LIVE UPDATES
Politike

‘Rrëzimi i mitit të tij, sinjal ALARMI’/ Patozi i del në ‘mbrojtje’ Berishës: Është në ditën e vet më të keqe,

20 Maj 2021, 12:02 Nga DOSJA
‘Rrëzimi i mitit të tij, sinjal ALARMI’/ Patozi i del

TIRANË– Astrit Patozi i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga SHBA, lajm ky i bërë i ditur një ditë më parë. Me anë të një deklarate ai shkruan se me Berishën ka 8 vite që është ndarë politikisht. Ndër të tjera, Patozi shkruan se Berisha është në ditën e tij më të keqe e se nuk do ishte etike që ti shtohej mërzia duke i përmendur atë që ka ndodhur.

Sipas Patozit, Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, si dhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi.

DEKLARATA:

NJË LEXIM I FTOHTË PËR DËNIMIN E SALI BERISHËS Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një divorc përfundimtar.Ndaj sot mund të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar ose lexuar vendimin kundër tij të Departamentit të Shtetit. Sepse ai sot është në ditën e vet më të keqe dhe nuk do të ishte etike që t’ia shtojë mërzinë, qoftë edhe duke ia përmendur atë që i ka ndodhur.

Por unë mendoj se askujt prej nesh nuk i lejohet që të kthejë kokën nga ana tjetër, pavarësisht ndjesive të shkaktuara prej dënimit kapital të Sali Berishës, që mbërriti jo aq papritur sot nga Uashingtoni.

Në radhë të parë kjo i takon Lulzim Bashës, por edhe çdo politikani tjetër të rëndësishëm në Partinë Demokratike, të cilët e kanë detyrim të shumëfishtë për t’u shprehur. Cilidoqoftë qëndrimi i tyre, i cili nuk ka pse të paragjykohet, sepse duhet mirëkuptuar shkalla e vështirësisë.

Mbase mund të kemi sërish një vendim unanim për ta kundërshtuar atë, njësoj si ai që u muar për djegien e mandateve, por mund të ketë edhe befasi. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë nga ato që mund të kalojnë pa qëndrim të fortë politik. Natyrisht, dikush mund të zgjedhë të përgjigjet edhe si Tom Doshi, të cilit sa herë i përmendnin problemet që kishte me SHBA, tregonte fotot që ka bërë në Vatikan me Papën, por të gjithë e dimë se si u mbyll pastaj historia.

Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se shpallja non grata e Sali Berishës është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri.

Ndaj më duket, në rastin më mirë, naive dhe e nxitur kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.

Sepse Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot.

Ndaj edhe ky akt duhet konsideruar më shumë si një piketë e re e vendosur në rrugëtimin gjysëmdemokratik të shtetit shqiptar në këto tre dekada. Ndoshta një standart, ku të gjithë ata, që kanë pasur rol të rëndësishëm në vendimmarrje, duhet të ballafaqohen sot e tutje, nuk ka rëndësi në janë në pushtet apo në opozitë.

Cfare ndodhi dje?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike astrit patozi sali berisha shpallet non-grata astrit patozi sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit