Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Për problemin e qendrës shëndetësore pa ujë e drita, “Stop” shkoi në Kukës dhe takoi drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Hasan Halilaj. Ai tha, se është kompetencë e Drejtorit të Qendrës Shëndetësore administrimi i qendrës në bashkëpunim me Fondin e Kujdesit Shëndetesor.
Hasan Halilaj: Qendra Shëndetësore është person juridik më vehte, kanë financa më vehte, kanë staf më vehte dhe çdo qendër shëndetësore është ashtu siç është njësia vendore në aspektin e administrimit të fondeve. Të gjitha fondet e qendrave shëndetësore, janë fonde që merren nga fondi i sigurimeve dhe atje japin llogari për mënyrën se si i administrojnë këto fonde. Ndërsa njësia e Kujdesit Vendor Shëndetësor merret në aspektin e administrimit të punës të çdo infermieri në shërbim të komunitetit. Ndërsa tek Fondi justifikohen, se këtë detyrë e ka Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorin e Qendrës Shëndetësore.
SDKSh Kukës: Për pjesën e energjisë elektrike, për pjesën e mirëmbajtjes, është DSHP poshtë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës.
Gazetarja: Sa erdha nga DSHP poshtë dhe njësia tha, që e bën vetë drejtori i Qendrës Shëndetsore.
SDKSh Kukës: Drejtori gjithmonë me Njësinë Vendore, jo me ne. Ne financojmë shërbimet shëndetësore. Ne jemi Drejtoria Rajonale e Kujdesit Shëndetsor.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Mamzës është Z. Florjan Sokoli ku duhet thënë se është me leje. Në lidhje me këtë situatë, i kaluan disa përgjegjësi nga institucionet e tjera. Në këtë mënyrë, emisioni “Stop” i ka bërë një telefonatë.
Gazetarja: Ju jeni drejtor i Qendrës Shëndetësore Kolsh dhe njëkohësisht i Mamzës?
Drejtori: Po, po!
Gazetarja: Drejtor, unë isha për problemin e mungesës së energjisë elektrike.
Drejtori: Ky problem ka disa kohë edhe nga fillimi i krijimit të qendrave shëndetësore, zona ime nuk është se ka patur kontrata dhe unë nuk kam qenë i informuar. Kam bërë kërkesën edhe te OSHEE dhe Drejtoria Rajonale për shtesë fondi edhe jemi në procedura me OSHEE, për të lidh kontratat, pasi janë 8 pika, që duhen plotësuar.
Gazetarja: Qendra shëndetësore rezulton debitore, apo çfarë probemi ka që nuk lidhet kontrata?
Drejtori: Jo nuk është debitore, po nuk kanë qenë lidhur kontratat që nga fillimi dhe kjo nuk ka qenë përgjegjësi e imja, sepse unë kam 1 vit e ca, që kam fillu. Qëkur kam filluar, nuk kam qenë në dijeni, që nuk ka kontrata energjie elektrike.
Gazetarja: Ka ndonjë tarifë nga ana e qendrës shëndetësore që duhet paguar dhe ju keni vështirësi apo?
Drejtori: Po ka tarifa që duhen paguar për lidhjen e kontratave dhe vjet, kur unë jam vënë në dijeni për këtë gjë, nuk kemi pasur fond për lidhjen e kontratave, pasi nuk ka qenë planifikuar, dhe planifikimi nuk është bërë nga unë. Tani, këtë vit janë planifiku të gjitha dhe jemi lidhur me OSHEE dhe jemi në procedura, që do lidhen. Besoj shumë shpejt.
“Stop” takoi nënkryetarin e bashkisë së Kukësit, Granit Gjana i cili tha se nuk kanë pasur informacion në lidhje me këtë problematikë.
Gazetarja: Pusi i ndërtuar me një investim totalisht privat nga dy banorë të fshatit, por që janë investitorë jashtë Shqipërisë, ishte menduar që të bënte furnizimin me ujë dhe për shkollën 9-vjeçare që ishte në krah të qendrës shëndetësore. Fatkeqësisht, duke qenë se energjia elektrike nuk është lidhur ende për qendrën shëndetësore, shkolla vazhdon të jetë e penalizuar sepse nuk ka ujë dhe tualetet i ka jashtë funksionit. Arsyeja pse vijmë tek bashkia e Kukësit është pikërisht se është kompetencë e bashkisë mirëmbajtja e insitucioneve arsimore. A jeni në dijeni ju për këtë?
Nënkryetari i Bashkisë Kukës: Faktikisht, bashkia e Kukësit ka në administrim të gjithë shkollat përsa i përket infrastrukturës dhe mirëmbajtjes së tyre. Ne për këtë shkollë, nuk kemi pasur një kërkesë zyrtare që të na njoftojnë sepse është detyrë e shkollës dhe të gjithë strukturës arsimore që të na njoftojnë. Ne nuk jemi njohur me këtë problematikë dhe në këtë moment, ne do të marrim informacionet e plota dhe masat tona për të siguruar ujin e rrjedhshëm atje në atë shkollë.
Marrë nga tvklan.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka ndarë disa studime që lidhen me shfrytëzimin dhe menaxhimin e Kaskadës së Drinit. Ajo ka ndarë dy faqe nga...
Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se ka mbyllur tashmë procedurën për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit e cila ka rezultuar pa asnjë aplikim ...
Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është vendi me normat më të larta reale të interesit në kredidhënie në zonën e Ballkanit Perëndimor.Sipas Bankës Botë...
Nga 11.4 për qind që ishte shkalla totale e papunësisë në fund të tremujorit të fundit të vitit 2021, shkalla e të papunëve në afat të gjatë ishte 7.3%.Të papun...
Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka parashtruar këtë javë propozimet e veta për skemën e garancisë sovrane në mbështetje të bizneseve importuese të mallrav...
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga shërbimet e punës me porosi për subjektet e huaja vitin e kaluar arritën vlerën rekord të 501 milionë eurove.Të dhënat e B...
Emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë po tkurr me shpejtësi popullsisë e re në moshë dhe për rrjedhoje po pakëson numrin e nxënësve në shkolla.Sipas të d...
TIRANË– Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se bordi i ushqimeve ka caktuar disa kategori ushqimesh dhe sot do të dalin me ...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në konferencën për shtyp deklaroi se rritja e çmimeve për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike ...
Vala e rritjes së çmimeve do të sjellë pasoja afatgjata për ekonominë shqiptare.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të martën se ekonomia...