"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Rindërtimi në Laç, Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me palën turke: Projekti do kthehet në model të ri të zhvillimit urb
2 Korrik 2020, 16:34Nga DOSJA
TIRANË -Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, nënshkroi sot marrëveshjen me ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, për ndërtimin e 522 banesave individuale në Laç. Lajmin e ka njoftuar vetëm Ahmetaj nëpërmjet një postimi në Facebook. Më tej ai shton, se hapi i radhës do të jetë fillimi i punës. Ahmetaj ka thënë se përveç njësive të banimit, në projektin e marrë përsipër nga qeveria turke, përfshihet edhe ndërtimi i godinës së Bashkisë, shkollës 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” dhe ambienteve të shërbimit apo njësive tregtare.
Postimi i Ahmetajt në Facebook
”Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç. Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim. Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjecare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij. Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.”
Laçi ishte një nga qytetet më të prekura si pasojë e lëkundjeve nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Qindra qytetarë mbetën në qiell të hapur, si pasojë e dëmtimit të banesave. Gjithashtu tërmeti dëmtoi edhe godinat publike. Rindërtimi në Laç u mor përsipër nga qeveria turke, e cila vetëofrua për ndërtimin e mbi 500 banesave individuale dhe godinave publike.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER-Prokuroria e Fierit ka kopsitur dosjen e grabitjes së pikës së Exchange në Fier dy vite më parë, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi dhe u plagos Gëzim Hoxha. Pë...
TIRANË– Skulptori Agim Rada i ka dedikuar një vepër 2 Korrikut 1990, ditë kur shqiptarët kanë hyrë në ambasadën gjermanë në Tiranë.Gjatë ceremonisë së zhvi...
DURRËS -Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të një hoteli në pranë urës së Dajl...
Problematikat e hasura me pronat në bregdet duket se kanë çuar qeverinë që të marrë një masë ekstreme për menaxhimin e tyre duke shtetëzuar të gjithë vij...
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, shprehet se lënia e Shqipërisë jashtë kufijve të Bashkimit Europian ka ardhur nga frika e një vale të re ...
DURRËS– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme si kokainë, ka...
TIRANË– Bashkëpunëtori i fundit në vrasjen e Hekuran Billës është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se ai është nga Shkodra dhe roli i ti...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar që të sekuestrojë pasuritë e të njohurit si ‘i forti i rrugës së Kavajës’, Emiljan...
TIRANË- 115 kilometrat e autostradës së re Milot-Fier do të jenë një rrugë e kategorisë A, me standarde të Bashkimit Europian, e cila do të ndërtohet tërës...