LIVE UPDATES
Politike

Forumi në Slloveni! Rama i lutet Bullgarisë për futjen në BE, Presidenti: S’jemi roja që hapim derën. Varhelyi: Europa t

1 Shtator 2021, 09:10 Nga DOSJA
Forumi në Slloveni! Rama i lutet Bullgarisë për futjen në

SLLOVENI– Thelbi i Forumit për Europën në Slloveni ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Europë. Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur nga homologu i tij slloven, Janez Janša dhe ministri i Punëve të Jashtme, Anže Logar. Teksa parakalonte për tu futur në godinën ku do të mbahej forumi, Rama zgjodhi që të mos jepte asnjë koment për mediat, të cilat kërkuan prononcim nga ai. Ndryshe nga Rama, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti deklaroi se pret që takimi i ardhshëm i negociatorëve kryesore në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të mbahet në vjeshtë. Kurti i tha “Tanjug” në Bled se gjithçka për takimin e tretë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç varet nga ndërmjetësit në dialog, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak. Ky i fundit tha se do të takonte të dy gjatë ditës së sotme. Në forumin dedikuar të ardhmes së Evropës morën pjesë gjithashtu presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, si dhe Komisioneri për Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

I pari e mori fjalën Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i cili u shpreh se Bashkimi Europian duhet të rishikojë qasjen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sassoli u shpreh se Tirana, Beogradi, Shkupi apo Sarajeva janë vende të Ballkanit Perëndimor të cilat janë pjesë e historisë së përbashkët me një identitet të njëjtë. Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor përfitoi të sqaronte të ashtuquajturën “Non Paper”, dokument që u publikua për herë të parë më 12 prill, ndërsa fillimisht u aludua se kishte “dalë” nga zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansa. I pranishëm në Forum, ai tha ndryshime të tilla në kufijtë mes vendeve nuk mund të bëhet me paqe dhe pa pasoja të rënda, por vetëm me luftë, por se kjo gjë nuk ekzistonte. Në dokument shkruhej se gjatë presidencës sllovene të Këshillit të BE, e cila ka filluar në korrik të këtij viti, do të shpërbëhej përfundimisht ish-Jugosllavia.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me humor fjalën e tij në Forumin për të ardhmen e Europës në Slloveni. Rama u ofroi të gjithë të pranishmëve një buzëqeshje duke u shprehur me homor se kjo gjë u mungon nga kolegët gjermanë. Kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh se e ardhmja e Europës nuk mund të jetë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm në Forumin për Europën në Slloveni, kryeministri tha se etërit themelues të BE-së do të përpëliteshin në varr nëse do të shikonin që në një mbledhje ku flitet për të ardhmen e Europës, nuk është Shqipëria apo vendet e tjera. Sërish me humor, Rama kërkoi ndjesë që po tregohej aq ballkanas, por tha se është njësoj si historia e atij priftit në Konstandinopojë që kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e ëngjëjve. Kreu i Qeverisë shqiptare e mbylli me një tjetër batutë, teksa tha se kur të bëhemi anëtar të BE-së, Macron që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet. Në fund, Rama u kthye nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe i kërkoi që të hiqte dorë nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut për të çelur negociatat me BE-në. Mirëpo përgjigjia e Radev nuk ishte dhe aq e “qeshur”. Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i tha kryeministrit Rama se Bullgaria nuk është roja në derën e Europës që mund të vendosë nëse Shqipëria do të futet brenda apo jo. Radev shtoi ftohtë se çelësat e integrimit i ka vetë Shqipëria në dorë dhe se ishin mjaft të hapur për dialog. Në fjalën përmbyllëse, Rama nuk u kursye kur tha se uronte që Maqedonia e Veriut të mos detyrohej të ndërronte më emrin. Kryeministri i Sllovenisë Janez Janša tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të marrë një vendim për vendet që kanë mbetur në pritje të anëtarësimit në BE. I pranishëm në Furomin për të ardhmen e Europës në Slloveni, Jansa tha se vendet që ishin aty prezent, duhet që të bëjnë që skeptikët të ndërrojnë mendje për pranimin e Shqipërisë në BE dhe jo vetëm.

Përsa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç tha se ishte e qartë se vendi i tij nuk do të bëhej anëtar i Bashkimit Evropian derisa të zgjidhin çështjet me Prishtinën. Ai gjithashtu theksoi se ka informata se Kosova do të nisë fushatën e njohjes që në fakt është në kundërshtim me marrëveshjen e Washingtonit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç komentoi edhe nismën, në të cilën bën pjesë bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, “Ballkani i Hapur”. Vuçiç tha se përmes iniciativave të tilla bëhej e mundur tejkalimi i vështirësive ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, disa njerëz nuk e dëshirojnë suksesin e kësaj nisme vetëm sepse nuk e kanë “timonin” në duart e tyre. Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të BE-së në Slloveni, solli në vëmendje situatën e krijuar në Afganistan. Varhelyi theksoi se kjo situatë i jep një mësim Bashkimit Evropian, që të mos humbasë kohë në integrimin e Ballkanit Perëndimor.

(k.m;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni edi rama edi rama ne slloveni forumi per europen ne slloveni

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni