LIVE UPDATES
Politike

Rrëzimi i Kurtit ‘përplas’ gazetarët në Prishtinë e Tiranë, Bushati: Revoltë nga VV në Kosovë. Buzhala: Kemi zgjedh

31 Mars 2020, 09:47 Nga DOSJA
Rrëzimi i Kurtit ‘përplas’ gazetarët në

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit mbrëmjen e 25 marsit, vetëm 51 ditë pas mandatimit ka hapur një valë debati në Prishtinë e Tiranë. Palët janë ndarë në ata që mbrojnë Vetëvendosjen dhe qëndrimin e saj kundër një marrëveshjeje me Serbinë, (që solli edhe ashpërsimin e marrëdhënieve me SHBA-të), dhe në ata që mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo vendimmarrje). Dhe kjo ka prekur edhe gazetarët e analistët. Andi Bushati, botues i “Lapsi.al”, shkroi dy ditë më parë, se zgjidhja për Kosovën është që militantët e Vetëvendosjes të marrin situatën në kontroll. Në një letër të hapur, Bushati arsyetonte se ky revolucion “me çdo kosto dhe me çdo çmim”, është një shpresë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

Letra duket se nuk i ka pëlqyer gazetarit Berat Buzhala. Botuesi i “Ekspress”, shkruan në rrjetet sociale, pa iu referuar me emër, por duke e lënë qartë të kuptohet se “gazetarët e Shqipërisë”, (duke shigjetuar Bushatin), duhet të rrëzojnë njëherë Ramën përmes revolucionit e më pas të kërkojnë revoltë në Kosovë, që siç thotë ai, ka zgjedhje dhe media shumë herë më të lira se Shqipëria.

Reagimi i Berat Buzhalës:

Me kerku gazetaret e Shqiperise revolucion ne Kosove ne emer te demokracise, eshte sikur me kerku revolucion demokratik ne Egjipt gazetaret e Arabise Saudite. Kosova ka zgjedhje te lira e media te lira ku e ku me te avancuara se Shqiperia. Kur ta rrezoni Ramen lajmerohuni.

Letra e plotë e Andi Bushatit:

Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë përmes një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të gjithë ju që nuk u pajtuat më këtë akt të neveritshëm, jeni vënë në bankën e të akuzuarit, nga një luzmë intelektualësh kafenesh. Ata po ju kritikojnë për gjithçka. Disa ju krahasojnë me besimtarë të verbër të një profeti të rremë, disa me militantët bolivarianë të Hugo Chavezit, disa me falangat fashiste që mbjellin terror.

Dhe cili është faji që ju vënë mbi shpinë? Ai se nuk qëndroni dot të heshtur para një padrejtësie ulëritëse. Ai se nuk përkulni shtyllën kurrizore ndaj një kaste, që ose i ka duart me gjak, ose xhepat me euro, ose të dyja këto së bashku.

Ai se shprehni hidhërimin dhe dufin tuaj, se si kjo pakicë, me një grusht të ndyrë shteti parlamentar, përmbysi vullnetin për ndryshim të votuesve të 6 tetorit. Ai se nuk pranoni dot, që kjo bandë të uzurpatorësh, të dojë sërish të shmangë zgjedhjet, duke e lënë Kosovën peng të një qeverie të pavotuar dhe duke rifutur në institucione të njëjtat fosile që zvarriten aty prej dy dekadash. Natyrisht edhe unë, ashtu si kushdo, e kam parë lumin e zhgënjimit tuaj në rrjetet sociale. I kam lexuar etetiketimet e forta që i keni vënë gjithësejcilit, i kam ndjekur denoncimet për ata që i ndryshojnë qëndrimet sipas flladit të parë që fryn në horizont. Pikërisht për këto po ju akuzojnë, duke u shqetësuar se, në origjinë të dhunës është fjala, se në gjenezë të fashizmit është gjuha e urrejtjes, se në fund të fundit, diktaturat kanë në bazë atmosferën e një linçimi publik. Por, ata harrojnë se, në këtë rast, gjuha e ashpër është vetëm kundërreagim ndaj dhunës së një kaste, se revolta është kundërshtim ndaj instalimit të regjimit të një pakice, se po, historia njeh vërtet edhe raste kur diktatura mund të vijë nga fjala, por se rëndom ajo buron nga vullneti i një grushti maskarenjsh, për të mos lëshuar me asnjë mjet privilegjet e tyre. Pra, gjithëkush që është përfshirë në këtë ballo me maska, ju përshkruan ju si rrezikun më të madh, pasi do të fshehi krimin e vërtetë, ju etiketon si fajtorët kryesorë, pasi s’ka forcë morale, pavarësi intelektuale dhe ndershmëri financiare, për të vënë gishtin mbi djajtë realë.

Po për çfarë ju kërkojnë të heshni, të mos buçisni, të mos revoltoheni? Duan që të rrini squk, kur vota popullore hidhet në koshin e plehrave. Kur, e vetmja qeveri e porsa zgjedhur në glob, rrëzohet në kohë pandemie. Kur, një parti, nxjer tjetër figurë për të mashtruar ekektoratin dhe pastaj rikthen të njëjtit pleq të pavotuar për të marrë vendimet. Kur, që prej gushtit 2008 është gati plani për të coptuar Kosovën. Kur, SHBA nuk e ka përgënjeshtruar kurrë doktrinën e saj për të përkrahur çdo marëveshje për të cilën dakordësohen palët. Kur, Gjermania dhe shumë shtete të rajonit, kanë vënë alarmin për hapjen e kutisë së Pandorës.

Kur dëgjoni ambasadorin Grenell, që ka harruar të gjitha kushtet ndaj Vuçiçit, të mbysë me ultimatume Prishtinën. Kur shikoni se si shndërrohet në gogol edhe pinjolli më i parëndësishëm i dinastisë Trump, për të ngjallur frikë dhe terror. Po, për këto ju kërkojnë të mbyllni gojën dhe nëse nuk e bëni, jeni ose komunistë, ose fashistë, ose islamistë. Nëse nuk duroni me nofullat shtrënguar, i kanë gati etiketimet për ti’u akuzuar qoftë si amerikanofobë, qoftë si homofobë. Natyrisht, unë e di se kjo fortunë në gotë, e stisur në sallonet meskine të Prishtinës, nuk ju bën aspak përshtypje.

Ju që keni parë shokët të bien në tokë nga plumbat, ju qe ende s’keni mbyllur plagën e gjetjes së vrasësve të tyre, ju që jeni mbytur nëpër burgje dhe që keni parë njerëzit tuaj më të dashur të prangosen duke protestuar kundër krimeve të pushtetit, as që doni ti’a dini për këto masturbime pseudo -intelektuale.

Ato as ju ndalin, as ju frikësojnë. Prandaj, kjo letër për ju, nuk është një mbështetje, në kohë të vështrirë, sepse për të nuk keni nevojë. Ajo është më tepër një thirrje për të hapur sytë ndaj atyre që nuk kuptojnë. Për të shkundur nga përgjumja idiotët e dobishëm, që e shohin të keqen tek gjuha dhe zemërimi juaj. Për të ndërgjegjësuar ata që nuk e dallojnë dot kontradiktën e vërtetë, atë të rikapjes së shtetit prej një grushti uzurpatorësh dhe rezistencës suaj të çfarëdollojshme për të ngritur barikada ndaj kësaj. Në këtë kuptim, revolta juaj, me çdo kosto dhe me çdo çmim, është një nga vlerat e rralla të asaj shoqërie të re që po tentoni të ndërtoni. Në çdo formë të saj, ajo është një aspiratë dhe një shpresë. Ajo përbën një rast unik, jo vetëm për Kosovën, por pothuajse për të gjithë këtë rajon, që po tregon se e ka më të lehtë të nënshtrohet, sesa të mendojë.

Ajo është një rreze drite edhe për shqiptarët e pjesës tjetër të kombit, të dorëzuar ndaj rotacioneve që s’prodhojnë transformin edhe për serbët që përshtaten me lehtësi nga diktatura e Millosheviçit tek regjimi i Vuçiçit edhe për malazezët që durojnë prej tre dekadash sundimin e një familjeje të vetme. Ndryshe nga ç’ndodh përreth, ju keni shancin real dhe privilegjin historik për të qenë faktor i ndryshimit. Prandaj, revoltë dhe rebelim të mbarë, sepse dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla, se sa e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.     

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti andi bushati berat buzhala rrezimi i qeverise ne kosove albin kurti andi bushati berat buzhala rrezimi i qeverise ne kosove

Sondazh

Poll
Politike 30 Mars 2020, 18:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka telefonuar një të moshuar nga Kruja, e cila kishte kërkuar që të ndihmohej lidhur me ilaçet e saj pasi num mund të ...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më