LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritet numri i të shtruarve të infektuar, hapet Covid 3 në Shqipëri, aktivizohet skenari i spitaleve rajonale

4 Shtator 2021, 13:40 Nga DOSJA
Rritet numri i të shtruarve të infektuar, hapet Covid 3 në

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka hapur spitalin Covid 3, për të përballuar të infektuarit me Covid-19 që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe shtrim në spitale. Mësphet se fillimisht është hapur pavioni me 40 shtretër. Në total, në spitali Covid3 janë 150 shtretër, por që do të vihen në dispozicion pavion pa pavioni, bazuar në numrin e pacientëve të shtruar.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion dhe spitalin Covid 4 në rast nevoje, si dhe do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale.

Në 24 orët e fundit u raportua se në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë, një 65-vjeçar nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një 84 vjeç nga Durrësi, duke e çuar në 2 mijë e 508 numrin e jetëve të humbura. Nga 5901 testime të kryera janë konfirmuar 895 raste të reja me COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit. Në total në të gjithë vendin janë 11 mijë e 288 të sëmurë active.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapet spitali covid 3 koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi hapet spitali covid 3 koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama