LIVE UPDATES
Politike

“Po pres mikun”, Salianji publikon përgjime të reja: Drejtori i Policisë së Fierit duhet të ishte në burg

3 Prill 2019, 13:48 Nga DOSJA
“Po pres mikun”, Salianji publikon përgjime të reja:

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë në një konferencë për mediet, ku ka publikuar disa përgjime të reja.

Në përgjimet e reja përfshihet edhe drejtori i ri i Policisë së Fierit, Andon Marko.

Ai u shpreh se shpreh se “promovimi në karrier nuk bëhet në bazë të punës në polici, e as mbi bazën e luftës që secili prej drejtuesve ka mbi rezultate konkrete, por bëhet mbi bazën e shërbimit ndaj krimit dhe banditëve të Rilindjes. Rasti tjetër dhe konkret që po denoncojmë sot është Andon Marko. Qytetarët tani më e njohin prej skandaleve të përgjimeve të pazbardhura të Prokurorisë, si pjesë e manipulimit shtetëror të dosjes së Fatmir Xhafajt. Andon Marko në përgjime është nëndrejtor i policisë së Fierit, që ishte nën urdhërat e Fredi Alizotit. Audiopërgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit di shumë. Ai di se sa para ka marrë dëshmitari të flasë kundër opozitës. Përgjimet që po publikojmë sot tregojnë afërsinë mes drejtorit të ri të sapo emëruar dhe dëshmitarit të sajuar, dëshmitarit të sajuar, ish-trafikant, Fredi Alizoti. Përgjimet që publikojmë sot janë një pjesë e vogël e bisedimeve mes drejtorit të ri dhe Fredi Alizotit”.

Më tej Salianji u shpreh: “Andon Marko, i graduari më i ri në bandën e policisë, sot duhet të ishte në burg, për dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë”.

Deklarata e plotë: 

Edi Rama ka ngritur një sistem kriminal dhe korruptiv të karrierës, ku sa më shumë të shkelësh ligjin në favor të Ramës dhe bandës së tij, aq më shumë promovohesh brenda narkoshtetit.

Kulmin e ka arritur Policia e Shtetit, nga strukturë e depolitizuar dhe në shërbim të qytetarëve është kthyer në shërbëtore të krimit dhe në dhunuese të qytetarëve.

Promovimi në karrierën e policisë nuk bëhet mbi bazën e rezultateve të punës kundër krimit, por mbi bazën e shërbimit ndaj krimit dhe banditëve.

Rasti konkret që po denoncojmë sot është Andon Marko. Qytetarët e njohin nga skandali i përgjimeve të pazbardhura të prokurorisë si pjesë e manipulimit shtetëror të dosjes së drogës së Agron Xhafës. Andon Marko është nëndrejtori i Policisë së Fierit që është nën urdhrat e Fredi Alizotit, dëshmitarit të sajuar dhe të blerë të qeverisë për manipulimin e dosjes.

Andon Marko ka marrë dje emërimin si drejtor i Policisë së Fierit si shpërblim për shërbimin ndaj bandës dhe për t’i mbyllur gojën, sepse audio përgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit, di shumë. Ai di sa para ka marrë dëshmitari i sajuar për të dëshmuar kundër opozitës. Drejtori i ri i Bandës në Fier di sa herë është takuar me Ardi Veliun dhe shefin e madh, sa herë dhe ku është takuar dëshmitari i blerë me Gramozin dhe Taulantin.

Disa nga përgjimet që po publikojmë sot tregojnë për afërsinë mes Drejtorit të ri të bandës në Fier dhe dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe se ai është në dijeni të të gjithë skemës së manipulimit dhe blerjes.

Është e qartë dhe e provuar me dokumenta që ndodhen në dosjen zyrtare se Andon Marko, i graduari më i ri i Bandës në Polici, sot duhej të ishte në burg për shpërdorim detyre, për pengim te drejtësisë dhe dëshmi të rreme, për të cilën do të keni rast të njiheni më vonë.

Sot, asgjë nga këto nuk ndodh, sepse në sistemin e ngritur nga Edi Rama, shërbimi ndaj bandës në qeveri shpërblehet me ngritje në detyrë.

Kush shkel ligjin për të faviorizuar krimin, rri afër Padrinos, kush lufton krimin përfundon në azil si oficerët e policisë Dritan Zagani, Emiljano Nuhu e shumë të tjerë që ose ikin, ose përfundojnë në rrugë të tradhëtuar nga Edi i Hakmarrjes, Edi Shullazi, Edi Dajti, Edi Frroku, Edi Prenga, Edi Roshi, Edi Ndoka dhe mund t’i vendosni këtij kryeministri emrin e çdo krimineli që njihni, sepse ai e përfaqëson atë dhe e vlereson më shumë se çdo qytetar dhe polic të ndershëm të këtij vendi.

B.B/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale ervin salianji përgjimet të reja dosja babale ervin salianji përgjimet të reja

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim