Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Dhuna ndaj arbitrit kryesor Eldorian Hamiti në ndeshjen Kamza- Laçi, ka rikthyer dhe njëherë dhunën në stadiume, dhe gjestet anti-sportive, por dhe debatin për rolin e Policisë në mbarëvajtjen e ndeshjeve.
E para që reagoi për këtë ngjajre të shmëmtuar ishte FSHF, duke dënuar kështu dhunën e ndodhur ndaj albitrit, por duke hedhur akuza mbi uniformat blu.
Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Kamza-Laçi, e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur sigurinë e garës së futbollit në Shqipëri.
Pas dhunës policia shoqëroi rreth 20 persona që kanë lidhje me ngjarjen e paprecedentë, ku mes tyre ishte dhe presidenti i klubit të Kamzës, Naim Qarri si dhe drejtorin dhe shefin e klubit.
Në një interviste për “Panorama Sport”, albitri Hamiti tha se nuk ka asnjë peng në ndërgjegje, sepse penalltia ishte e pastër, madje ia ka pranuar edhe vetë portieri. Por ndërkaq thotëse në atë fushë dje është ndierë i vrarë fizikisht, moralisht dhe profesionalisht.
Mjaft i ashpër ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku i cili tha se shteti nuk ka marrë asnjë masë dhe ka shuar zërat duke qartësuar se mbarëvajta dhe rendi në ndeshjet e Superligës Shqiptare janë përgjegjësi e Policisë së Shtetit.
Për sa kohë thirrjet tona do shkojnë në vesh të shurdhër, që situata të mos agravohet, ne do e shohim me seriozitet vazhdimësinë e garës. Ne e kemi kundërshtuar ligjin që kur është hartuar, në lidhje me largimin e Policisë nga stadiumet shqiptare.
Policia e Shtetit në një deklaratë ka reaguar për dhunën në stadiume, ku ka shprehur keqardhje për akuzat e FSHF-së.
Sipas një njoftimi të Policisë thuhet se, uniformat blu kanë nxitur në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin midis agjencive ligj zbatuese për të parandaluar akte dhune dhe veçanërisht ngjarje terroriste në stadiumet e futbollit.
E menjëhershëm ka qenë dhe përgjigja e FSHF-së për deklaratën e Policisë së Shtetit e cila theksoi se nuk është aktor kryesor në mbarëvajtjen e një ndeshjeje. FSHF akuzon se Policia fshihet pas korrespondencave dhe shkresave, madje duke shtuar se policia ‘jeton në tjetër planet’.
Ndërkohë dhe kryetari i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati ka kërkuar me ngulm rikthimin e Policia e Shtetit, ndryshe sipas tij do të merren masa ekstreme.
“Nëse nuk do të nuk rikthehet në stadium dhe nëse nuk merren masat për mbarëvajtjen e garës atëherë kampionati shqiptar do të ndërpritet dhe gara do të mbyllet“, tha Tahir Kastrati, kreu i Shoqatës së Albitrave.
INTERVISTA E PLOTË E ILIR SHULKUT
Do e ndërprisni kampionatin?
Për sa kohë thirrjet tona do shkojnë në vesh të shurdhër, që situata të mos agravohet, ne do e shohim me seriozitet vazhdimësinë e garës. Ne e kemi kundërshtuar ligjin që kur është hartuar, në lidhje me largimin e Policisë nga stadiumet shqiptare.
Deri kur do rezistoni pa policinë në stadiume?
Prandaj po e bëjmë këtë. Duam takime me drejtues të policisë, dhe nëse kjo punë vazhdon kështu, do e shohim me seriozitet.
Në raste të tjera kur janë dhunuar arbitrat, nuk e keni bërë kaq të madhe?
Shiko, rasti i ndonjë guri të hedhur, apo një boçe pishe, ka pasur dhe do të ketë, edhe në vende jashtë. Ato raste nuk paralelizohen me dhunën e djeshme. Janë krejtësisht të kundërta.
Do luhet këtë javë?
Do e shikojmë me shumë seriozitet reagimin e Policisë. Do e shikojmë me kujdes vazhdimin e kampionatit.
Stadiumet nuk janë të gjithë me kushte…
Nuk mund të themi që për ato kushte që janë, nuk do luhet. Me ato kushte, ekipet do luajnë në atë kategori përkatëse.
Përveç tifozëve, edhe presidenti Qarri ka dhunuar. Ai është anëtar në federatë…
Masat për raste të tilla duhet të jenë të forta dhe ekstreme. Që ky futboll të vihet në shina, të kthehet policia, dhe gara të vazhdojë normalisht. Në rast të kundërt, vihet në pikëpyetje vazhdimësia e garës.
REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të Ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, Ligjit Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”, të Urdhrit të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Nr. 5512, ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, për përmbushjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë në aktivitetet sportive, futbollistike.
Në vlerësim edhe të detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e Këshillit të Europës me Nr. 218 datë 03.08.2016 “Mbi një qasje të integruar për rendin, sigurinë dhe shërbimet në ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet e tjera sportive”, referuar edhe udhëzimeve të UEFA-s për sigurinë, etj. Policia e Shtetit ka nxitur në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin midis agjencive ligj zbatuese për të parandaluar akte dhune dhe veçanërisht ngjarje terroriste në stadiumet e futbollit.
Referuar ngjarjeve të fundit, Policia e Shtetit ndihet e keqardhur për reagimin e sotëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe aq më tepër për gjuhën e akuzave duke u përpjekur të shkarkojë përgjegjësitë tek Policia e Shtetit, dhe duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi si aktore kryesore e organizimit të aktiviteteve sportive.
Në këtë kontekst, Policia është vetëm një nga aktorët dhe jo institucioni përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe mbarëvajtjen e eventeve sportive.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përmes shkresave zyrtare drejtuar Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka kërkuar marrjen e masave në zbatim të ligjit për Sportet, për garantimin e Kampionatit të Futbollit.
Së pari, në datën 19 mars 2018, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i është drejtuar Presidentit të FSHF-së me shkresë mbi marrjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit, duke kërkuar nga kjo e fundit si institucioni organizator dhe përgjegjës në zbatim të ligjit Nr. 79/2017 “Për sportin”, krijimin e kushteve në ambientet sportive për Kampionatin e Futbollit 2018-2019, që nisi në Gusht 2018. Kjo, pasi Policia do të zbatonte vetëm detyrimet në funksion të zbatimit të këtij ligji. Por nga FSHF-ja nuk pati asnjë reagim apo përgjigje, as verbale dhe as shkresore.
Po kështu në datën 8 gusht 2018, në datën 13 gusht 2018, në datën 23 gusht 2018 dhe 24 gusht 2018, me 4 shkresa të tjera me të njëjtin objekt, Policia e Shtetit i është drejtuar FSHF-së për marrjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Edhe pas kërkesave intensive të PSH, nuk pati reagim nga FSHF.
Gjithashtu nga Drejtoritë Vendore të Policisë brenda 2 muajve të vitit 2019, janë dërguar 24 shkresa drejtuar Klubeve të Futbollit, Bashkive dhe FSHF-së për dijeni, mbi problematikat për zgjidhje dhe mos marrjen përsipër të garantimit të sigurisë në ndeshjet e futbollit, pasi nuk plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore.
Kështu konstatohet me keqardhje mospërmbushja e përgjegjësive institucionale për sigurinë e aktiviteteve sportive nga institucionet përkatëse, sa i përket plotësimit të kushteve të kërkuara të sigurisë në terrenet sportive ku zhvillohen aktivitetet sportive, futbollistike, ku rezulton se:
Nga 61 terrene sportive, vetëm në 2 stadiume, “Elbasan Arena”, Elbasan dhe “Loro Boriçi”, Shkodër përmbushen kushtet e sigurisë për të zhvilluar aktivitete sportive.
Në 59 impiante të tjera rezultojnë problematika dhe mangësi të theksuara, si:
• Dëmtime të rrethimit të jashtëm, brendshëm dhe të ndarjeve midis tribunave;
• Dëmtime të rrethimit kufizues të tribunës kryesore;
• Ekzistenca e shkallëve, apo ndenjësve të stadiumeve të dëmtuara;
• Ekzistenca e materialeve apo inerteve përreth disa stadiumeve dhe fushave sportive;
• Prania e banesave private ngjitur dhe në afërsi të rrethimit të jashtëm të stadiumeve/fushave dhe terreneve të futbollit;
• Mungesa e dhomave të kontrollit në stadiume për qëndrimin e drejtuesve të shërbimeve policore dhe grupit të koordinimit;
• Pamjaftueshmëria e portave hyrëse për në stadiume dhe me dyer të amortizuara që nuk kryejnë funksione;
• Mungesë e hyrje-daljeve të veçanta për tifozerinë e ekipeve mike si dhe e ambienteve të ndihmës së shpejtë;
• Mungesë e sistemit të monitorimit me kamera;
• Mungojnë kufizimet për futjen në mënyrë të kontrolluar të tifozëve, si dhe vendet e parkimit për mjetet e tifozëve dhe të ekipeve mike;
• Mungojnë vendet e përcaktuara për personalitetet në tribunat qendrore të disa stadiumeve, për gazetarët dhe për të ftuarit;
• Mungesë e tunelit (fizarmonikës) për lëvizjen e sportistëve nga dhomat e zhveshjes për në fushë dhe anasjelltas
• Mungesë e kushteve të domosdoshme higjenike për tifozët, etj.
Policia e Shtetit konstaton gjithashtu me keqardhje se pjesa më e madhe e organizatorëve të ndeshjeve dhe terrenet sportive, nuk përmbushin detyrimet minimale për organizimin dhe sigurinë e një ndeshjeje, si:
1. Nuk lidhin kontratë me shoqëritë private të sigurisë fizike, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të përcaktuara në nenin 51, të Ligjit Nr. 79/2017 “Për Sportin”, subjekte të cilat duhet të kryejnë:
• Kontrollin e tifozëve në portat hyrëse në mjedisin sportiv;
• Sigurimin e vendkalimeve publike në mjedisin sportiv;
• Drejtimin e spektatorëve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll;
• Sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.
2. Nuk zbatohet detyrimi për njoftimin e strukturave të Policisë së Shtetit nga organizatorët 7 ditë kalendarike përpara zhvillimit të ndeshjes, në zbatim të nenit 50, të Ligjit Nr. 79/2017 “Për sportin”.
3. Nuk zbatohen kërkesat e Ligjit Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”, pasi në mjediset e terrenet sportiv nuk janë instaluar:
• Kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë;
• Nuk janë hartuar skemat e ruajtjes dhe sigurimit të objektit (terrenit sportiv), të cilat duhet të miratohen nga Shefi i Komisariatit të Policisë.
Mos përmbushja e këtyre detyrimeve ka sjellë mos parandalimin dhe monitorimin e ngjarjeve apo incidenteve të ndodhura gjatë zhvillimit të aktiviteteve, duke krijuar vështirësi në dokumentimin ligjor të tyre dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të veprave penale.
4. Nuk janë përmbushur si duhet detyrimet e përcaktuara në nenin 48, të Ligjit Nr. 79/2017, “Për Sportin”, përsa i përket “Ndalimit të provokimeve dhe sjelljeve të palejuara”, pasi janë konstatuar problematika të shumta në drejtim të provokimeve dhe sjelljeve të palejuara nga ana e tifozerive, më e theksuar kjo për tifozeritë e ekipeve të kryeqytetit.
5. Edhe më i rëndë është fakti, se në disa raste shkaktarë të incidenteve që degjeruan në dhunë, janë vetë organizatorët e ndeshjeve, siç ishte rasti i ndeshjes Kamza-Laçi e zhvilluar 3 mars 2019, ku u arrestuan edhe 4 pjesëtarë të stafit organizator të takimit.
Në përgjigje të akuzave të FSHF-së për neglizhenca dhe mos ndëshkimin e shkelësve, Policia e Shtetit informon se janë marrë masa administrative dhe penale ndaj shkeljeve të konstatuara në ndeshjet e sezonit të fundit të futbollit, që janë:
– Proceduar penalisht 37 tifozë, drejtues klubesh, në lidhje me incidentet e shkaktuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit, goditje për shkak të detyrës, dëmtim prone, kundërshtim punonjësi policie, prishje rendi dhe qetësie publike, etj;
– Proceduar administrativisht 24 punonjës shërbimi dhe drejtues subjektesh SHPSF;
– Proceduar administrativisht 39 tifozë, me gjoba nga 10.000-50.000 lekë.
Duke njohur detyrimet që Policia e Shtetit ka për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si misionin e saj parësor, punonjës dhe drejtues janë trajnuar dhe për të përfituar nga eksperiencat më të mira në drejtim të menaxhimit të aktiviteteve sportive, në bashkëpunim me misionet e asistencës ndërkombëtare policore, si PAMECA dhe nga vende partnere europiane.
Policia e Shtetit, ka qenë dhe do të jetë gjithnjë e gatshme për të përmbushur detyrimet që burojnë nga kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi, lidhur me mbarëvajtjen e aktiviteteve të futbollit, për planifikimin dhe marrjen e masave të sigurisë së këtyre aktiviteteve në të gjithë vendin. Por ndërkohë kërkon edhe prej institucioneve që kanë detyrime të drejtpërdrejta për organizimin e eventeve sportive, të përmbushin këto përgjegjësi ligjore.
Në të kundërt, do të merren masa të ashpra për të penalizuar jo vetëm shkaktarët e akteve të dhunës, por edhe përgjegjësit për mos-marrjen e masave që parandalojnë përshkallëzimet e ngjarjeve me pasoja.
DEKLARATA E DYTË E FSHF-SË
“Policia e Shtetit më në fund gjeti kohën për të shkruajtur disa faqe deklaratë, në të cilën nuk gjetëm një frazë në të cilën ndjehej keqardhje për çfarë ka ndodhur dhunshëm mbi trupin dhe kokën e gjyqtarit të ndeshjes, i cili ishte duke ushtruar detyrën e tij.
Policia e Shtetit në asnjë rresht të deklaratës nuk jep një përgjigje për shqetësimet e ngritura nga Federata Shqiptare e Futbollit. Policia e Shtetit, që sipas ligjit ka për detyrë institucionalisht të ruajë rendin dhe sigurinë publike në mjediset sportive, ende nuk ka dhënë një përgjigje për selektivitetin e ndërhyrjes në stadiumet shqiptare por vazhdon të fshihet pas korrespondencave dhe shkresave. Policia e Shtetit kërkon që në çdo stadium të Shqipërisë të ketë kamera sigurie, sikur të mos mjaftonin pamjet ku agresorët janë filmuar në çdo ndeshje nga kamerat e transmetuesve zyrtar të ndeshjeve dhe reagimi ka qënë zerro.
Nëse kjo është një betejë juridike jemi gati ta sfidojmë. Nëse është një betejë burokratike jemi gati ta injorojmë. Nëse është një betejë për të ndihmuar futbollin jemi gati të bashkëpunojmë siç kemi kërkuar gjithmonë, në mënyrë që loja më e dashur e sportdashësve shqiptar të mbetet më e mira.
Së fundmi, duket sikur Policia e Shtetit jeton në një planet tjetër kur deklaron se futboll në Shqipëri duhet të lejohet të luhet vetëm në dy stadiume, në Shkodër dhe Elbasan, pikërisht në ato stadiume që menaxhon FSHF. Për fat të keq ky është realiteti shqiptar, ku organi që ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë publike na mëson se si mund ta bllokojmë lojën më të bukur në botë. Është e trishtueshme të vëresh që organi shtetëror që duhet të kryejë detyrën dhe të na ndihmojë, bën thjesht karshillëk me realitetin shqiptar të futbollit.
Gati qesharake, që për tu fshehur pas të vërtetës, na kërcënojnë se do të denoncojnë FSHF-n si organizatore të aktivitetit. Ne duhet ta mirëkuptojmë Policinë e Shtetit, që duhet të ruajë godinën e Parlamentit dhe ligjvënësit, që nuk mund të komunikojnë me popullin pa pjesëmarrjen e policisë në Parlament. Ndërsa ata, nuk na mirëkuptojnë ne për një dëshirë të thjeshtë, që ka nisur në vitin 1900 në këtë vend: Të luajmë futboll, të kënaqim popullin dhe ta bëjmë krenar atë!”
(B.N. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Mauro Icardi po i largohet ditë pas dite klubit të Interit.Argjentinasi nuk është pjesë e skuadrës që prej datës 13 shkurt, pasi nuk ka luajtur asnjë ndeshje dh...
Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari pritet të largohet nga drejtimi i madrilenëve në fund të sezonit 2018-2019.Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez i ...
Në kampionatin amerikan te futbollit, MLS, është arritur një rekord i paimagjinueshem për sportin e futbollit. Ndeshja mes Colorado Rapids dhe Portland Tajmbërs...
Thomas Strakosha ka fituar sondazhin e futbollistit të javës nën moshën 23 vjeç, e cila u organizua nga media e famshme italiane ‘Gazzeta dello Sport’.Po...
Fenomeni i shit-blerjes së ndeshjeve është kthyer në një problem madhor në botën e futbollit ku shumë ekipe janë përfshirë në skandale në shumë liga të ndryshme...
Kroati Luka Modric ka pranuar se skuadrës madrilene i mungon prezenca e Cristiano Ronaldo-s.Ndryshe nga Benzema dhe Casemiro të cilët nuk kanë dashur të komento...
Gareth Bale u largua nga Santiago Bearnabeu para përfundimit të ‘El Clasico-s’ ku ata humbën kundrejt Barcelonës me rezultatin 0-1, të shtunën e kaluar.Startimi...
Një incident tepër shokues ka ndodhur në ligën e tretë turke fundjavën e kaluar.Gjatë ndeshjes së Amedspor kundër Sakaryasport në ligën e dytë TFF, mesfushori i...
Ndeshja e zhvilluar ditën e sotme mes Kamzës së vendit të fundit me Laçin, është shoqëruar me incidente.Tifozët e Kamzës, janë futur në fushë dhe kanë go...
Ditën e sotme futbolli shqiptar ka humbur një tjetër ikonë, bëhet fjalë për ish-trajnerin e FK Tomorri, Andrea Xheblati.Lajmi për vdekjen e legjendës beratase u...