LIVE UPDATES
Politike

Rrëzimi i tre dekreteve të Metës, PD kërkon nisjen e hetimeve nga SPAK: Pas nismave korruptive qëndrojnë Rama dhe Ahmetaj

17 Qershor 2020, 13:54 Nga DOSJA
Rrëzimi i tre dekreteve të Metës, PD kërkon nisjen e

TIRANË-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas rrëzimit të kthimit të tre dekreteve për rishqyrtim, nga Komisioni i Ekonomisë. Sipas Palokës, rrëzimi i dekreteve është pjesë e planit të kryeministrit Edi Rama, për të vjedhur shqiptarët për interesin e oligarkëve. Ish-deputeti ka shtuar më tej, se miratimi i ligjeve speciale është një nga format që ka përdorur Rama, për të shpërndarë pasurinë e vendit tek njerëzit e afërm. Paloka gjithashtu i ka bërë thirrje SPAK, që të hetojë nismat korruptive, pas të cilave sipas tij qëndrojnë Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Reagimi i plotë

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

Prej 7 vitesh, qeveria e Edi Ramës është faktuar si një qeveri që i ka shërbyer interesit privat të disa oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës. Qëllimi është vetëm një: pasurimi i pandalshëm i një grushti njerëzish, që financojnë në mënyrë të paligjshme Edi Ramën dhe ndajnë me të pasuritë e vendit, tokat në bregdet, taksat e shqiptarëve, lejet e ndërtimit, koncesionet dhe licencat ekskluzive miliona euroshe. Miratimi i ligjeve speciale është një nga format që Edi Rama ka përdorur për të shpërndarë pasurinë e vendit vetëm tek pak njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me të. Të tillë janë edhe tre ligjet e fundit që Presidenti i Republikës ktheu me të drejtë për rishqyrtim, ndryshimi për ligjin e tvsh-së, që favorizon jahtet luksoze, koncesioni i paligjshëm i Porto Romanos dhe ligji antikushtetues i shërbimit të pagesave. Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën “R Ligji I dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat dhe ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të tre këto ligje që dëmtojnë interesin publik, që pasurojnë padrejtësisht një grusht klientësh të Edi Ramës, u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Republikës. Por në vend që akti i Presidentit të vlerësohej si një e mirë publike, Parlamenti ilegjitim u soll si noter i grabitjeve me firmën e Edi Ramës. Ushtarët e Edi Ramës, në shkelje të çdo procedure minimale parlamentare, rrëzuan dekretet e Presidentit, duke i hapur rrugë plaçkitjes së mëtejshme të vendit me akte të mirëfillta korruptive. Me arrogancën e një pushtetit që nuk jep llogari tek zgjedhësit dhe me nxitimin e një regjimi në ikje, që vepron sipas parimit “kap ça t’kapësh”, Parlamenti i hoqi të drejtën Presidentit të dëgjohej në komisionet ku u shqyrtuan dekretet e kthyera prej tij. mDuke ftuar në dëgjesë vetëm qeverinë dhe duke shmangur Presidentin, në mënyrë të përsëritur, Kuvendi vetëm sa thellë paligjshmërinë, por nuk mundet të mbulojë grabitjen e shqiptarëve përmes ligjeve speciale të Edi Ramës. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për detyrë të hetojë këto nisma korruptive ligjore që në fillesat e tyre. Pas tyre qëndrojnë peshqit me të mëdhenj të korrupsionit në vend, duke nisur me Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj. Duke çuar përpara përgjegjësisë penale ata që janë përfshirë në këto afera të pista që varfërojnë më shumë shqiptarët dhe që e përqendrojnë ekonominë në duart e disa grabitësve, SPAK do të kontribuojë në një nga arritjet më të mëdha, që politika, kryeministri dhe parlamenti të mos guxojnë kurrë më të bëjnë ligje vetëm për 1 apo 2 individë të lidhur me pushtetin.

Presidenti Ilir Meta reagoi sot në lidhje me rrëzimin e tre dekreteve për rishqyrtim, për shtesën në kontratën e koncesionit BOT për portin në Porto Romano, për Shërbimet e Pagesave dhe për heqjen e TVSh për importin e jahteve. Sipas Metës,nëpërmjet këtyre veprimeve po kryhet korrupsion legjislativ, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekretet e metës edi paloka dekretet e metës edi paloka

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më