LIVE UPDATES
Bota

Korrigjimi i kufijve, deputeti kosovar i ashpër me Gent Cakajn: T’i vërë fre gojës

1 Prill 2019, 20:05 Nga DOSJA
Korrigjimi i kufijve, deputeti kosovar i ashpër me Gent Cakajn: T’i

TIRANË- I ftuar në “A Show”, në News24 deputeti i Parlmentit të Kosovës Daut Haradinaj, njëherësh vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj solli një panoramë të gjërë të zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri. Ai komentoi aleancat brenda partive në Kosovë, e deri tek ministri në detyrë i qeverisë së Ramës, Gent Cakaj. Ky i fundit, tha deputeti i Kosovës, duhet t’i vërë fre gojës kur flet për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Të duket Ramush Haradinaj kryministër i fuqishëm?

Mendoj se disa vendime të ndërmarra gjatë këtyre 18 muajve të qeverisjes kanë qenë të rëndësishme. Krijimi i Ushtrisë, Trepca, paraardhësit e tij nuk i kanë bërë. Ka patur sfida e probleme, kam edhe unë kritika që disa gjëra duhet t’i bënte më mirë. Mendoj se Ramushi është i suksesshëm në këto rrethana që jemi në Kosovë.

Vuani nga aleanca me PDK, a qëndrojnë bashkë dy grupime që urrejnë njëra-tjetrën?

Nuk është urrejtje, duke parë përgjegjësitë që ne kemi vazhdur, kemi patur dallim substancial nga PDK. Jemi nis bashkarisht, nuk jemi pajtur, kemi patur divergjenca, dallime të mëdha. Kohët e fundit, këto 18 muaj, koalicionet politike jo gjithmonë janë parimore. Si subjekt politik jemi pajtuar me qenë bashkë dhe siç duket nuk kemi gabur.

Partia e Kurtit, nga pikëpamja e pragmantizmit, e sheh të mundur një aleancë dhe çfarë ndjesie ke?

Kishim një aleancë, bashkëpunim opozitar, ndër më të mirët. Unë e kam mik Kurtin e vlerësoj shumë. AAK po merr një rritje, mbështetje, nuk e pamundëson bashkëpunimin, s’kemi armiqësi mes subjekteve politike por dallime që nuk pajtohemi. Në fund të ditës jemi shqiptarë të Kosovës, mund të gjejmë gjuhë bashkëpunimi. Nuk më çudit që nesër të jemi me partinë e Kurtit.

E folura parlamentare, gjuha në Parlamentin e Shqipërisë, a mendoni që ka mbërritur në Kosovë? 

Ne mundohemi me u kursy, ne kemi patur gaz, fillikaça, s’kemi patur pistoleta, s’dua të ketë as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Duhet me pasë respekt reciprok. Fyerjet ndodhin vetëm në Parlament, më pas i sheh bashkë duke pirë kafe.

Lufta në Kosovë, e ke frikë Gjykatën Speciale?

Jo, nuk e kam frikë, por ka qenë padrejtësi ndaj Kosovës. Kemi patur 29 raste në Kosovë që kanë kaluar këto procese, përfshirë Ramushin 2 herë. Është padrejtësi që iu bë Kosovës, jo luftës. E keqja e dytë është se do të gjykohet etnikisht. S’ka patur ndonjëherë gjykatë etnike, drejtësia duhet të vlejë për të gjithë. Kemi humbur shumë njerëz, por kemi luftuar dhe jemi krenarë për atë që kemi arritur për Kosovën.

A e mbështet kryeministrin për taksën me Serbinë?

E mbështes 100%. Politika në Shqipëri nuk e ka kuptuar mirë taksën, kemi vite që negociojmë me Serbinë. Kemi 18 marrëveshje, prej të cilave asnjë nuk implementohet në Serbi. Nuk respektohen taksat, diplomat universitare, torturohen qytetarët tanë. Anëtarësimi në Interpol, Serbia ishte e pakompromistë ndaj Kosovës, nuk kishim rrugë tjetër. Serbinë duhet me e prekë në kuletë, është reciprocitet mes dy vendeve, ne po kërkojmë të drejta të barabarta. Nëse Sertbia do të tregohet superiore, ne kemi intrumentet tona. Derisa s’ka njohje reciproke, kjo taksë nuk duhet të hiqet.

Trepça, a i ka kaluar 100% Kosovës?

Trepça ka qenë arenë dyluftimi, tani është mekanizëm 100% i qeverisë së Kosovës, është ndërmarrje shtetërore. Potenciali i Trepçës për të shpëtuar Kosovën është shumë i madh dhe resurset janë pasuri e Kosovës me ligj, të miratuara në Kuvend e të nënshkruara nga Thaçi. 78% e objekteve të Kosovës është e palegalizuar. Nga Shqipëria nuk po marrim shembullin, po marrim modelin e mirë të Kroacisë. Kosova ndryshe nga Shqipëria nuk e ka patur problemin e pronës.

A ka besim Ramushi te kryeministri Rama?

S’kemi zgjidhje tjetër duhet të kemi besim, presim më shumë nga Rama, presim më të mira nga kryeministri i Shqipërisë. Kemi shumë gjëra të përbashkëta mes dy vendeve që duhet t’i bëjmë më mirë, lëvizja e lirë e mallrave, importin e përbashkët, pikat doganore. Duhet të bëhet më shumë për ekonominë mes dy vendeve.

Integrimi. Posti i Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme…

Cakaj djalë i ri, ambicioz, i përgatitur, nuk është djalë i keq. Gent Cakaj duhet t’i vërë fre gojës, nuk ka mandat ai për të folur për territoret e Kosovës, si ndrohen, ato mbrohen me gjak. Ministrat shkojnë e vijnë, mua personalisht Cakaj më ka thënë që në vetëdije ai nuk ka thënë që Kosova është e gatshme për korrigjim të kufijve. Kush e njeh historinë, për kufijtë janë derdhur gjak.

Të ka shkuar mendja të bëhesh kryeministër i Kosovës?

Jo, familjarisht s’kemi të kaluar me angazhim politik, rasti i parë ka qenë i Ramushit. Ndonjëhreë ndodhin edhe aksidentalisht por fatmirësisht në të mirë të vendit. Personalisht nuk e shoh veten në këtë fushë.

Situata politike në Shqipëri…

Atë që ka bërë Shqipëria për Kosovën, ne nuk mund të ua kthejmë asnjëherë. Shqipëria ka ndryshuar shumë. E ka prespektivën, jam optimist për çeljen e negociatave për Shqipërinë në qershor. Keni proces zgjedhor, ne do ta respektojmë kë zgjedh Shqipëria, ne do të jemi korrekt.

Marrë nga BalkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni cent cakaj daut haradinaj dialogu kosove-serbi korrigjimi i kufijve cent cakaj daut haradinaj dialogu kosove-serbi korrigjimi i kufijve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet