LIVE UPDATES
Bota

Rizgjedhja e Vuçiçit bllokon më tej dialogun

5 Prill 2022, 07:24 Nga DOSJA
Rizgjedhja e Vuçiçit bllokon më tej dialogun

Rizgjedhja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk pritet të sjellë asgjë pozitive në marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën e, rrjedhimisht, as në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, tha të hënën presidentja e Kosovës, , Aleksandar Vuçiç,

Komentet e saj pasojnë një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, të cilat, sipas rezultateve paraprake, nxorën  fitues Vuçiçin , me gati 60 për qind të votave. Duke folur para gazetarëve në Prishtinë, Osmani tha se Serbia vazhdon të udhëhiqet nga një mentalitet i viteve ‘90.

“Pritjet tona janë shumë të mëdha nga Bashkimi Evropian dhe, natyrisht, institucionet e Kosovës do të kontribuojnë në këtë drejtim, por nuk mund të them që kemi pritje optimiste sa u përket sjelljeve të Serbisë. Ky [dialogu] është proces, në të cilin ne duhet të angazhohemi vazhdimisht dhe ta japim më të mirën tonë, sepse duhet të përqendrohet në njohje reciproke. Ky është interes i Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Vuçiq është bartës i negociatave të Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të cilat zhvillohen qysh në vitin 2011. Bartës i negociatave nga Kosova është kryeministri i vendit, Albin Kurti. Kurti dhe Vuçiq janë takuar vetëm dy herë – për herë të fundit në korrik të vitit të kaluar – në kuadër të procesit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Takimet e tyre nuk kanë sjellë asnjë përparim në negociata, pos pajtimit për t’i vazhduar ato.

Maliqi: Bllokada i konvenon edhe Vuçiqit, edhe Kurtit

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se rizgjedhja e Vuçiqit do ta bllokojë edhe më tej dialogun. Sipas tij, bllokada është interes edhe i Kurtit. Unë nuk shoh ndonjë perspektivë që kjo të ndryshojë. Me vullnetin e Vuçiqit dhe Kurtit nuk do të ketë përparim. Nuk shohin nevojë dhe urgjencë për përmbylljen e kontestit”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Mospajtimet më të mëdha midis Kurtit dhe Vuçiqit lidhen me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Edhe pse palët kanë arritur një marrëveshje për të në Bruksel në vitin 2013, Kurti insiston se në Kosovë nuk mund të ketë “asociacion njëetnik”.

Vuçiq, në anën tjetër, thotë se bisedimet nuk mund të vazhdojnë pa themelimin e Asociacionit. Maliqi thotë se të dy liderëve u konvenon status quo-ja, pasi, sipas tij, kjo “është në interesin e politikës së tyre të brendshme”.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për të komentuar rizgjedhjen e Vuçiqit e as pyetjes se si do të jetë procesi i dialogut ndërmjet dy shteteve, kur kryenegociator i Serbisë do të jetë sërish Vuçiq.

Janjiq: Dialogu duhet të marrë drejtim të ri

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se nuk pret ndryshime të mëdha në qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, pas zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi. Ai thotë se marrëveshja e Brukselit “mund të shkatërrohet”. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Janjiq thotë se Vuçiq ka një politikë “populiste”, të ngjashme, sipas tij, me atë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Më lejoni t’ju kujtoj barrikadat, policinë speciale [të Kosovës] dhe përgjigjen e Serbisë me ushtri, me polici, me ambasadorin rus që i kontrollon të gjitha këto…”, thotë Janjiq. Me këtë, ai i referohet periudhës në fund të shtatorit të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kurti, ka vendosur masa reciproke ndaj Serbisë për targat e automjeteve, duke u kërkuar shoferëve nga Serbia, që kur të futen në Kosovë, të vendosin targa të përkohshme me simbolet e Kosovës.

Për rrjedhojë, disa serbë në veri të Kosovës kanë bllokuar për dy javë rrugët në vendkalimet kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak. Në ato dy vendkalime, gjatë gjithë kohës kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës për t’i mbrojtur ato, por edhe avionët ushtarakë serbë kanë fluturuar disa herë afër pikës kufitare në Jarinjë.

Beogradi zyrtar, po ashtu, i ka vënë në gjendje gatishmërie disa njësite ushtarake. Dy palët, më pas, kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për targat, por Janjiq thotë se beson që tensionet nga ajo periudhë nuk janë zbutur.

Ai thotë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve duhet të marrë një drejtim të ri dhe shton se largimi i paralajmëruar i serbëve nga institucionet e Kosovës do të thotë “shkatërrim i marrëveshjes së Brukselit”.

Rreth dhjetë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq është takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Atëbotë, ai ka thënë se ata i kanë kërkuar leje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

“Kur serbët largohen nga institucionet, bie marrëveshja e Brukselit. Politika nuk ndryshon brenda natës. Politika e territorializimit të pushtetit, që ndjek Vuçiq, nënkupton rihapjen e çështjes së mosintegrimit të komunitetit serb dhe të veriut të Kosovës [të banuar me shumicë serbe] – e kjo është çështja e kufijve”, thotë Janjiq.

Në të kaluarën ka pasur disa diskutime për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve. Por, ideja është kundërshtuar edhe nga qarqe të caktuara në Prishtinë e Beograd, edhe në bashkësinë ndërkombëtare.

“Zgjedhjet serbe s’do të mbahen më kurrë në Kosovë”

Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të fundit të Serbisë në territorin e saj, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Më 3 prill, Serbia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale për Beogradin dhe disa komuna të tjera.

Pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova kanë mundur të votojnë në zgjedhje në njërin nga qytetet kufitare në Serbi.

Janjiq thotë se zgjedhjet e Serbisë nuk do të mbahen më kurrë në territorin e Kosovës dhe se ka “argumente” se shtetet e Quint-it – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca – “e kanë mbështetur në heshtje” vendimin e Qeverisë së Kosovës. “Është heshtur ai dakordimi [i dy palëve] se nuk do të ketë më zgjedhje. Në aspektin e statusit, kjo do të thotë se Kurti e ka kompletuar sovranitetin e Kosovës me një politikë të reciprocitetit, që është një politikë shumë e rrezikshme”, thotë Janjiq, pa elaboruar më shumë.

Shtetet e Quint-it, megjithatë, e kanë kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar zgjedhjet serbe. Në horizont, tash për tash, nuk ka asnjë takim të ri Kurti-Vuçiq.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë në një intervistë për REL-in, në muajin mars, se për takimin e tretë ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë duhet atmosferë konstruktive dhe paqësore. Sipas tij, një takim Kurti-Vuçiq mund të ndodhë vetëm kur dy liderët të mund të pajtohen për diçka.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni agon maliqi aleksandar vucic kosove serbi agon maliqi aleksandar vucic kosove serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës