LIVE UPDATES
Bota

A po e pengon taksa idenë për ndryshimin e kufirit?

1 Prill 2019, 18:52 Nga DOSJA
A po e pengon taksa idenë për ndryshimin e kufirit?

KOSOVË- Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj prodhimeve të Serbisë ka rezultuar me ndërprerjen e procesit të dialogut ndërmjet dy vendeve dhe rrjedhimisht edhe për pengimin e mundësisë që ideja për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi të shtrohet në dialog, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Por, sipas tyre, ky është vetëm rezultat anësor, i cili nuk ishte planifikuar qysh më parë nga ekzekutivi i vendit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kundërshton fuqishëm idenë e ndryshimit të kufijve si zgjidhje e mundshme e kontestit Kosovë-Serbi, në disa raste ka thënë se taksa ndaj produkteve të Serbisë është vendosur, ndër të tjera edhe për pengimin e ndryshimit të kufirit.

“Me veprimin e marrë për të bllokuar mallrat e Serbisë, pra, taksa prej 100 për qind, është po ashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarjeje. Kosova nuk jep tokë për njohje dhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia”, pati thënë Haradinaj, në një prej paraqitjeve të tij.

Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendosja e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë nga Qeveria e Kosovës ishte arsyetuar si kundërpërgjigje ndaj politikës dhe diplomacisë agresive të Serbisë ndaj Kosovës. Sipas tij, fillimisht nuk ishte ditur që vendosja e kësaj takse do të kishte për efekt ndërprerjen e dialogut nga Serbia.

“Pasi që Serbia, respektivisht presidenti (Aleksandar) Vuçiq, e kushtëzoi vazhdimin e dialogut me taksën, u pa që taksa po e pengon dialogun. Kjo duket se i shkoi në favor edhe kryeministrit Haradinaj, i cili përmes taksës e çoi përpara kundërshtimin e tij ndaj ndryshimit të kufijve. Pra, vendosja e taksës nuk e kishte qëllimin kryesor pengimin e dialogut, por me veprimin e Serbisë, për kushtëzimin (e dialogut) me heqjen e taksës, kjo po del se mund ta pengojë dialogun dhe deri më tash e ka bërë këtë”, tha Mushkolaj.

Artan Murati, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që me vet faktin që vënia e taksës për prodhimet e Serbisë dhe mospezullimi i saj nga Qeveria e Kosovës, kanë ndikuar në ndërprerjen e dialogut, rrjedhimisht ka ndikuar edhe në mosavancimin e idesë për ndryshim të kufirit Kosovë-Serbi. Sipas tij, në praktikë, i bie që kryeministri ka të drejtë, por mbetet pikëpyetje nëse taksa për mallrat e Serbisë është mënyra më e mirë për ta ndaluar idenë e ndryshimit të kufirit, si zgjidhje e kontestit ndërmjet dy vendeve. Siç thotë ai, kjo masë e ka ndaluar tërësisht dialogun, madje edhe për çështjet që nuk lidhen domosdo me idenë e ndryshimit të kufirit.

“Si mekanizëm mbrojtës kjo mund të merret dhe mund të përdoret. Nga ana e kryeministrit apo kujtdo brenda Qeverisë, kjo mund përdoret si një lloj karremi dhe po përdoret për ta ndalë idenë e shkëmbimit të territoreve. Mirëpo, praktikisht, ndalja e kësaj ideje duhet të institucionalizohet, duhet të formalizohet përmes veprimeve në institucionet e Republikës së Kosovës. Taksa mund të konsiderohet si një masë e përkohshme, e cila e ka ndalë idenë e këmbimit të territoreve, mirëpo assesi jo si përfundimtare, sepse këtu duhet veprim shtetëror për një gjë të tillë”, theksoi Murati.

Megjithëkëtë, njohësit e zhvillimeve politike, thonë se kryeministri Haradinaj, do të vazhdojë ta mbajë në fuqi vendimin për taksën ndaj prodhimeve të Serbisë.

Analisti Mushkolaj thotë se partneri më i madh qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vazhdojnë përpjekjet që ta bindin Haradinajn për pezullim të kësaj takse.

“Ende po provojnë që t’ia mbushin mendjen Haradinajt që ta heqë taksën dhe që dialogu të vazhdojë. Tash kemi mbetur, si vend, në njëfarë pozicioni interesant, ku Haradinaj po pret garanci ndërkombëtare, me shkrim, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se çështja e integritetit territorial të vendit nuk do të vihet për diskutim në bisedime. Në anën tjetër, e kemi presidentin Thaçi, i cili, në fakt, po i ngutet që ta vazhdojë idenë e tij për ‘korrigjimin e kufirit’, ndonëse këto muajt e fundit nuk është se e ka promovuar shumë ose që është marrë shumë me të”, u shpreh Mushkolaj.

Ngjashëm shpreh mendimin edhe analisti Murati. Sipas tij, Haradinaj do të ketë tendenca që ta mbajë në fuqi taksën edhe për shkak se kjo i ka reflektuar pozitivisht në opinion, gjë që siç thotë ai, është vërejtur edhe në sondazhet e ndryshme. Por, Murati vlerëson se kjo nuk është politikë e mirë e Haradinajt.

“Nuk është politikë e mirëfilltë dhe nuk është politikë e orientuar mirë, sepse kjo po na paraqet probleme të natyrave të ndryshme, sidomos me partnerët ndërkombëtarë. E dimë se si i kemi raportet me SHBA-në, prej momentit të imponimit të taksës. Kështu që, besoj që Haradinaj do të mundohet ta mbajë taksën për aq gjatë sa mundet dhe që nuk e rrezikon ndoshta as pozitën e tij, si kryeministër i Kosovës”, vlerësoi Murati.

Sidoqoftë, ideja për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi, si zgjidhje e mundshme e kontestit ndërmjet dy vendeve, është shpërfaqur në verën e vitit të kaluar. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur “korrigjim i kufirit”, ndërkaq, presidenti i Serbisë e ka quajtur “përcaktim i kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.

Më 21 nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100 për qind për prodhime të Serbisë, vetëm një ditë pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Shtetet perëndimore, partnere të Kosovës, përfshirë ato të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë vendimin për taksën ndaj prodhimeve të Serbisë, në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut. Deri më tash, kryeministri Haradinaj nuk e ka pezulluar vendimin për këtë taksë.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni korrigjimi i kufijve kosove-serbi ndryshimi i kufjive taksa 100% korrigjimi i kufijve kosove-serbi ndryshimi i kufjive taksa 100%


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet