LIVE UPDATES
Bota

“Rivendosja e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë”, Countryman: S’është zgjidhje e këtij shekulli

2 Prill 2019, 10:59 Nga DOSJA
“Rivendosja e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë”,

Ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-zëvëndës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman.

Sipas tij, arritja e një marrëveshje midis dyja vendeve duhet të merret nga liderët dhe qeveritë përkatëse dhe se ky nuk është një vendim ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë veto.

Në këtë intervistë, ish përgjegjësi për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, tash drejtor i bordit të Asosacionit për Kontrollin e Armëve, Thomas Countryman, flet edhe për rrezikun që paraqesin disa liderë të Ballkanit për qytetarët e vendeve të tyre si dhe mundësinë e një konflikti të ri në rajon.

Zoti Countryman, do të filloj këtë intervistë me raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që paraqet edhe “pikën më të nxehtë” në Ballkanin Perendimor. Ka pasur shume ide viteve të fundit se si të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve e cila do t’i jepte fund “luftës së ftohtë” midis tyre. Njëra ndër idetë është edhe ndryshimi i kufijve. Cili është mendimi juaj për këtë?

Thomas Countryman: Vendimi duhet të merret nga udhëheqësit, qeveritë dhe populli i Kosovës dhe Serbisë. Pra, nuk është një vendim në të cilin Shtetet e Bashkuara kanë veto. Megjithatë, shumë vëzhgues të Balkanit janë të shqetësuar se çfarë do rivendosje territoriale midis Kosovës dhe Serbisë mund ketë disa pasoja negative. Kjo mund të çonte në diskutimet nëse kufijtë duhet të jenë në bazë të vijave etnike në vende si Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovina dhe kjo do të ishte formula për rikthimin e konflikteve etnike dhe destabilizimin e rajonit.

Pra, unë mendoj se riaranzhimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është përgjigje e shekullit 21 për problemet që ato kanë mes vete.

Më mirë është që ato të shikojnë drejt reformave dhe vendosjes së sundimit të ligjit gjë që do të ju mundësonte të dyja vendeve të lëvizin drejt Bashkimit Evropian. Ky duhet të jetë fokusi i diskutimeve.

Sidoqoftë, vazhdimi i dialogut midis dy vendeve shihet si i domosdoshëm, të dyja vendet në opinion po deklarojnë përkushtimin për të, mirëpo në anën tjetër shumë pak po bëhet në drejtim të zbatimit të tij. A mundet që BE-ja të merret e vetme me këtë problem kaq kompleks?

Thomas Countryman: Nuk e di se si të dilet nga kjo bllokadë. Liderët e dyja vendevepo bëjnë më shumë deklarata publike duke parë në drejtim të zgjedhjeve të ardhshme dhe sfidave të brendshme sesa që janë të fokusuar në negociimin e çështjeve të vështira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Unë jam i bindur se potencialisht ekziston një rrugë përpara ku të dy liderët do të punonin në ndonjë lloj ideje që do ta shtynin përpara për të siguruar se të dyja vendet Kosova dhe Serbia janë shoqëri të fuqishme shumëetnike. Por si të tejkalohet ky bllokim politik brenda të dyja vendeve tash për tash, këtu nuk kam përgjigje.

Së fundi udhëheqësit kosovarë kanë deklaruar se e kanë humbur besimin ne Bashkimin Evropian. Çfarë ndikimi mund të ketë kjo situatë në proceset e ardhshme politike të Kosovës dhe rajonit?

Thomas Countryman: E ardhmja e Kosovës është absolutisht brenda Bashkimit Evropian. Vetë Bashkimi Evropian është institucion “frustrues” dhe për këtë mund t’i pyesni 52 përqind të votuesve britanikë (që votuan pro daljes së Britanisë nga BE-ja). Por megjithatë BE-ja ka arritur që të krijojë kushtet për paqe, siguri dhe hapje të kufijve për tregti.

Mirëpo, në vend se BE-ja të ndryshojë identitetin e saj për të akomoduar Kosovën është e rëndësishme që Kosova të ndërmarrë reforma që do ta bënin vend me standarde demokratike, të respektimit të sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut. Kjo do ta bënte një anëtare të vlefshme të Bashkimit Evropian. E di se është e vështirë, e di se ekziston frustrimi por kjo vërtet është rruga e vetme për të ardhmen e Kosovës.

A mendoni se vendet e Ballkanit ende paraqesin sfidë të sigurisë për Evropën apo tashmë kanë arritur të konsolidohen si vende demokratike me një ekonomi funksionale dhe deri diku sundim të ligjit?

Thomas Countryman: Rreziku që disa liderë të Ballkanit paraqesin nuk ka të bëjë me NATO-n apo evropën perëndimore, por me sigurinë e vetë qytetarëve të tyre. Kjo ishte ajo që pamë në luftërat tragjike në vitet e 90-ta. Unë ende jam shumë i shqetësuar me rrezikun potencial të konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë e cila ka bërë prapakthim në 15 vitet e fundit dhe ka mundësi që do të mbetet vendi i fundit që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse ky trend nuk merr kahje të kundërt. Unë ende jam i shqetësuar me mundësine e konfliktit atje.

Ndërkohë Kosova ka vendosur tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe dhe të Bosnjës. Ky veprim ka zemëruar Uashingtonin dhe Brukselin. Zyrtarët e të dyja vendeve kanë paralajëmruar Kosovën se mund të përballet me izolim nëse nuk e tërheq tarifën. Sa po rrezikon Kosova me këtë vendim?

Thomas Countryman: Mendoj se nuk është lëvizje e dobishmenga ana e Qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa në importet e Serbisë dhe Bosnjës. Kjo nuk krijon kushte për një dialog domethënës midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë shpresoj se do të shohim një rikthim të dialogut në vend të veprimeve kundër njëra tjetrës.

Le të kalojmë pak jashtë kufijve. Ballkani Perendimor është bërë një lloj kufiri i testimit për politikat kundër-perëndimore të Kremlinit. Serbia, Republika Serbe e Bosnjës, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që të gjitha janë prekur nga këto politika. Ekzistojnë shumë opinione se Ballkani nuk është shumë i pranishëm në radarin e Uashingtonit dhe pikërisht këtë situatë po e shfrytëzon Moska. Natyrisht se kemi një rritje të interesimit për Ballkanin edhe nga ana e Kinës dhe Turqisë. Kjo po e shqetëson veçanarasisht Brukselin i cili po paralajmëron se Pekini po i shëndrron këto vende në “kalin e Trojës” pasi ato një ditë do të bëhen vende anëtare të BE-së. Cili është vlerësimi juaj?

Thomas Countryman: Mendoj se këtë periudhë Moska në përgjithësi ndjek një politikë përmes së cilës, kudo që ka mundësi, provon të destabilizojë vendet demokratike perendimore. Ndikimi i shumëpërfolur në procesin politik të SHBA është diçka që do të helmojë raportet mes Rusisë dhe SHBA-së në vitet e ardhshme.

Ndikimi i Rusisë në Ballkan ka qenë përtej kësaj në kuptimin e financimit të partive siç ishte rasti në Malin e Zi tre vjet më parë. Po ashtu në shpenzimin e shumë parave duke provuar të ndikojë referendumin në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi. Pra, askush nuk duhet ta shohë interesin e Rusisë së Ballkan si diçka që po e bëjnë me qëllime të mira për Serbinë, Maqedoninë e Veriut apo ndonjë vend tjetër. Rusia po e bën këtë vetëm për interesin e saj. Për të penguar këto vende që të jenë demokratike gjë që të cilën ajo nuk e dëshiron.Kina është tregim tjetër. Interesi parësor i Kinës është ekonomik. Unë e kuptoj dëshirën e të gjitha shteteve në Ballkan për të parë investime nga jashtë.

Ajo që më shqetëson mua në lidhje me këtë nuk janë paratë në vetvete, por që praktikat e të bërit biznes nga ana e Kinës, Rusisë dhe Turqisë janë më shumë të korruptuara sesa në modelin evropian-perendimor. Do të jetë e vështirë të ndërtosh një qeveri dhe ekonomi të pastër që funksionojnë në bazë të sundimit të ligjit, me një ndikim të investitorëve që vijnë nga shtetet të cilat nuk e kanë traditën evropiane të sundimit të ligjit.

A mendoni se Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë sa duhet për Ballkanin siç kanë bërë në të kaluarën dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo kur dihet se gjitha proceset e rëndësishmë në këtë pjesë të botës janë zhvilluar me përfshirjen e drejtëpëdrejtë të Shteteve të Bashkuara?

Thomas Countryman: Këtu kemi një lajm të mirë dhe një të keq. Kur Shtetet e Bashkuara janë përfshirë më shumë në Ballkan ka qenë sepse Ballkani po e ndante veteveten në copa. Është e natyrshme se kur nuk ka një konflikt aktiv Shtetet e Bashkuara do të shfaqin më pak vëmendje. Por Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk e kanë ndalur angazhimin e tyre në Ballkan. Unë mendoj se SHB-ja ende në mënyrë aktive po përpiqet t’ju ndihmojnë vendeve të mbajnë kursin e drejtë.

Së fundi kontributi amerikan në arritjen e marrëveshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ka qenë një sinjal i rëndësishëm i kësaj. Shtetet e Bashkuara nuk mund të t’i detyrojnë qeveritë në Ballkanin Perendimor të miratojnë ligje dhe të zbatojnë praktika që do t’i bënin ato vende të shekullit 21./ Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kufijtë kosovë serbi thomas countryman kufijtë kosovë serbi thomas countryman

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet