LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i grave dhe vajzave shqiptare të shfrytëzuara nga trafikantët e drogës: Jam këtu për kokainë, kam një gocë të

4 Shkurt 2019, 20:58 Nga DOSJA
Rrëfimi i grave dhe vajzave shqiptare të shfrytëzuara nga

Fenomeni i kultivimit, prodhimit dhe trafkimit të drogës në Shqipëri ka prekur dhe gratë e vajzat. Ato zënë afro 3% të toalit të proçedimeve të policisë në 5 vitet e fundit. Gazetarja Mimoza Picari bisedoi në insitucionin e ekzekutimit të vendimeve penale në Tiranë, me disa prej 9 të dënuarave për këto vepra penale, nga 60 që vuajnë gjithsej dënimin, dhe sjell dëshmi të përfshirjes së tyre në trafik dhe kultivim.

Shumica janë vajza të moshës 20-30 vjeç. Kushtet e rënda ekonomike, në mjaft raste i kanë nxitur ato drejt fitimit të shpejtë të paligjshëm, por disa prej tyre janë përdorur nga trafikantët edhe si mburojë.

Zyrtarët thonë se po marrin masa për të parandaluar këtë fenomen, duke ju dhënë mundësi grave dhe vajzave në zona rurale, të orientohen drejt projekteve sociale dhe programeve bujqësore.

Përfshirja e grave dhe vajzave në fenomenin e kultivimit prodhimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri ka marrë përmasa shqetësuese. Statistikat e policisë tregojnë se në 5 vitet e fundit janë proçeduar afro 240 gra dhe vajza ose rreth 3% e totalit.

Sot në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale 325, vuajnë dënimin 9 gra dhe vajza për veprat penale të kultivimit prodhimit dhe trafikimit të drogës nga 60 që janë gjithsej. 27 vjeçarja Rudina Hoxha është nga Përrenjasi.

“Jam këtu për drogë. Kam një gocë të vogël, u mundova t’i bëj një jetë më të mirë, s’na eci. Kisha kokainë, do kaloja doganën për në Greqi”.

“Kushtet ekonomike shumë të këqija me detyruan të bëja këtë vepër penale. Jetoja me nënën, ka ndërruar jetë tani. Unë 7 rrënjë mbolla, doja të vizitoja nënën time. Vetëm për nënën e bëra”, thotë një 47 vjeçare që kërkoi të mbetej anonim.

“ Para disa vitesh pata mamin sëmurë. Kërkoja punë nuk gjeja. Isha 15 vjeç. Spitali kërkonte 3 mijë dollarë. Një ditë fillova të merresha me shpërndarje kokaine dhe heroine. Prap do ta bëja për nënën time edhe po të kthehej koha pas, sepse kemi qenë shumë të varfër”, thotë 30 vjeçarjaSonila Dinoshi.

Avokati Genc Gjokutaj jep një vlerësim të përgjithshëm për këtë gategori grash dhe vajzash të përfshira në trafik dhe kultivim të drogës.

“Në një masë dërrmuese këto gra janë të papuna, pa mjete jetese, pa banesë dhe mbi të gjitha pa shpresë”.

Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, drejtuese e task forcës kundër kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të drogës, thotë se shifrat e proçedimit të grave dhe vajzave për këto vepra penale janë në rënie.

“Këto gra dhe vajza, të përfshira në këtë aktivitet kriminal, janë kategori e dobët, por ka dhe vajza studente, Është një problem shoqëror përfshirja e grave dhe vajzave në këtë veprimtari”.

Mes të denuarve është edhe 23 vjeçarja Redona Demolli.

“Unë vazhdoja shkollën e lartë për gjuhë të huaj anglisht, frëngjisht në universitetin e Korçës. Jam zgjuar një mëngjes me gjëra të tjera në mendje dhe gjëja që nuk më kishte shkuar në mendje, ishte që unë do përfundoja në këtë pikë ku jam sot, e denuar nga gjykata 6 vite për trafikim të lëndëve narkotike”.

 

“Unë isha nisur në një udhëtim në Kroaci. Makina ku unë isha kishte lëndë narkotike, kanabis. S’kisha dijeni”, thotë një 27 vjeçare që kërkoi të mbetej anonim.

“Sigurisht janë kapur shumë, por dhe nga trafikantët është përdorur seksi femër, sepse dhe organet e ndjekjes dhe të zbatimit të ligjit kanë dyshuar tek meshkujt, tek femrat nuk është dyshuar. Femra fatkeqësisht është dhe protagoniste dhe viktimë. Është shtrënguar të hyjë në trafik. Shpesh bëhet marrëveshje, merre ti përsipër se dënohesh më pak, unë dal dhe të ndihmoj dhe ty të dalësh”, sqaron avokati Gjokutaj.

“Unë në fillim e mohova. Nuk tregova që isha me atë, thashë që është e imja, sepse mendova se mund t’ja hidhja më lehtë. Kur e pyetën atë ai tha s’di gjë. Unë, tha ai, nuk kam fare dijeni se çfarë kishte kjo në çantë. Deri në atë moment unë isha duke e mbajtur për vete fajin, duke thënë që është e imja, më pas e ktheva. Është e imja?!!! i thashë atij me nervozizëm- dhe ti nuk dije asgjë!!!. Jo ti e dije i thashë unë dhe ti e kishe. Dhe aty pastaj u implikuam që të dy”, thotë 23 vjeçarja Redona Demolli.

Nga një analizë e statistikave vihet re se në 5 vitet e fundit, numri i grave dhe vajzave është më i lartë në veprën penale të prodhimit të bimeve narkotike, afro 140 të proçeduara. Për avokatin Genc Gjokutaj kjo ka një shpjegim.

“Kanabisi pushtoi vendin. U kthye si kulturë bujqësore. Me kanabisin janë përdorur gjerësisht gratë. Në vjelje, ujitje prashitje, sepse është një bimë që do shërbim dhe kanë jetuar me atë.Madje andej nga Fieri, ai që kishte parcelën u dërgonte katering dhe ushqimin aty në parcelë”.

Gratë dhe vajzat janë parë si kategori vulnerabël, lehtësisht e shfrytëzueshme më pak e atakueshme, e parrezikuar ndoshta dhe kjo ka sjellë më shumë gra në prodhimin e drogës”, thotë Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda.

Mungesa e shtetit sjell inkriminimin e shtetasit thotë avokat Gjokutaj. Një konstatimi, që zyrtarët i përgjigjen me marrjen e masave për parandalimin e përfshirjes së grave dhe vajzave në kultivim prodhim dhe trafikim, duke ju dhënë mundësi atyre të mos përfundojnë në rrjete kriminale.

“Jemi munduar me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirqenies sociale të krijojmë mundësi për gratë dhe vajzat që janë një kategori e dobet, që do të thotë që janë të papuna, kryefamiljare. Kemi vënë theksin dhe tek pjesa sociale e ketij fenomeni. Po mundohemi të shkëpusim këtë idenë se tashmë mund të mbillet kanabis”, thotë Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda.

Duket se kjo ide i ka rrënjët e forta, pasi shembujt se mbjella e kanabisit dhe shitja, ishin njësoj si e një kulture bujqësore, janë servirur nga gra dhe para trupit gjykues pa asnjë ndroje, spjegon avokati Genc Gjokutaj.

“Kishte ndodhur një konflikt për shkak të një borxhi dhe thirret dëshmitare gruaja e shtëpisë dhe i thonë na shpjego si ndodhi. Kjo i thotë se ai erdhi për të kërkuar borxhin që ne ja kishim shtyrë disa herë, nuk ja kishim dhënë, dhe ne i thamë pritna dhe kësaj rradhe sa të shesim drogën. Dhe kjo këtë e thoshte në Gjykatë”.

Të gjitha vajzat dhe gratë e dënuara për kultivim prodhim dhe trafikim droge shohin përtej këtyre mureve. Të pendurara, të gjitha ëndërrojnë ditën e parë të lirisë, por ka dhe nga ato që nuk dinë se çfarë do bëjnë me lirinë.

“As vetë nuk e di se çfarë do bëj, si do ta ndërtoj jetën nga e para ”, thotë një edënuar që kërkoi të mbetej anonim.

Dorina, një tjetër e dënuar shprehet:“E ardhmja ime… E ardhmja ime do jetë, të krijoj një familje. Nuk do jetë e lehtë në fakt pas gjithë këtyre viteve burg”.

“Nuk dua të jetoj në Shqipëri, ska prespektivë”, thotë një edënuar që kërkoi të mbetej anonim.

“Më ka vlejtur për një mësim shumë të mirë. Që nuk duhet të bëj më nga këto gjëra. Do marr vajzën dhe do iki në Greqi tek vëllezërit, nuk ka mënyrë tjetër”, thotë27 vjeçarja Rudina Hoxha nga Përrenjasi.

“E mendoj shumë shpesh atë ditën e parë dhe ajo gjëja që mendoj më shumë është se nuk dua të hipi në asnjë makinë, vetëm dua që të ec, të ec vetë të vrapoj vetë aty jashtë. Dua që të shkoj tek shtëpia ime. Të jem unë mami dhe babi. Dua të rri me ata të dy se e di qëjam kthyer në dhimbje për dy prindërit”, thotë23 vjeçarja Redona Demolli./voa.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet femra shqiptare shfrytezim i femrave shqiptare shitje narkotikesh trafikim lendesh narkotike femra shqiptare shfrytezim i femrave shqiptare shitje narkotikesh trafikim lendesh narkotike

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari