LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’do të gëzojë i fejuari, je gruaja ime”/ Përndjek ish të dashurën, i qëndron poshtë ballkonit çdo ditë. E reja

2 Shtator 2020, 10:28 Nga DOSJA
“S’do të gëzojë i fejuari, je gruaja ime”/

“Ma ka bërë jetën ferr, dal nga shtëpia fshehtas, kur jam në rrugë kthej kokën para mbrapa. Më është bërë si hije”. Kështu e përshkroi ish të dashurin, M.T që pretendon se ka harruar të jetojë e qetë, pasi përndiqet në çdo minutë nga ish-partneri. Një burim zyrtar deklaroi për gazetën Si se pas veprimeve të para u prangos O. F, i moshës 22 vjeç, i cili pas një lidhjeje që nisi në 2016, pas ndarjes dyshohet të ketë kërcënuar e kanosur përmes mesazheve vajzën nga Pogradeci. Sipas një burimi zyrtar, i riu nuk hoqi dorë nga ish e dashura ndonëse së fundmi ajo u fejua me një tjetër dhe po përpiqej të largohej jashtë Shqipërisë. 22-vjeçari nga ana e tij justifikohet para agjentëve me pretendimin se ish e dashura e ka përdorur dhe e ka shfrytëzuar ekonomikisht dhe për të shëtitur jashtë vendit. “Përditë vjen poshtë ballkonit të shtëpisë në Tiranë dhe thërret me zë të lartë. Në fund më tha nuk do të gëzojë as i fejuari, je gruaja ime dhe do të gëzoj vetëm unë”, rrëfen e reja para policisë. Por ai nuk është trembur nga paralajmërimet apo edhe mesazhet, më tepër ajo është frikësuar nga ndjekjet me makinë dhe disa herë ndërprerja e rrugës prej tij, edhe kur ajo u largua në shtëpinë e fëmijërisë. “Isha në Pogradec, më tha zbrit se do bëj skandal. Qyteti im është i vogël dhe nuk doja ta merrnin vesh të tjerët. Zbrita. Por ai sa më pa më kërkoi të hipja në makinë dhe më kërkonte ta braktisja të fejuarin”. Sipas policisë çifti kishte bashkëjetuar për katër vjet, ka jetuar në Francë dhe në Zvicër dhe sipas qëndrimit të të resë, ajo së fundmi e la atë për shkak të dhunës psikologjike.

Dëshmia e të dashuruarit: Gënjeva mamin

Por 22-vjeçari tanimë i arrestuar dhe në pritje për të dalë para gjykatës justifikohet se ishte përkushtuar ndaj të zgjedhurës së zemrës. “Jam lidhur kur isha 18 vjeç, bashkëjetuam në një shtëpi tek Kodra e Diellit, bëja çdo gjë për të. I blija çdo gjë që ajo dëshironte. Gjatë kohës që isha në burg në Zvicër, dyshoj që më vodhi 30 mijë franga. Edhe në Zvicër bashkëjetonim, ia pagova biletën e avionit dhe çdo gjë. Madje prindërit e mi nuk dinin që vazhdoja të jetoja me të”. Por e reja nga ana e saj e kundërshton duke shtuar sipas burimeve të gazetës Si se ajo në respekt të prindërve të tij dhe për të respektuar të atin e ish të dashurit që kishte ndërruar jetë nuk e kishte denoncuar më herët.

Gjithsesi 22-vjeçari këmbëngul që edhe në rastet kur ka udhëtuar drejt Pogradecit ku ish e dashura po bënte pushimet, ai kishte shkuar me kërkesë të saj. “Sa më thërriste, vrapoja drejt saj. Po shkoja në Pogradec pasi kishte ditëlindjen një i afërm i saj dhe vetë më kërkoi. U ndeshëm dhe u shkëmbyem me makinë në Librazhd, i kërkova të ndalojë, por u soll sikur s’më njihte dhe gjithashtu tha – nuk të njoh. I arrestuari sipas burimeve të gazetës Si dëshmon se madje kishte gënjyer edhe të ëmën për largimin nga kryeqyteti dhe udhëtimin drejt Pogradecit. I riu u ndalua për këtë incident në Fushë Labinot, por për sa kohë e reja nuk dorëzoi kallëzim ai u la i lirë.

Sherri vazhdon

Por grindja mes dy ish-partnerëve ka vazhduar edhe në kryeqytet, kur i riu ka kërkuar sipas burimeve të gazetës Si që ta ndalojë ish të dashurën, një tentativë që sipas saj përshkruhet si kërcënim me armë. “Poshtë shtëpisë kam qenë, kërkoja shpjegim se përse nuk ndaloi dhe përse u soll sikur nuk më njihte, dhe përse e njoftoi policinë. U shkëmbyem më vonë në Tiranë, i kërkova që ta ulë xhamin e makinës që të flisnim por ajo më bëri me gisht policia”.

Por pavarësisht këtij justifikimi policia disponon dëshminë e ish të dashurës, tanimë të fejuar me një tjetër, që rrëfen se si u rrah në prani të shoqes me grushte në bark dhe në fytyrë. Ndërkohë agjentët pohojnë se do të administrojnë edhe deklaratat e fqinjëve në rrugën Myslym Shyri nëse kanë dëgjuar apo jo të bërtiturat dhe kërcënimet e një mashkulli që çdo ditë thërriste poshtë ballkonit. I riu përpara se të arrestohej pohon se nuk e dinte që e kishte bezdisur ish të dashurën megjithëse mesazhet e shumta në telefon tregojnë të kundërtën. “Ndihem vërtet në siklet të madh, gjithçka kam bërë e kam bërë për dashurinë ndaj saj. Kam shkuar pranë M. sa herë më ka kërkuar dhe në asnjë moment nuk më ka lënë të kuptuar që nuk më donte më”. Pavarësisht këtij qëndrimi 22-vjeçari, që duket sikur është një zënkë të rinjsh njëri prej të cilëve nuk pranon që u braktis për një tjetër, ai do të dalë para gjykatës së kryeqytetit për veprën e përndjekjes. Policia pas prerjes së fletë arrestit dyshon se ai i shkaktoi ankth vajzes dhe madje e stresoi aq shumë sa ajo ndryshoi stilin e jetesës dhe përpiqej të udhëtonte fshehtas.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet historia e dashurisë historia e dashurisë

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik