LIVE UPDATES
Aktualitet

Rishfaqet ‘Farma Net’ me tenderat e gjarprit, dyshime për procedura të paracaktuara

21 Qershor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Rishfaqet ‘Farma Net’ me tenderat e gjarprit, dyshime për

TIRANË– Autoritetet shëndetësore kanë shpallur së fundmi një tender për blerje ilaçi kundër helmimit nga gjarpri, i cili duket se është i paracaktuar të fitohet nga kompania “Farma Net Albania”. Në procedurë janë vendosur në dispozicion 30 milionë lekë të vjetra për të blerë medikamentin “Viper Venom” me flakonë 5 mililitra, për një periudhë 12-mujore.

Ky lloj medikamenti nuk është në qarkullim të lirë në tregun shqiptar dhe ai mund të përdoret vetëm nëpërmjet një Autorizimi të veçantë, të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë. Ilaçi “Viper Venom” në flakonë 5 mililitra prodhohet në Serbi dhe kompania “Farma Net Albania” është distributor i autorizuar për shpërndarjen në Shqipëri të tij, nëpërmjet një autorizimi të posaçëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pra, megjithëse procedura tenderuese emërtohet “e hapur”, në fakt ajo duket e paracaktuar që në nisje. Pasi, përveç kompanisë “Farma Net Albania” të Sokol Topçiut, asnjë tjetër nuk ka autorizim për përfshirjen në tregun shqiptar të atij medikamenti me atë ambalazhim specifik.

Tenderat për ilaçin kundër helmit të gjarprit kanë qenë edhe më herët pjesë e dyshimeve mediatike për fitues të paracaktuar. Këto dyshime duket se kanë pasur bazë reale.

“Syri TV” hulumtoi mbi disa tendera të mëparshëm, në të cilët autoritetet shëndetësore kanë blerë medikamentin “Viper Venom” në flakonë 5 mililitra. Në të gjithë rastet, rezultoi se fitues ishte “Farma Net Albania”, si e vetmja që kishte autorizim ekskluziv për përfshirjen e ilaçit në tregun shqiptar.

Në qershor të vitit 2018, Ministria e Shëndetësisë shpalli kompaninë e Topçiut fituese të një tenderi për blerje medikamentesh për qendrat shëndetësore në zonat turistike, me fond rreth 250 milionë lekë të vjetra. Një prej kompanive rivale u skualifikua, për shkak se nuk kishte arritur të siguronte medikamentin “Viper Venom” në flakon 5 mililitra. Sipas dokumenteve të atij tenderi, kompania tjetër kishte arritur të siguronte të njëjtin ilaç, por në ambalazh 1 mililitër dhe 10 mililitra. Ministria e Shëndetësisë nuk e pranoi, pasi e kishte kërkuar në format 5 mililitra, siç e kishte në dispozicion “Farma Net Albania”.

Në maj 2019, “Farma Net Albania” shpallet sërish fituese me “ilaçin magjik”, Viper Venom në flakon 5 mililitra, në një tender të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, me vlerë 30 milionë lekë të vjetra. Historia e suksesit të Sokol Topçiut me medikamentin kundër helmit nga gjarpri përsëritet sërish në korrik 2019, ku fiton sërish një tender tjetër me vlerë mbi 70 milionë lekë të vjetra.

Në prill 2020, Operatori Qendror Shëndetësor shpalli një tjetër tender për blerje medikamentesh për qendrat shëndetësore turistike, me vlerë mbi 1.4 milionë euro. Tenderi synonte blerjen e një numri të madh medikamentesh, përfshirë edhe Viper Venom në flakonë 5 mililitra. Autoriteti kontraktor kishte parashikuar procedurën e Marrëveshjes Kuadër, në të cilën operatori i suksesshëm do të shpallej ai që siguronte të gjithë medikamentet e kërkuara. Sipas këtij kriteri, “Farma Net Albania” pritej të ishte fituese, si e vetmja që ka autorizimin për ilaçin “Viper Venom” në flakonë 5 mililitra. Ai tender u anulua për shkak se në media u zbulua ai që mund të konsiderohej si plan për të dorëzuar tenderin tek “Farma Net Albania”.

Tashmë është sërish radha e QSUT të shpallë tenderin, në të cilën, nëpërmjet asaj që thuhet se është procedurë e hapur, kërkohet të blihet malli që e ka vetëm kompania e Sokol Topçiut.

Marrë nga Syri.net 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet farmanet tenderi i farma net farmanet tenderi i farma net


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj