LIVE UPDATES
Bota

Rusia, nivele rekord të ulta vaksinimi pavarësisht stimujve

3 Maj 2021, 14:55 Nga DOSJA
Rusia, nivele rekord të ulta vaksinimi pavarësisht stimujve

RUSI– Rusia po përballet me nivele tejet të ulta të vaksinimit, nxitur nga ngurrimi i popullatës për t’u vaksinuar si dhe mungesave në prodhim. Deri në 27 prill, vetëm 12.1 milionë vetë rezultojnë të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës në një popullatë prej 146 milionë banorësh. Kjo e radhit Rusinë shumë pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Autoritetet ruse po kërkojnë të shpejtojnë ritmet e vaksinimit duke u ofruar stimuj financiarë personave mbi 60 vjeç.

Ndërsa psoniste në qendrën tregtare “Park House” në veri të Moskës, Vladimir Makarov vuri re se aty ofroheshin vaksina kundër koronavirusit.

Rastësisht e mora vesh. Erdha për të blerë ushqime dhe pashë për herë të parë që këtu është hapur një pikë vaksinimi. Vendosa të shoh cilat janë rregullat e kushtet dhe sa zgjat. Doli që mund ta bësh vaksinën brenda 10 minutash“, tha ai.

Por zoti Makarov, si shumë moskovitë, vendosi sërish ta shtyjë marrjen e vaksinës Sputnik V. Vitin e kaluar Rusia trumbetoi me krenari se ishte e para në botë që kishte autorizuar një vaksinë kundër koronavirusit, por tashmë e gjen veten pas në procesin e imunizimit të popullsisë së saj. Kjo ka ngritur dyshime nëse autoritetet do të arrijnë qëllimin e tyre ambicioz për të vaksinuar më shumë se 30 milionë persona deri në mes të muajit qershor dhe rreth 69 milionë deri në gusht, në një popullatë prej 146 milionë banorësh.

Ngurrimi vjen ndërsa për çdo banor nga 18 vjeç e lart dozat janë të disponueshme në kryeqytet në më shumë se 200 klinika shtetërore e private, qendra tregtare, ushqimore, spitale, madje edhe tek një teatër.

Që nga mesi i muajit prill, mbi 1 milion vetë nga 12.7 milionë banorë të Moskës, ose rreth 8%, kanë marrë të paktën një dozë, edhe pse fushata e vaksinimit ka nisur prej muajit dhjetor. Përqindja është e ngjashme për të gjithë Rusinë. Deri në 27 prill, vetëm 12.1 milionë vetë kanë marrë të paktën një dozë dhe vetëm 7.7 milionë, ose 5%, janë vaksinuar plotësisht. Kjo e radhit Rusinë shumë pas Shteteve të Bashkuara, ku 43% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë si dhe Bashkimit Evropian me rreth 27%.

Analisti i të dhënave Alexander Dragan, i cili gjurmon ecurinë e procesit të vaksinimit në të gjithë Rusinë, tha se javën e kaluar vendi po vaksinonte rreth 200 mijë njerëz në ditë. Por në mënyrë që të arrihet objektivi i mesit të muajit qershor, nevojitet gati dyfishi i kësaj shifre.

Kjo do të thotë se duke nisur nga java tjetër, duhen vaksinuar 370,000 njerëz në ditë. Në të njëjtën kohë, normat aktuale të vaksinimit po bien pothuajse me dy herë“, thotë ai.

Për të rritur kërkesën për vaksinime, zyrtarët e Moskës kanë filluar të ofrojnë kupona dixhitalë me një vlerë prej 13 dollarësh për personat mbi 60 vjeç, një shumë jo e vogël për ata që marrin një pension mujor prej rreth 260 dollarësh. Megjithatë as kjo nuk ka sjellë shumë entuziazëm.

Disa moskovitë të moshuar i thanë agjencisë “Associated Press” se ishte e vështirë të regjistrohesh në internet për kuponat, apo që të gjenin dyqane ushqimore që t’i pranonin ato. Edhe rajonet e tjera të Rusisë po ofrojnë stimuj. Autoritetet në Chukotka, u premtuan të moshuarve 2,000 rubla për t’u vaksinuar, ndërsa rajoni fqinj Magadan 1,000 rubla. Një teatër në Shën Petersburg ofroi bileta me çmim të ulët për ata që paraqesin një çertifikatë vaksinimi. Por shkalla e ulët e vaksinimit në Rusisë varet nga disa faktorë, përfshirë furnizimin.

Prodhuesit rusë të ilaçeve kanë qenë të ngadaltë për të rritur prodhimin masiv dhe gjatë muajit mars pati mungesa në shumë rajone.

Deri më tani, janë prodhuar vetëm 28 milionë grupe me dy doza, nga tre lloje vaksinash që janë në dispozicion në Rusi, shumica e të cilave janë Sputnik V. Por vetëm 17.4 milionë prej tyre janë hedhur në qarkullim pasi kanë kaluar kontrollin e cilësisë.

Lista e pritjes për t’u vaksinuar mbetet e gjatë në rajone të ndryshme.

Në rajonin e Sverdlovsk-ut, i pesti më i populluar në Rusi, 178,000 persona ndodheshin në listë pritjeje deri në mes të muajit prill tha për “Associated Press” zëvendës Ministrja Rajonale e Shëndetësisë Yekaterina Yutyaeva.

Deri më sot, janë vaksinuar 270,000 persona. Në listën tonë të pritjes ka rreth 178,000 njerëz. Këto rezultate janë për shkak të një fushate informuese aktive“.

Më 28 prill zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia kishte mjaftueshëm vaksina në dispozicion, duke shtuar se kërkesa ishte faktori përcaktues në shkallën e vaksinimit të vendit.

Një faktor tjetër që krijoi ngurrim tek rusët për të marrë Sputnik V lidhej me faktin se ajo u shpërnda, ndërsa testimet në shkallë të gjerë për sigurinë dhe efikasitetin e saj ishin ende në vazhdim.

Por në një studim të botuar në muajin shkurt në revistën mjekësore britanike “The Lancet”, thuhej se vaksina ishte e sigurt dhe shumë efektive kundër COVID-19-s, bazuar në prova klinike të zhvilluara në Rusi që përfshinin rreth 20,000 persona.

Sipas një sondazhi të muajit shkurt të një prej organizatave kryesore të pavarura që kryejnë anketime, Levada Center, vetëm 30% e të anketuarve ishin të gatshëm të merrnin Sputnik V, një nga tre vaksinat e prodhuara në vend. Sondazhi kishte një marzh gabimi prej 3.4 për qindësh.

Zoti Dragan, thotë se një shpjegim i mundshëm i ngurrimit të rusëve për t’u vaksinuar lidhet me pohimet e autoriteteve se ata e kanë zbutur pandeminë edhe pse një gjë e tillë ka qenë e parakohshme.

Me heqjen e shumicës së kufizimeve dhe ndërsa zyrtarët qeveritarë kanë lavdëruar përgjigjen e Kremlinit ndaj pandemisë, pakkush ka qenë i motivuar të vaksinohet thotë ai, duke përmendur se shumë rusë ngrejnë pyetjen se: “Nëse shpërthimi ka mbaruar, pse duhet të vaksinohem?!”.

Vasily Vlassov, një ekspert i shëndetit publik në Shkollën e Lartë Ekonomike në Moskë, i bëri jehonë qendrimit të zotit Dragan duke vënë theksin tek sinjalet e paqëndrueshme të zyrtarëve e medias.

Në qasjen ngrurruese të rusëve ndaj vaksinës kanë ndikuar thotë ai dhe komentet se vaksinat e huaja janë të rrezikshme, ndërsa ato të prodhuara nga Rusi jo. Televizioni shtetëror raportonte rreth efekteve anësore të lidhura me vaksinat perëndimore ndërsa festonin suksesin ndërkombëtar të Sputnik V. Vëzhguesit vërejnë gjithashtu se një fushatë e plotë mediatike në mbështetje të vaksinimeve filloi vetëm në fund të muajit mars.

Pamjet filmike në rrjetin kombëtar Channel 1 shfaqnin njerëz të famshëm e figura publike tek flisnin për përvojën e tyre, por ata nuk u shfaqën asnjëherë duke u vaksinuar. Presidenti Vladimir Putin tha se e mori dozën në të njëjtën periudhë, por kjo nuk u shfaq me pamje filmike.

Zoti Vlassov vë gjithashtu në dukje se pandemia në Rusi është shumë larg fundit dhe madje ka shenja se infeksionet po rriten.

Sot në Rusi po sëmuren po aq shumë vetë sa edhe në kulmin e pandemisë në maj të 2020 dhe po vdesin dy herë më shumë njerëz çdo ditë sesa majin e kaluar“, thotë ai.

Sipas statistikave qeveritare numri i infeksioneve ditore luhatet mes 8,000 deri 9,000 në ditë në të gjithë vendin, si dhe rreth 300-400 vdekje të regjistruara çdo ditë.

Por muajin e kaluar rastet e reja janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në Moskë, duke tejkaluar 3,000 javën e kaluar për herë të parë që nga janari.

Niveli i infeksioneve po rritet në shtatë rajone, tha zëvendës Kryeministrja Tatyana Golikova në 23 prill, pa i identifikuar ato.

Ajo fajësoi “nivelet e pamjaftueshme të vaksinimit” në disa zona.

Ndërkohë bollëku me vaksina në Moskë ka tërhequr ata të huaj të cilët nuk kanë mundësi ta marrin atë në vendin e tyre. Një grup gjermanësh morën dozën e tyre të parë muajin e kaluar në hotelin ku qëndronin.

Është pandemi dhe nuk dua të sëmurem. Është e rëndësishme për mua të qëndroj i shëndetshëm“, thotë 46 vjeçari Uwe Keim, një programues kompjuterash nga Shtutgarti.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vaksinimi ne rusi vaksinimi ne rusi

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër