Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojn&...
Bota
Sanksione kundër Bjellorusisë për incidentin me avionin e pasagjerëve, SHBA pozicionohet kundër regjimit të Presidentit Lu
29 Maj 2021, 15:59Nga DOSJA
SHBA– Shtetet e Bashkuara do të godasin me masa ndëshkimore regjimin e Presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, i cili u takua me udhëheqësin rus Vladimir Putin të premten ndërkohë që është nën kritika të forta nga Perëndimi për devijimin me forcë të një avioni pasagjerësh.
Javën e kaluar Bjellorusia e detyroi një avion pasagjerësh të kompanisë Ryanair të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Minsk, pas një skenari të sajuar se kishte bombë në bord. Qëllimi ishte arrestimi i një gazetari që njihet si kritik i zëshëm i regjimit.
Shtëpia e Bardhë i njoftoi masat ndëshkimore të premten. Zëdhënësja, Jen Psaki bëri gjithashtu thirrje për “hetime të mirëfillta lidhur me ngjarjet e 23 majit” të cilat i cilësoi si një “goditje e drejtpërdrejtë ndaj normave ndërkombëtare”. Shtëpia e Bardhë njoftoi se po bashkëpunon me Bashkimin Evropian për një listë sanksionesh të shenjestruara tek figura kyçe të regjimit bjellorus.
Ndërkaq, më 3 qershor hyjnë në zbatim sanksionet ekonomike që njoftoi Uashingtoni në prill kundër disa ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse, të vendosura si rezultat i shtypjes me dhunë të protestave pro-demokracisë nga autoritetet bjelloruse.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MAQEDONI- Kryeministri maqedonas të Maqedonisë së Veriut. pret që deri në qershor të zhbllokohet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.Kreu i Qe...
BRITANI– Gjatë një video-telefonate, ylli i Manchester United, Marcus Rashford dhe ish-Presidentin e SHBA, Barack Obama folën rreth asaj sesi të rinjtë kanë fuq...
BRITANI– Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka marrë dje dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ka qenë vetë 39-vjeçarja, e cila ka ndarë imazhin e vaksi...
EL SALVADOR- Prangoset vrasësi serial, Hugo Osorio, i njohur me nofkën “Psikopati”, i cili konsiderohet si më i tmerrshmi që ka njohur ndonjëherë ve...
Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re infeksionesh me koronavirus. Vetëm të premten u identifikuan rreth 4200 raste të reja, numri më i l...
GREQI– Dalin pamjet e para që kanë kapur kamerat e sigurisë nga nata kur 20-vjeçarja Caroline u vra nga 3 grabitës brenda shtëpisë së saj.Pas video dokum...
KOREA E VERIUT- Një burrë me emrin Lee, i cili prodhonte dhe shiste CD me filma dhe muzikë për të siguruar jetesën është ekzekutuar para familjes së tij. Por ci...
Sot në media është publikuar Raporti Zyrtar i Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili flet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirës...
Kroacia do të sigurojë 12 avionë luftarakë francezë të përdorur F3R Rafale për të modernizuar forcën ajrore të vendit, njoftoi të premten kryeministri Andrej Pl...
Shtetet e Bashkuara do të godasin me masa ndëshkimore regjimin e Presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, i cili u takua me udhëheqësin rus...