Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Plazhet shqiptare janë shumë të preferuar nga të huajt, ku shimca prej ty e që vendosin të pushojnë në vendin tonë kanë rrëfyer se Shqipëria është një ndër destinacionet më të bukura që ato kanë vizituar.
Kështu është edhe rrëfimi i një 30-vjeçareje serbe e cila këtë verë, më të pazakontën e vitit 2020 si shkak i pandemisë COVID-19, Nevena Shunjevariq nga Beogradi vendosi t’i kalojë pushimet e verës në Shqipëri.
Gjatë pushimeve verore Nevena vizitoi vendet më të bukura të Shqipërisë, teksa ka treguar si e kaloi verën në një vend që, siç thotë ajo, në Serbi kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë të bukur për të.
“Vendosa të shkoj me pushime në Shqipëri nga kurioziteti dhe në mënyrë që të zbuloja destinacione të reja, akoma jo të pëlqyeshme dhe të arritshme për ne. Në internet, kryesisht në faqet e huaja, mësova për ofertën e tyre dhe turizmin, deti shqiptar më dukej shumë i pastër nga fotot, kurrë nuk dyshoja nëse do të shkoja, edhe pas komenteve negative dhe skeptike nga mjedisi, të cilat më dhanë adrenalin dhe motivim shtesë për të shkuar në Shqipëri.“- shprehet ajo për mediat serbe.
Më tej ka zbuluar se në udhëtimin e saj të parë në vendin tonë, ka vizituar së pari Vlorë, Borshin dhe Sarandën.
“Në udhëtimin tim të parë për në Shqipëri, unë isha në tre vende të ndryshme: Vlorë, Borsh dhe Sarandë, sepse në 10 ditët që kalova atje, kam dashur të shoh dhe të përjetoj sa më shumë të jetë e mundur. Vlora është një qytet turistik shumë i zhvilluar, me një shëtitore të mrekullueshme përgjatë detit, me shumë restorante me peshk deti të freskët me çmime shumë të përballueshme. Borshi është një fshat i bukur simpatik pa turma, i cili është më i bukuri nga tre vendet që vizitova.”- tregon 30-vjeçarja serbe.
Më tej Nevena ka folur edhe për mikpritjen nga pushuesit shqiptarë teksa tregon se të gjithë e kanë pyetur për situatën në Serbi.
“Nuk ka shumë turistë nga Serbia në Shqipëri, kështu që ata janë kryesisht entuziastë dhe shumë të sjellshëm me ne, të moshuarit na kuptojnë dhe unë mund të komunikoja me ta. Ata kryesisht pyesin për situatën në Serbi dhe standardin tonë dhe nëse është hera e parë që vizitoj vendin e tyre. Nuk kam dëgjuar absolutisht asnjë koment negativ dhe as kam pasur përvoja negative.”- vijoi ajo.
Ajo është shprehur se sapo situata me pandeminë të përmirësohet do të kthehet sërish në Shqipëri.
“Çmimet janë më se të favorshme për standardin tonë, shumë herë më të favorshme sesa në Kroacinë fqinje. E vetmja gjë negative që duhet të them është prania e madhe e maceve dhe qenve endacakë në plazhe. Kjo është e vetmja gjë që mund të veçoja si e keqe, por kur mbledh të gjitha përshtypjet, është e bukur të kalosh verën atje. Do ta vizitoj përsëri Shqipërinë, kjo është e sigurt, sa më shpejt që situata të ma lejojë.”- përfundon pushuesja serbe që vizitoi jugun e Shqipërisë.
Burimi: BLIC
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Ditën e sotme në zonat e ulta do të ketë një mot të kthjellët me temperatura të larta. Ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do ...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com dhe Tv Klan kanë si lajm të parë zhbllok...
VLORË- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident tek rrethrrotullimi i Panajasë në Vlorë. Mësohet se shoferi i një furgoni mallrash ka humbur kontrollin e...
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 2 persona, pasi janë kapur me 21 kg drogë, të llojit kanabis. Sipas Policisë është arrestuar 48-vjeç...
KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës. Mijëra shqiptarë të Kosovës kanë përfunduar pushimet në bregdetin shqiptar dhe kanë marrë r...
SHQIPËRI-Spitalet dhe klinikat shëndetësore janë ambiente me nivel të lartë stresi sidomos për pacientët dhe të afërmit e tyre, të cilët në gjendje të rënd...
SHQIPËRI- Ditën e sotme, hyjnë rregulla të reja në fuqi për të gjithë ata që duan të futen në tokën helene nga pikat doganore, si Kapshtica dhe Kakavija. Q...
TIRANË-Merr fund kaosi në Kakavijë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi mëngjesin e sotëm se pas 5 ditësh është zhbllokuar pika kufitare e Kakavijës. Mësohet se ...
SHQIPËRI– Pas një rënieje të fortë në prill dhe në muaj, aplikimet për azil të shqiptarëve kanë shënuar tendencë rritëse në qershor, ndonëse me ritme shumë...
SHKODËR– Gjashtë persona, identitetet e të cilëve nuk dihen ende kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident automobilistik, dy prej të cilëve në gjendje...