkurtër që e rrëmbeu atë. Erdogan nisi karrierën si një futbollist gjysmë-profesioanl. Erdogan ka ngritur pretendimet se dy gjigantët e futbollit turk Fenerbahce S.K. u përpoqën të nënshkruanin me të, por ai i refuzoi dy herë. Kështu ai hoqi dorë nga futbolli dhe nisi karrierën politike. Erdogan nisi punë në Autoritetin e Transportit të Stambollit, por u pushua shpejt pasi refuzoi të hiqte mustaqet e tij. Në vitin 1994, pasi u ngrit në radhët e Partisë së Mirëqenies Islame, Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit dhe ky ishte “shijimi” i parë i një posti të lartë publik. Ai filloi të vepronte shpejt, duke ndaluar alkoolin në kafene, duke pastruar Stambollin dhe duke shlyer borxhet e mëdha të qytetit. Por në vitin 1998 ai u pushua nga puna si kryetar i bashkisë dhe u burgos për katër muaj për nxitje të urrejtjes fetare, pasi lexoi disa vargje duke e krahasuar Islamin me një luftë.Erdogan tha pas arrestimit: “Ne do të vazhdojmë luftën tonë demokratike deri në fund. Ne nuk do të përkulemi përpara shtypjes”. Atij iu ndalua gjithashtu kandidimi në zgjedhjet parlamentare.

Dashuria ndaj traditës dhe përkushtimi ndaj Islamit, të cilat përcaktuan jetën e mëvonshme të Erdoganit, ishin tashmë të qarta për t’u parë herët në karrierën e tij. Në vitin 2001, Erdogan, me gjithë ndalimin e tij nga politika, themeloi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila në 2002 arriti fitoren në zgjedhjet kombëtare. Erdogan e anashkaloi ndalimin e tij duke ndryshuar menjëherë ligjin dhe duke kandiduar për zgjedhje, pasi AKP u ngjit në pushtet. Erdogan u emërua kryeministër pasi fitoi një vend në zgjedhjet lokale në provincën Siirt. Në 2004, AKP zgjeroi fuqinë e saj duke dominuar zgjedhjet lokale në të gjithë Turqinë.

Midis 2002 dhe 2013, Erdogan udhëtoi në botë si kryeministër, ndërsa AKP fitoi një varg zgjedhjesh në vend. Një detyrë kryesore e Erdoganit ishte të lobonte në Bashkimin Europian që të linte Turqinë të bashkohej me unionin.Bisedimet zyrtare midis tyre u hapën në vitin 2005, por që nga nëntori i vitit 2019, Turqisë nuk i është aprovuar kërkesa për t’u bashkuar me bllokun. Erdogan gjithashtu kaloi pjesën më të madhe të kohës së tij, duke bashkëpunuar me SHBA-në. Uashingtoni besonte se Turqia do të ishte një lojtar kryesor në një luftë të atëhershme të mundshme me Irakun.

Por gjatë luftës, Erdogan nuk pranoi t’i lejojë SHBA-së të dislokojnë trupa nga zonat kurde në Irakun verior dhe Turqinë jugore, duke tensionuar marrëdhëniet SHBA-Turqi. Midis 2002 dhe 2014, AKP fitoi tre zgjedhje të njëpasnjëshme. Në maj të vitit 2013, Erdogan u përball me grupin e tij të parë të madh të protestave dhe trazirave për akuzat e korrupsionit dhe planet për të kthyer një park të Stambollit në një qendër tregtare, shkruan BI. Tetë njerëz vdiqën pasi protestuesit u përleshën me policinë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.

Në vazhdën e protestave, Erdogan tha se media sociale, e cila kishte luajtur një rol në koordinimin e protestave dhe përhapjen e informacionit, ishte “kërcënimi më i keq për shoqërinë”. Kështu, 25 protestues u arrestuan për përdorimin e Tëitter dhe për “përhapjen e informacionit të pavërtetë”. Dhjetë muaj më vonë, në mars të vitit 2014, Erdogan ndaloi Tëitter-in për dy javë. Pas protestave, Erdogan u përball me një problem të ri pasi një regjistrim zanor pretendonte se urdhëronte djalit të tij të sistemonte shuma të mëdha parash. Erdogan tha se regjistrimet ishin false.

Në gusht të vitit 2014, Erdogan u zgjodh president i Turqisë. Para vitit 2014, Parlamenti i Turqisë kishte caktuar presidentin, por një rezultat i referendumit i vitit 2010 u dha turqve fuqinë që të zgjedhin vetë presidentin.Në votimin e parë që nga ai referendum, Erdogan doli fitues me 52% të votave, duke mposhtur dy sfidues. Në atë kohë, kritikët e panë masën si një përpjekje e Erdoganit për të përdorur fuqitë normalisht ceremoniale të presidentit – të cilat ishin thelbësore – për ta kthyer Turqinë në një regjim autoritar.

Disa ditë pas zgjedhjes së tij, Erdogan deklaroi se një Kompleks i ri Presidencial do të ndërtohej në Ankara. Ishte ambicioz, dhe një simbol i fuqisë së tij të re. Pallati Ak Saray (Pallati i Bardhë) është ndërtuar në një hapësirë 150,000 metër katrorë në majë të një kodre në Ankara. Kushtoi të paktën 615 milionë dollarë, ka 1.150 dhoma dhe një kopsht me mijëra pemë secila, që kushton 4,000 dollarë, të importuara nga Italia. Është shumë më e madhe se Shtëpia e Bardhë në Uashington DC dhe Kremlini, në Moskë, Rusi. Kritikët e Erdoganit kritikuan pallatin e tij të pasur, duke u tallur rregullisht me thashethemet për “tualetet prej ari”.

Në vitin 2015, Erdogan u zotua të japë dorëheqjen nëse dikush mund të gjente diçka të tillë. Më i fuqishëm se kurrë më parë, Erdogan së shpejti kultivoi titujt “beyefendi”, që do të thotë “zotëri” dhe “reis” që do të thotë “shef” nga admiruesit e tij.Por pas dy viteve të trazuara të presidencës së tij, Erdogan u godit nga një përpjekje për grusht shteti. Më 15 korrik 2016, kryeministri turk Binali Yıldırım tha që ushtria po lëvizte “jashtë zinxhirit të komandës” dhe kishte bërë një “përpjekje të paligjshme” për të kapur pushtetin.

Qeveria dhe fraksionet ushtarake ende besnike ndaj Erdoganit u përleshën me rebelët duke përdorur tanke, dhe avionë F-16. Rebelët sulmuan transmetuesin e mediave shtetërore turke TRT dhe i urdhëruan ata të bënin një deklaratë duke thënë se ushtria ishte tani në pushtet. Grushti i shtetit dështoi dhe qeveria e Erdoganit rivendosi rendin duke arrestuar mbi 100 rebelë, me zyrtarë të lartë ushtarakë më vonë dënimin e grushtit të shtetit si një operacion mashtrues. Si pasojë, 161 njerëz u vranë dhe 1.140 u plagosën në grushtin e shtetit të dështuar.

Erdogan pretendoi se ishte orkestruar nga kundërshtari i tij Fethullah Gulen, i internuar në SHBA.Po sipas BI, në vitin 2017, Erdogan fitoi një referendum të diskutueshëm, i cili i dha atij më shumë fuqi, duke e kthyer në mënyrë efektive Turqinë nga një demokraci parlamentare në një Republikë Presidenciale.Perëndimi e kritikoi këtë veprim, duke thënë se ajo tregoi se Turqia po “rrëshqet” drejt autoritarizmit në vend të demokracisë.Erdogan mbrojti kompetencat e tij të reja, duke thënë; “Ne kemi shumë për të bërë,… Ne po bëjmë reformën më të rëndësishme në historinë e kombit tonë”.

Madje, disa besojnë se Erdogan organizoi grushtin e shtetit dhe e përdori atë për të heshtur dhe ndaluar disidentët.Kishte 4,000 arrestime, të cilat vinin nga ushtria, shërbimi civil, media dhe policia. 50,000 njerëz u arrestuan, me 150,000 të pezulluar nga puna në vitin që nga fillimi i grushtit të shtetit. Një çerek gjyqtarësh dhe prokurorë u larguan nga puna. Kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu tha se ishte qartë një veprim despotik: “Të gjitha fuqitë e legjislacionit, gjyqësorit dhe ekzekutivit janë përqendruar në një person”.

Business Insider vlerëson se stili i Erdoganit si udhëheqësi suprem i Turqisë ka qenë herë i fuqishëm, diskonkurrues dhe madje edhe i çuditshëm. Në vitin 2016, Erdogan deklaroi se të gjitha gratë turke duhet të kishin tre fëmijë dhe tha që ata që nuk do të ishin “të mangët”. “Refuzimi i mëmësisë do të thotë të heqësh dorë nga njerëzimi”, kishte thënë Erdogan, i cili ka katër fëmijë. Dhe në vitin 2016, mes grushtit të shtetit ushtarak, Erdogan dha një deklaratë krize në televizion – përveç që ai u shfaq në një ekran të iPhone përmes FaceTime të Apple nga një shtëpi e sigurt.

Në kohën e grushtit të shtetit, Erdogan ishte me pushime në bregdetin e Egjeut dhe u dërgua në një vend të sigurt. Një ngjarje që kishte bërë bujë, sidomos në mediat rozë ishte ajo e qershorit të vitit 2019, kur Erdogan ishte njeriu më i befasishëm në dasmën e yllit të futbollit gjerman Mezut Ozil. Ozil, një shtetas gjerman me trashëgimi turke, njoftoi terhqejen e tij nga kombëtarja gjermane. Gjithashtu, në gusht të vitit 2019, Erdogan ka thënë se është në favor të rivendosjes së dënimit me vdekje, pasi një grua u vra brutalisht nga ish-burri i saj në një lokal. Siç vlerësohet në shkrimin e BI, temperamenti i Erdoganit nuk duhet të provohet.

Presidenti është jashtëzakonisht i ndjeshëm kur bëhet fjalë për karikatura dhe paroditë e paraqitjes së tij. Midis 2014 dhe 2017, gati 13,000 raste të fyerjes së presidencës u paraqitën nga qeveria. Më të lidhura me karikaturat e gazetave, memet, skicat politike dhe shakatë. Në nenin 299 të kodit penal turk thuhet se fyerja ndaj presidentit mund të çojë deri në katër vjet burg. Me gjithë protestat e herë pas hershme dhe akuzat e vazhdueshme të korrupsionit, Erdogan u rizgjodh president në qershor 2018 me 53% të votave./ marrë nga gazeta Tema

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota sekretet e erdogan sekretet e turqise sekretet e erdogan sekretet e turqise


Sondazh

Poll
Bota 22 Tetor 2019, 18:13

RUSI- Një marrëveshje për  Sirinë e veriut ka rezultuar në një takim të presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij turk, Tayip Erdogan, në Soçi.Pa...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari