"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Roli i SHBA-ve në Afganistan, si premtoi Trump që t’i jepte fund luftës 20-vjeçare dhe u tërhoq pas vrasjes së ushtarit
15 Gusht 2021, 14:22Nga DOSJA
TIRANË– Marrja pa luftë dhe vënia nën kontroll e qytetit të fundit nga militantët talebanë dhe evakuimi i afganistanëve ka sjellë reagime të shumta nga ndërkombëtarët dhe jo vetëm. Udhëheqësi i grupit të talebanëve ka deklaruar se nuk kanë ndërmend të luftojnë dhe se kush dëshiron që të largohet nga qyteti i Kabulit do t’u jepet mundësia për kalim të sigurt.
Dhe pikërisht kjo ngjarje na kthen dy vite pas, në vitin 2020 dhe në vitin 2019, kohë kur ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump premtoi të nënshkruante një marrëveshje me talebanët për t’i dhënë fund konfliktit 20-vjeçar.
Në shkurt 2020, administrata Trump dërgoi Sekretarin Amerikan të Shtetit në atë kohë, Mike Pompeo, i cili negocioi për një marrëveshje me talebanët në Doha të Katarit që kishte për qëllim të inkurajonte bisedimet e paqes midis kryengritësve dhe qeverisë afgane, në mënyrë që të lehtësohej tërheqja e forcave amerikane dhe të NATO -s.
Si u arrit pakti?
SHBA-ja ra dakort që të tërheqë trupat nga Afganistani brenda 14-muajsh, në vitin 2020, gjithmonë nëse militantët talëbanë do t’i përmbaheshin marrëveshjes. Ky pakt u arrit pas nëntë raundeve të bisedimeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve në Katar. Sekretari Pompeo tha në atë kohë se afganët duhet të jetojnë në paqe dhe prosperitet dhe të respektojnë të drejtat e grave, teksa SHBA-ja duhet të sigurohet se nuk do të ketë kërcënim terrorist nga ky vend. Sipas marrëveshjes, talebanët kanë rënë dakort që të ndalin sulmet dhe të mos lejojnë grupin terrorist, Al-Kaeda që të operojë në zonat që ata kontrollojnë.
Deri në atë kohë, talebanët kishin refuzuar që të zhvillonin bisedime direkte me Qeverinë afgane, duke e quajtur atë “kukull” të Perëndimit. Duke folur në Kabul, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se SHBA-ja nuk do të hezitojë ta anulojë marrëveshjen, nëse talebanët nuk i përmbahen asaj. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kjo marrëveshje është “hapi i parë drejt paqes së qëndrueshme”. Bashkimi Evropian e mirëpriti këtë marrëveshje duke thënë se këto janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së përhershme të konfliktit në Afganistan.
Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja pushtuan Afganistanin në vitin 2001 dhe larguan nga pushteti talibanët, pasi grupi militant refuzoi që ta dorëzonte terroristin e Al-Kaedës, Osama bin Laden. Që atëherë, rreth 2,400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve së bashku me dhjetëra mijëra ushtarë afganë, luftëtarë ekstremistë dhe civilë. Por, në shtator të vitit 2019, Trump anuloi ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me talebanët që ishte paraparë të mbahej në Kampin David, në Meriland, pas një seri sulmesh të bëra nga vëtë talebanët. Bisedimet rinisën në Katar, të cilat u udhëhoqën nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Kahlizad.
Çfarë ndodhi në vitin 2019?
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte anuluar negociatat e paqes me talebanët që kërkonin t’i jepnin fund luftës 18-vjeçare të Amerikës në Afganistan. Trump shkroi në Twitter se ishte caktuar të takohej të dielën me Presidentin Afgan Ashraf Ghani dhe udhëheqës të lartë talebanë, por shtoi se ai e anuloi takimin secret. Talebanët deklaruan në atë kohë se amerikanët do të humbisnin më shumë pas këtij anulimi. Bisedimet do të zhvilloheshin disa ditë para përvjetorit të 11-Shtatorit, ditës së sulmit ndaj kullave binjake.
Si u prit ky lajm?
Një takim ballë për ballë me talebanët në Camp David, do të kishte qenë një lëvizje e jashtëzakonshme diplomatike nga ish-presidenti amerikan, veçanërisht pasi do të kishte ardhur pak para 18 vjetorit të 11 shtatorit. Por Tweet-et e Trump duket se i dhanë fund gati një viti negociatave të mundimshme, të cilat kishin përjashtuar qeverinë afgane në Kabul. Si pjesë e marrëveshjes së propozuar, SHBA do të kishte tërhequr 5,400 trupa brenda 20 javësh, në këmbim të garancive të talebanëve se Afganistani nuk do të përdorej më kurrë si bazë për terrorizmin.
Si kanë reaguar palët e tjera?
Në një deklaratë, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se bisedimet po shkonin mirë deri të shtunën. Tërheqja nga procesi i paqes para nënshkrimit të marrëveshjes, tregon mungesën e pjekurisë dhe përvojës së Shteteve të Bashkuara, shtoi ai. Ai tha gjithashtu se talebanët dhe qeveria afgane kishin rënë dakord për bisedime më 23 shtator. Në një konferencë shtypi në Kabul, një zëdhënës i Presidentit Ghani thjesht përsëriti një dëshirë të gjatë për negociata të drejtpërdrejta me ta.
A ka thënë SHBA më shumë?
Në një intervistë për CNN në mëngjes pas valës së postimeve në Twtter, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se takimi në Camp David ishte vendosur, por shtoi se talebanët nuk kishin arritur të vazhdonin me kushtet paraprake të vendosura, ku përfshihej dhe zvogëlimi i dhuëns.
Çfarë ndodhi në Afganistan?
Të enjten, një bombë në Kabul e kryer nga talebanët vrau 12 persona, përfshirë një ushtar amerikan. Një ushtar rumun që shërbente me misionin e drejtuar nga NATO u vra gjithashtu. Vetë talebanët kurrë nuk kishin rënë dakord t’i jepnin fund fushatës së tyre të dhunshme kundër forcave afgane dhe të huaja, ndërkohë që po zhvilloheshin bisedimet e paqes. Gjashtëmbëdhjetë trupa amerikane u vranë vetëm në vitin 2019. Një përshkallëzim i dhunës së kohëve të fundit kishte thelluar frikën se një marrëveshje e afërt SHBA-Talebane nuk do të përfundonte luftimet e përditshme në Afganistan.
Trump u zotua gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 se do t’i jepte fund luftës amerikane në Afganistan. Por ai kohët e fundit tha se donte të ulte numrin e trupave në 8,600 – afërsisht i njëjtë me nivelin kur hyri në detyrë – dhe pastaj të marrë një vendim. Ai shtoi se SHBA do të mbajë një prani ushtarake në Afganistan. Shumë në Uashington kishin frikë se një tërheqje e plotë e SHBA do ta linte vendin thellësisht të paqëndrueshëm dhe të prekshëm nga grupet militante që mund ta përdorin atë si një bazë për të sulmuar Perëndimin. Marrëveshja fillestare SHBA-talebanë kishte për qëllim të hapte rrugën për bisedime brenda-afgane për një zgjidhje më të gjerë politike.
Militantët zbatuan ligje të rrepta fetare dhe i trajtuan gratë brutalisht gjatë sundimit të tyre nga 1996 në 2001. Gati 3,500 anëtarë të forcave të koalicionit ndërkombëtar kanë vdekur në Afganistan që nga pushtimi i vitit 2001, më shumë se 2,300 prej tyre amerikanë. Në një raport të shkurtit 2019, OKB tha se më shumë se 32,000 civilë afganë kishin vdekur. Instituti Ëatson në Universitetin Broën thotë se 58,000 personel afgan të sigurisë dhe 42,000 luftëtarë të opozitës janë vrarë.
Ndërsa sot, talebanët janë drejt pushtimit të Afganistanit, pasi ditën e sotme kanë filluar të hyjnë edhe në Kabul, të vetmin qytet që ishte në duart e qeverisë. Ky sulm vjen ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Ishte po SHBA ajo e cila kërkoi nga Shqipëria dhe shtete të tjera mundësinë e strehimit të civilëve afganë, dhe kapacitetet pritëse të tyre. Shqipëria ka dalë pro, bashkë me të edhe Kosova.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pak minutamë parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku si pasojë kan...
TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka reaguar ndaj postimit të kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri. Ai shkruan se opozita d...
GREQI– Jimmy Mena, është shqiptari që ka humbur jetën në Greqi. Ai ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me motor.22-vjeçari që jetonte në Volos së bash...
TIRANË– Historiani Auron Tare ka publikuar një shkrim për ‘Gazeta Dita’ që ka të bëjë me monumentet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ai tregon se në...
KURBIN- Daja i autorit i plagosjes me armë zjarri në Kurbin, është arrestuar nga policia. Agron Koçi është daja i Kadri Kurtajt, autorit që plagosi ditën...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit, pavarësisht punës së forcave ...