All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Sa vlerë ka jeta jonë”!/ Skënder Brataj jep mesazhin prekës për shoqërinë, i drejtohet publikisht të birit: Shënde

16 Shtator 2020, 19:08 Nga DOSJA
“Sa vlerë ka jeta jonë”!/ Skënder Brataj jep mesazhin
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ditën e sotme ka dhënë një mesazh të rëndësishëm duke qenë se vendi po përballet me situatën e Covid-19 që prej disa muajsh. Në postimin që ka bërë në rrjetet sociale ai ka treguar vlerat e jetës së njeriut dhe të familjarëve e të afërmve të tij. Në statusin e tij ai ka analizuar shoqërinë shqiptare, që sipas tij, është shumë egosite dhe drejton gishtin te tjetri për gjithçka.

Brataj thekson se virusi është një sëmundje që nuk ka nevojë për superspecialist, nuk ka nevojë për aparatura që nuk gjenden edhe në Shqipëri. Ai thotë se tashmë është koha që njerëzit të tregojnë humanizëm dhe qytetari mes njëri-tjetrit.

Po ashtu Brataj i ka dërguar dhe një mesazh publik birit të tij, duke i thënë: “Sa pak na ngelet në jetë! Sa pak herë ju kemi thënë me fjalë atë që njejmë! Sa shumë kërkojmë nga jeta kur na mjaftojnë gjërat e vogla të Nënë Terezës! Sa shumë të mira mund të bëjmë në përditshmërinë tonë”.

Mesazhi i plotë:

SA VLERË KA JETA JONË!

Sa më e emancipuar të jetë një shoqëri aq më i madh është egoizmi, aq më pak gjëra duam të na mungojnë dhe shgpesh nuk na mungon gjë materiale! Njerzit mendojnë se çdo gjë mund të blihet, shpesh herë edhe shëndeti! Kjo nuk është aspak e vërtetë, nuk varet sa lekë kemi dhe në çfarë spitali privat brenda apo jashtë shtetit mund të shkojmë. Unë i kisha të dyja mundësitë për të vepruar por vendosa të trajtohesha në shtëpi dhe po të ishte e nevojshme do të shkoja edhe në spital. Ne mjekët e kemi të qartë këtë gjë, por shpesh herë e lemë në heshtje duke e detyruar pacientin të vendosi vet ku të drejtohet. Po ashtu pacienti që e ka mundësinë ekonomike mendon se mund të detyrojë çdo mjek të ndjeki vendimet e tij!

Në një shoqëri të mbërthyer si ajo shqipëtare, egizmi mbrohet me arrogancë, me pasuri të vënë në çfardolloj mënyre, me pozicion shoqëror, administrativ ose politik. Gjithmonë fajin e kanë të tjetët, përgjegjësia është e mjekut ,spitalit ambulancës, qeverisë e të tjera si këto. Gjithmonë ne si individ jemi të pa fajshëm! Gjithmonë na karakterizon gishti tregues! Gjithmonë vetëm ne i paguajmë taksat, vetëm ne kemi të drejta. Disa shenja egizmi që duhet të na bëjnë të reflektojmë! Sa është toleranca e një qytetërimi? Duke ngritur zërin mendojmë se kemi të drejtë, duke ndërprerë bashkëbiseduesin mendojmë se kemi të drejtë. Duke mos lënë të parakalosh me makinë te tjerët ne mendojmë se jemi më të zotë. Duke shtuar shpejtësinë po na parakalove pavarësisht se ti mund të përplasesh, mirë të të gjejë se vetë e kërkove! Ne e parkojmë makinën midis dy veneve të parkimit, që mos të afrohet tjetër kush se na gërvisht makinën, duke harruar që parkimi është e mirë publike! Kërkojmë vetëm gjëra të mëdha, domethënëse se këto janë gjëra që na takojnë. Harrojmë fjalët e mrekullueshme të një gruaje fizikisht të vogël, por shpirtërisht aq të madhe si Nënë Tereza që thoshte: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Covid-19 tregoi më së miri që asnjë nga këto faktorë nuk ndikon në shpëtimin e jetës nga ky virus, pikësëpari sepse është një sëmundje që nuk ka nevojë për superspecialist, nuk ka nevojë për aparatura që nuk gjenden edhe në Shqipëri. Ka nevojë për përkushtim të përditshëm, ka nevojë për humanizëm, qytetari jo vetëm nga mjekët por nga çdo person në veçanti.

Kur ndodhemi para sëmundjes të gjitha këto privilegje dhe pretendime zhduken, jemi njerëz të tjerë, fillojmë të kuptojmë, të harrojmë gishtin tregues, nuk gjejmë më fajtorët, harrojmë privilegjet. Kërkojmë vetëm shëndetin tonë dhe sidomos të familjarëve , vetëm kaq! Ne e dimë sa të shtrenjta janë ato për ne, por asnjëherë nuk pyesim sa të shtrenjtë jemi ne për familjarët, për familjen, por mbi të gjitha për fëmijët tanë sa të të shtrenjtë jemi, sa të pa zëvendësueshëm jemi? Sa pak na ngelet në jetë! Sa pak herë ju kemi thënë me fjalë atë që njejmë! Sa shumë kërkojmë nga jeta kur na mjaftojnë gjërat e vogla të Nënë Terezës! Sa shumë të mira mund të bëjmë në përditshmërinë tonë!

Ted(bir), ti e di sa i shtrenjtë je për mua.

Unë në këto muaj, në ato telefonata me dhjetra në ditë së bashku dhe në këtë intervistë reflektova dhe mësova sa i shtrenjtë jam për TY.

Po të sjell këtë mesazh kaq të bukur, lexoje dhe rilexoje shpesh herë në jetë, sepse çdo gjë mund ta blejmë, por shëndetin dhe kohën nuk mund ti blejmë asnjëher!

“Kur isha i ri, dëshiroja ta ndryshoja botën, e kuptova se ishte e vështirë të ndryshohej bota, kështu që u përpoqa të ndryshoja kombin tim. Kur gjeta se nuk mund ta ndryshoja kombin, fillova të përqendrohesha në qytet, nuk mund ta ndryshoja qytetin dhe si një njeri i moshuar, unë u përpoqa të ndryshoja familjen time Tani, si një plak, e kuptoj se e vetmja gjë që mund të ndryshoj është VETË, dhe papritmas e kuptoj që, unë mund të kisha bërë një ndikim në familjen time, familja ime dhe unë mund të kishim ndikim në qytetin tonë, ndikimi i tyre mund të kishte ndryshuar kombin dhe unë me të vërtetë mund të kisha ndryshuar botën “.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kroonavirusinne shqiperi skender brataj kroonavirusinne shqiperi skender brataj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Shtator 2020, 18:43

Lana/Dje, sot dhe nesër

TIRANË- Lana për disa është një lumë, për të tjerë është thjesht një përrua, pasi ka kohë që e ka humbur funksionin e vet si lumë, kohë e cila përkon me sh...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj