LIVE UPDATES
Bota

Rreth 30 mijë qytetarë nga Kosova kaluan fundjavën në Shqipëri, Kryeziu: Fluksin nuk e shkaktuan masat e reja

11 Prill 2021, 13:24 Nga DOSJA
Rreth 30 mijë qytetarë nga Kosova kaluan fundjavën në

KOSOVË– Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e kosovarëve për ta kaluar fundjavën në Shqipëri. Sipas tij këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa në prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë.

Prandaj, ai thotë se masat janë vendosur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, megjithatë ato mund të arrijnë efektin vetëm nëse të gjithë së bashku tregojmë ndjeshmëri për ruajtjen e shëndetit.

“Sipas të dhënave zyrtare në dy ditët e fundit, të premten dhe të shtunën  janë regjistruar rreth 29 mijë persona që kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë. Sa për krahasim, në vitin 2019, atëherë kur nuk kishte fare pandemi, në një fundjavë të krahasueshme, sikurse ajo e 27 dhe 28 prillit, që për shkak të Pashkëve ortodokse ishte fundjavë e zgjatur dhe me mot të ngrohtë sikurse kësaj fundjave, rreth 30 mijë persona ishin regjistruar të kenë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë”, – shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Për një kohë të gjatë Kosova ka qenë vendi i vetëm me masa tejet të liruara dhe në disproporcion me përkeqësimin e situatës epidemiologjike. Në situata të rënduara, masat kufizuese janë dëshmuar të jenë të pa zëvendësueshme.

Bizneset e prekura nga këto masa nuk janë të mbyllura plotësisht, sepse synimi është qē ekonomia të arrijë të mirëmbahet teksa shëndeti publik të përmirësohet. Ndonëse me aktivitet më të ulët ekonomik, ato vazhdojnë të punojnë përmes shërbimeve “Merr me Vete” dhe “Dërgesë me Porosi”. Por meqë këto forma mund të jenë të pamjaftueshme, për biznese është paralajmëruar ndihmë financiare përmes mbështetjes në paga të punëtorëve dhe të shpenzimeve të qirasë.

Ndërkohë, kufijtë tokësorë me shtetet fqinje janë të hapur. Qytetarët kanë të drejtë të udhëtojnë sipas nevojave të tyre, duke marrë parasysh respektimin e masave në vendin mikpritës, dhe të atyre në Kosovë me rastin e kthimit. Fluksi i madh në pikat kufitare, me theks në drejtim të Shqipërisë, i regjistruar këtë fundjavë edhe mund të jetë ndikuar nga masat e fillimit të javës së kaluar, por nuk është shkaktuar i gjithi nga to.

Sipas të dhënave zyrtare në dy ditët e fundit, të premten dhe të shtunën  janë regjistruar rreth 29 mijë persona që kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë. Sa për krahasim, në vitin 2019, atëherë kur nuk kishte fare pandemi, në një fundjavë të krahasueshme, sikurse ajo e 27 dhe 28 prillit, që për shkak të Pashkëve ortodokse ishte fundjavë e zgjatur dhe me mot të ngrohtë sikurse kësaj fundjave, rreth 30 mijë persona ishin regjistruar të kenë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë. Pra, dallimi është shumë i vogël dhe nuk paraqet trend tjetër. Kjo dëshmon që fluksi i kësaj fundjave, sado që mund të jetë ndikuar, nuk është shkaktuar nga masat kundër COVID-19, të vendosura nga 7 prilli, e as nuk shpjegohet plotësisht përmes tyre.

Masat janë vendosur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, megjithatë ato mund të arrijnë efektin vetëm nëse të gjithë së bashku tregojmë ndjeshmëri për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të tjetrit. Krahas vaksinimit, nuk duhet të ndalen asnjëherë përpjekjet e përbashkëta për zbatimin e masave mbrojtëse, si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet e bizneset, në mënyrë që ta fitojmë sa më shpejtë betejën në luftën globale kundër pandemisë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove përparim kryeziu koronavirusi ne kosove përparim kryeziu

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez