LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e çmimeve, TNE: Çon besimin e konsumatorëve në nivelin më negativ që prej pandemisë

8 Prill 2022, 05:00 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, TNE: Çon besimin e konsumatorëve në

Treguesi i besimit në ekonomi shënoi rënie për të tretin muaj radhazi në mars. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra më tej me dy pikë përqindje. Ashtu siç pritej, ndikimin kryesor në përkeqësimin e besimit e dha rritja e çmimeve dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të tyre në të ardhmen.

Rënia u përcaktua nga përkeqësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në sektorin e tregtisë, por rënia u kufizua pjesërisht nga përmirësimi i besimit të bizneseve në sektorët e industrisë, shërbimeve dhe ndërtimit. Të gjithë sektorët e biznesit raportuan pritje për rritje të çmimeve të tyre të shitjes në të ardhmen e afërt.

Treguesi i besimit konsumator shënoi një rënie prej 6.7 pikë përqindjeje në muajin mars. Kjo rënie ka bërë treguesi të arrijë nivelin e dytë më të ulët historik pas minimumit që shënoi në fillimet e pandemisë. Ajo u ndikua sidomos nga pritjet për situatën ekonomike dhe situatën financiare. Rënie shënoi edhe treguesi për blerjet aktuale, ndërsa balanca e pritjeve për blerjet gjatë muajve të ardhshëm mbeti pothuajse e pandryshuar. Situata inflacioniste ka bërë që pritjet e konsumatorëve për çmimet e konsumit në të ardhmen të shënojnë rritje.

Treguesi i besimit në tregti ra me 1.5 pikë përqindje në muajin mars. Kjo rënie ka përforcuar atë të nisur në muajin shkurt. Në terma të komponentëve, rënia është përcaktuar nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit, ndërsa balanca e pritjeve për nivelin e punësimit ka mbetur pothuajse e pandryshuar. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar me rritje nga bizneset e tregtisë.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 0.7 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar. Kjo rritje vjen pas trendit rënës që treguesi kishte shënuar në dy muajt e parë të vitit 2022. Ajo u ndikua si nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit ashtu edhe nga ai i kërkesës, por ky i fundit shënoi një rritje më të lartë. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e çmimeve që do

të vendosin në të ardhmen janë në rritje edhe këtë muaj.

Treguesi i besimit të industrisë shënoi rritje prej 2.2 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar. Kjo rritje i atribuohet ecurisë pozitive të kontratave porositëse në total. Nga ana tjetër, balancat për prodhimin dhe kontratat porositëse nga eksportet pësuan rënie të lehta. Pritjet e bizneseve të industrisë për çmimet e produkteve që do të prodhojnë kanë shënuar rritje.

Treguesi i besimit në ndërtim pësoi një rritje të lehtë prej 0.5 pikë përqindjeje në muajin mars, duke vijuar të qëndrojë mbi mesataren e vet historike. Komponentët e këtij treguesi dhanë kontribute në kahe të kundërta. Nga njëra anë, balanca e aktivitetit ndërtues u përmirësua, ndërsa nga ana tjetër, balanca e porosive aktuale pësoi rënie. Pritjet për çmimet që bizneset e ndërtimit do të vendosin në të ardhmen u rritën në muajin mars./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi rritja e çmimeve tne rritja e çmimeve tne


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet