LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrjeti zien për dosjet e tij si agjent i huaj! Ç’mendim kishte Ismail Kadare për Martin Camajn: Ishte shkrimtari më i vetm

13 Korrik 2020, 11:11 Nga DOSJA
Rrjeti zien për dosjet e tij si agjent i huaj! Ç’mendim kishte

TIRANË– Në një kohë kur dokumentet e publikuara nga Auron Tare kanë trazuar “ujrat” në rrjet, Dosja.al risjell një shkrim të Ismail Kadaresë për Martin Camajn. Në një shënim të shkurtër, Kadare e cilëson Camajn si një shkrimtar të vetmuar, të larguar nga Shqipëria, i cili rikthehej vetëm me anë të personazheve të tij.

Martin Camaj ka qenë, pa dyshim, shkrimtari më i vetmuar shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Duke i strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi, që iu siguronte pavarësinë, ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë lamtumirën. I larguar tepër i ri nga atdheu, i cili çdo ditë e më tepër bëhej i huaj për të, për shkak të komunizmit, ka kujtuar se atë ç’ka humbur e ka gjetur disi në Kosovë, por ky nuk mund të ishte veçse një iluzion. Ka ndërruar truall përsëri, madje e ka lënë Gadishullin dramatik të Ballkanit, për një tjetër gadishull, më pak të tillë, atë të Apenineve, gjersa edhe prej andej është larguar përsëri,”-shkruan Kadare.

NGA ISMAIL KADARE

Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha. Siç është thënë dikur, De Rada i paharrueshëm, në një përshkrim të natës së pashkëve, ka rrëfyer për “engjëjt që e bëjnë veç gostinë e tyre”. Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos.

1.Ndjesia e parë që provon lexuesi kur hyn në botën letrare të Martin Camajt është ajo e lartësisë. Pa përjashtuar përftimin eufemik të shprehjes, atë që ka lidhje me gjithë shkrimtarët e mëdhenj të një letërsie, te Camaj shprehja merr një kuptim të mirëfilltë. Në shumicën e veprave të tij, në mjediset e përshkruara, në klimën e tyre, te personazhet, ajri, madje dehjet e shëndetshme apo të turbullta që vijnë prej tij, janë ato të alpeve. Sipas Ernest Koliqit, adhurues e njëherësh mentor i shkrimtarit, ky luks gjeografik lidhet me zanafillën e shkrimtarit. Lartësitë e bjeshkëve, më saktë Dukagjini, ku ai kishte lindur, kishin gjetur, më në fund, te biri i tyre, mjetin e vet shprehës.

Është një mendim i fisëm, nga ata që sa ç’kuptohen me lehtësi, aq edhe kanë nevojë për plotësim. Është e vërtetë se visoret dhe klima në veprën e Camajt të kujtojnë shpesh ato të vendeve veriore, madje tepër të skajshme, si Islanda, por ato afrohen çuditërisht me klimën e teatrit grek, nëpërmjet të njëjtit fill të padukshëm që, siç e ka vënë re francezi Jean Pierre Faye, kultura parake shqiptare përkitej me antikitetin.

Rrugëtimet e brendshme të ndjeshmërisë artistike mbeten shpesh të pazbuluara prej nesh. Por kjo nuk pengon që në një tjetër hartë ato të kryqëzohen, ashtu siç ndodh me sagat islandeze, doket e vjetra ballkanase dhe artin antik.

Ka gjasë që më shumë se te këto, te vetmia e shkrimtarit të gjendet shkaku i thellë i këtij mënjanimi. Martin Camaj ka qenë, pa dyshim, shkrimtari më i vetmuar shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Duke i strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi, që iu siguronte pavarësinë, ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë lamtumirën.

I larguar tepër i ri nga atdheu, i cili çdo ditë e më tepër bëhej i huaj për të, për shkak të komunizmit, ka kujtuar se atë ç’ka humbur e ka gjetur disi në Kosovë, por ky nuk mund të ishte veçse një iluzion. Ka ndërruar truall përsëri, madje e ka lënë Gadishullin dramatik të Ballkanit, për një tjetër gadishull, më pak të tillë, atë të Apenineve, gjersa edhe prej andej është larguar përsëri. Po të kishte qenë muzikant ose piktor, më lehtë ndoshta do ta kishte shkëputjen, por arti i tij lidhej me gjuhën shqipe, atë vargor të rëndë, të cilën as mundte e ndoshta as donte ta ndërronte dot. Te viset e arbëreshëve, ku, ashtu si Koliqi, shkonte shpesh, gjente vërtet një spikamë të botës shqiptare, por kishte gjasë që, ndonëse e pabezdisshme prej doktrinës, ajo spikamë e zbehtë, më shumë se zëvendësuese, ishte thjesht një trishtim.

E ka kuptuar se përderisa poeti Zef Skiroi, ndonëse i lindur në këto vise, i kishte quajtur megjithatë “te dheu i huaj”, aq më tepër do të ishin të tilla për të. Një tjetër Zef, ai i Serembes, një shekull e ca më parë, e kishte shpjeguar të fshehtën:

Arbëria që prapa detit na kujton se ne të huaj jemi te ky dhé.

Ishte gjithmonë ajo, Shqipëria, që në epoka të ndryshme rrezatonte të njëjtin trazim. I vendosur më në fund në Lenggries të Bavarisë, në këmbë të alpeve gjermanike, që i kujtonin bjeshkët e Dukagjinit, e ka ndier se ato, në fund të fundit, nuk ishin veçse pamje. E ka ndier përfundimisht se ashtu si Filokteti antik, me plagosjen e tij të pashërueshme, ai gjithashtu nuk do ta kapërcente dot mungesën e atdheut. Dhe atëherë, duke e parë se nuk i largohej dot më, ka bërë atë, për të cilën me siguri ka kujtuar se s’do të ndodhte kurrë: të dëgjonte lajme që vinin andej, pikërisht prej katrahurës, së cilës i ishte larguar me aq ngulm. Të dëgjonte ç’ndodhte me atë popull, me zhurmat e tij, me kambanat që po heshtnin, me burrat që kishin ulur kryet, me gratë e hijshme, së fundi me gjuhën shqipe dhe me shkrimtarët dhe fatin e tyre ziplot.

2. Një qerthull, nga ata që duket se krijohen prej harmonive të epërme, po mbyllej, më në fund, për të sqaruar raportet e ndërlikuara të shkrimtarit me lirinë dhe me vendin e vet. Liria dhe Shqipëria ishin të ndara. Së bashku ngjanin ende të pamundura. Martin Camaj, ashtu siç iu qëllon rrallëherë shkrimtarëve, u rrek të kapërcejë pikërisht të pamundurën. Ishte ky epilog që, në trajtë testamentare, u shpreh në fjalët e tij, drejtuar gjithë shqiptarëve, e natyrisht kolegëve të tij, pak kohë përpara se t’i linte lamtumirën kësaj bote: “Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë”. Letërsia shqipe është krahasuar disa herë me një ngrehinë të rreptë e të ftohtë, gjysmë kështjellë, gjysmë manastir. Fillimet e saj si letërsi murgjish, e kanë nxitur ndoshta një përftim të tillë. E paktë, e tkurrur tragjikisht, për shkaqe dhe rrethana që dihen, me një ndalim të gjatë shumëshekullor, me një periudhë dygjuhëshe, latine dhe shqipe, me alfabet të padashur, madje të demonizuar në ceremoni zyrtare fqinjësh, ka mbërritur në shekullin e njëzetë, ku, në kundërshtim me shpresën, e ka pritur një zezonë e re: censura dhe vetëcensura, fajtore për të cilat nuk ishte askush tjetër veç vetë Shqipërisë.

Ndonëse e tillë, e ngushtë, përherë e pamjaftueshme, spartiate e pa madhështi të jashtme, si gjithë vlerat shpirtërore të krijuara përmes vështirësish, e rrezatonte megjithatë një hije të rëndë. Ndërkaq, për një paradoks të madh, në vend që të ishte mikpritëse ndaj shkrimtarëve që do të plotësonin mungesat e saj, bënte të kundërtën. Portat e saj rrinin më shumë mbyllur se hapur. Prej tyre ishin nxjerrë përdhunshëm personazhe të mëdha, ikja e të cilave bënte që të ngjanin edhe më të zbrazëta hajatet dhe qelat e saj. Përpara këtyre portave u gjend një ditë Martin Camaj. Nuk ishte i nxjerrë jashtë mureve, si Fishta, Konica, Koliqi, por kjo nuk e bënte më pak të ndërlikuar problemin e tij. Kishte qenë thjesht nënshtetas i atij vendi që quhej Shqipëri, por asnjëherë brenda kullës letrare. Ka gjasë që për një kohë të gjatë, në nënvetëdijen e tij shestohej e paarritshmja: të bënte pjesë një ditë në atë fis apo në atë urdhër trillan. Brenda kullës, përveç hijeve të mëdha, ishin shkrimtarë të gjallë, të ngjashëm me ta, por të padashur, si Lasgush Poradeci ose Mitrush Kuteli. Siç ishin të pakuptueshëm për epokën brenda së cilës u gjendën, ashtu do të ishin më pas, kur epoka të ndërrohej. Studiuesit do ta kishin më të lehtë të pohonin se, meqenëse në një epokë të tillë mizore nuk mund të krijohej letërsi, ata e kishin braktisur krijimin letrar. Ndërkaq, pikërisht në kohën e vështirë ishin krijuar disa nga perlat më të çmuara të të gjitha epokave, si vjershat “Gremina” dhe “Flaka” të Poradecit ose “E madhe është gjëma e mëkatit” e Kutelit e ndoshta të tjera vlera, që do të zbuloheshin më pas. Pyetje të shumta do të lindnin: ç’do të bëhej me këto perla? Do të mohoheshin, ngaqë bezdisnin klishetë dhe mendjet e ngushta, apo mashtrueshëm do të kalonin në tjetër kohë?
Edhe më të vështira do të ishin pyetjet për aradhen e shkrimtarëve që kishin lindur ose ishin rritur në epokën që quhej e gabuar. Për shkak të saj, e pas rrëzimit të saj, ata do të quheshin gjithashtu të gabuar e do të binin bashkë me epokën, apo fati i tyre do të vendosej pas ligjesh të tjera, e nga një tjetër verdikt?

Martin Camaj nuk i lejoi vetes asnjëherë që, duke përfituar prej lirisë që i jepte mërgimi të shkruante kundër sivëllezërve të tij në Shqipëri. Ishte e vërtetë se në kohën që ai kujtohej e bëhej merak për ta, ata nuk u kujtuan kurrë për të, por kjo nuk e shtyu asnjëherë t’u mbante mëri për shpërfilljen apo harresën e tyre të gjatë. Ishte i ndjeshëm për gjendjen e tyre, për optimizmin e rremë e për ankthin e fshehur me kujdes midis festës po aq të rreme.

Në vetmi, rrallëherë i kuptuar nga njerëzit, Camaj vazhdonte veprën e tij, duke u përpjekur të ruante dritësimin e saj alpin, qoftë në poezitë, qoftë në prozën e tij. Ishte pakti i tij i pandryshueshëm me artin, me lartësitë e bjeshkëve nga kishte dalë, e ku një ditë shpresonte se do të kthehej.
S’due me qenë si moti i lig, kumtonte në një nga vjershat, duke shpallur kështu kthjelltësinë e fisme mbi pasionet politike, e sidomos mbi mllefet, pa të cilat ishte vështirë të përftohej bota shqiptare.

“Poezia shihet si formulë për ngadhënjimin e tragjikes”, shkruante për veprën e tij poetike studiuesja gjermane E. Glaser. Ai vetë do të sqaronte se “prej letërsisë kam pasë gjithçka, edhe vullnetin për të jetue”. Që nga përmbledhja e parë “Një fyell ndër male” e vitit 1953, në Prishtinë, e gjer te “Palimpsesti”, i botuar më 1991 në Munih e Nju-Jork, pak kohë përpara vdekjes, shtrihen dyzet vite krijimtarie të pandërprerë poetike. Poezisë së tij, ndonëse e një drejtimi që gabimisht dukej i huaj në letrat shqipe, modernizmit europian, kryesisht hermetizmit, përkundër paragjykimeve shkollareske, i shkon natyrshëm kostumi shqiptar. Arti i madh është njëherësh i kohës e i gjithëkohës. “Këngët e Milosaos” e De Radës, e cila disa vite më pas do të mbushë dy shekuj jetë, na tingëllon po aq e freskët e moderne sot, sa në vitet kur u shkrua.

Në art asgjë e epërme nuk është e përjashtuar, e aq më pak përjashtuese. Kështu janë poezitë e Camajt, romani i shkurtër “Djella”, me shoqërimin poetik, që si një pasqyrë iu hap udhë rreshtave të prozës, veprat e tjera, si “Dranja” dhe “Karpa”, ku në të parën u rrek të sendërgjojë fatalitetin a mallkimin, me fjalë të tjera, të rrokë të parrokshmen e të shprehë të pashprehshmen, tundim jo i rrallë i shkrimtarëve. Ndërkohë në të dytën përpiqet të shkojë edhe më larg, i ndjellë prej një magjistareje lojcake, gjuhës shqipe, prej përdorimit të së cilës, siç thotë vetë: “e kam ndie veten shpesh virtuoz, d.m.th, jam në gjendje të thom shqip gjithçka due!”.

E po kështu vijnë veprat e tjera, si romani “Rrathët”, dy dramat e përkora, për të mbërritur te novelat e gjata, “Pishtarët e natës” dhe “Rrungajat në mars”, ato “fletë të lume” në letrat shqipe, po të përdornim shprehjen e Koliqit, e që ndoshta përbëjnë majën më të lartë të artit të tij.

3. Në tetorin e vitit 1981, një nga stinët më të zymta të tiranisë shqiptare, rrethanat e sollën të takoj Martin Camajn. Isha i ftuar në Panairin ndërkombëtar të librit në Frankfurt, kur, në mbarim të një konference shtypi, gjatë së cilës iu isha përgjigjur pyetjeve jo të lehta të gazetarëve, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli shqip: quhem Martin Camaj, a mund t’ju flas? E kisha dëgjuar emrin e tij, madje diçka kisha lexuar prej tij në revistën “Shêjzat” të Koliqit, që botohej në Romë e gjendej me vështirësi në Tiranë. I thashë, natyrisht, që mund të flisnim dhe ai shtoi se kishte ardhur enkas nga Munihu për të më dëgjuar.

Një mik i tij shqiptar që e shoqëronte, ka përshkruar vite më pas në shtypin e diasporës ato pak minuta të takimit, kryesisht mëdyshjen dhe shqetësimin e tij se mos, duke më folur, më dëmtonte.

Ishim aty, në atë sallë të zhurmshme, shkrimtarë të të njëjtit vend e të së njëjtës gjuhë, por të largët si dy qenie, më saktë, dy fantazma të planetëve të ndryshëm. Ishim dy Filoktetë, gjithmonë me të njëjtën plagosje të njohur të pashërueshme, njëri që e kishte atdheun, por jo lirinë, tjetri, me liri, por pa atdhe.

Folëm diçka, në vështrim të parë të rëndomtë, por që, me siguri, nuk kishte të bënte me atë çka do të duhej të flisnim. Rreth dhjetë vite më pas, Ëerner Daum, intelektual dhe diplomat i shkëlqyer gjerman, mik i përbashkët i imi dhe i tij, personazh i dorës së parë në ngjarjet dramatike të Tiranës 1990, më ka takuar në Paris, për të më sjellë, ndër të tjera, përshëndetje nga Martin Camaj. Me ndërmjetësinë e diplomatit u vendos midis nesh një shkëmbim i përkorë mesazhesh, madje u caktua dhe një takim në Munih, ku do të udhëtoja dy muaj më pas, në mars të vitit 1992, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh.

Ky takim nuk ndodhi kurrë, për shkak të ikjes së tij të parakohshme, pikërisht në muajin mars të atij viti. S’më mbetej veçse, me ndihmën e shoqërueses sime, gazetares së “Frankfurter Rundschtau”, Verena Nolte, që e njihte dhe e çmonte, të kërkoja varrezën ku pushonte, për të vënë një tufë lulesh sipër tij.

Nëpërmjet Ëerner Daum-it, kisha arritur t’i tejçoj disa mendime për veprën e tij. Por ato ishin tepër të pakta në krahasim me atë çka do të duhej të thuhej. Një pjesë e tyre janë shprehur në hyrje të botimit të veprave të tij të plota, tetëmbëdhjetë vite më pas, e gjithmonë janë pak. Të tjerat e kanë kohën e tyre përpara, atëherë kur vepra e shkrimtarit do të ketë qasjen e saj të plotë të lexuesit, atje ku nis një jetë tjetër e artit të letrave, ajo që përtëritet prore, në pafundësi.

Epokat dhe popujt zakonisht nuk bëjnë gabime në vlerësimin e artit të madh. Edhe kur gabimet ndodhin, nuk janë veçse të përkohshme. Gjithmonë vjen ora kur të vonuarit mbërrijnë dhe të munguarit shfaqen. Kështu kanë për të zënë vendet e tyre Anton Pashku i Kosovës dhe Zef Zorba i heshtur, dhe të tjerë ndoshta, të cilët, prej rastit ose rrethanave, janë penguar diku.

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.

Siç është thënë dikur, De Rada i paharrueshëm, në një përshkrim të natës së pashkëve, ka rrëfyer për “engjëjt që e bëjnë veç gostinë e tyre”. Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos.

Disa javë më parë portali “Peizazhe të fjalës”, publikoi studimin e fundit të Auron Tares për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Studiuesi referuar disa dokumentave të shërbimeve sekrete shqiptare dhe të huaja, pretendon se dy shkrimtarët, kanë pasur rol të dyfishtë dhe kanë bashkëpunuar me agjenturat e huaja. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Studiuesi Ardian Ndreca e ka quajtur dashakeq dhe të sajuar studimin. Ndërkohë shkrimtari Primo Shllaku ka kërkuar që Akademia e Shkencave të dalë me një qëndrim dhe debati të mos bëhet në Facebook. Së fundmi ka reaguar edhe mbesa e Martina Camajt, Vera Camaj, e cila ka hedhur poshtë të gjithë argumentat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ismail kadare martin camaj studimi i auron tares ismail kadare martin camaj studimi i auron tares

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 13 Korrik 2020, 08:30

Memorie.al publikon dokumentin e plotë të mbrojtjes që i bëri Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në 11 shkurtin e vitit 1946, avokati i tij, Dr. Spiro ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet