Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Rinis operacioni ‘Bregdeti ynë’! Çuçi: Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush!
1 Shtator 2021, 09:49Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka lajmëruar se do të rinisë sërish operacioni ‘Bregdeti ynë’. Nga dita e sotme, ministri tregon se operacioni do të nisë në vijën bregdetare dhe si fillim do të shemben dy objekte që janë në Dhërmi. Arsyeja se përse operacioni ishte ndërprerë sipas Çuçit ishte për të mos penguar sezonin turistik. Ai mbyll shkrimin e tij të postuar në ‘Facebook’ se ai që po mendon që të zejë një vend të lirë duke zaptuar e më pas të ndërtojë pa leje, nuk duhet ta mendojë.
POSTIMI:
Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush.
Operacioni ‘Bregdeti ynë’ u shtri përgjatë muajve të verës, pas tragjedisë që ndodhi në Velipojë ku u vranë disa persona për truallin e plazhit. Përgjatë atyre muajve u proceduan administratorët e bizneseve që kishin zaptuar truallin pa lejen përkatëse.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SLLOVENI– Thelbi i Forumit për Europën në Slloveni ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Europë. Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur nga ...
TIRANË– 1 shtatori mbyll zyrtarisht pushimet e verës për politikën shqiptare! Figurat më të rëndësishme të politikës vendosën që edhe këtë verë të pushonin...
SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në forumin që do të mbahet me zyrtarë të tjerë të rajonit dhe jo vetëm. Pa...
SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama ka dhënë mëngjesin e sotëm një intervistë për radio BBC, teksa ndodhet në Slloveni. Ai u pyet gjerë e gjatë për strehimin e afg...
TIRANË– “Sekretarja e re për të Përndjekurtit, Godole: PD duhet të distancohet nga Berisha”, ky ishte tituli që mbante një artikull mesditën e sotme në med...
GJIRI I LALZIT- Presidenti Ilir Meta ka shijuar disa petulla ditën e sotme teksa po pushon. Me anë të një fotoje të publikuar në Facebook, Meta ka zgjedhur moto...
TIRANË– Ethet e ministrave të kabinetit Rama 2 që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë Rama 3 do të vijojnë deri në orën 10 ...
TIRANË– Një gazetare afgane, e cila është mes 607 emigrantëve të srehuar në vendin tonë ka falenderuar Shqipërinë për mikpritjen. Në një lidhje me Skype në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish në një intervistë për mediat ndërkombëtare, ku ka folur për ardhjen e emigrantëve afganë në vendin tonë. ...
TIRANË– Jonila Godole, pedagogia që është emëruar Sekretare e për të përndjekurit politikë në Partinë Demokratike është shprehur se kjo parti duhet të dist...