Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon është kthyer në temën e debatit për seancën e parë parlamentare pas pushimeve të verës. Për të sqaruar të gjithë zërat, ka qënë vetë kryeministri Edi Rama ai që ka siguruar se me fqinjët nuk ka asnjë negociatë duke u shprehur se ishin treshja; Berisha, Basha dhe Meta ata që nënshkruan marrëveshjen për detin, duke theksuar se ishin socialistët ata që e çuan në Gjykatë Kushtetuese.
Numri një i maxhorancës u zotua se përsa kohë të ishte në pozicionin e kreut të qeverisë, Shqipërisë nuk do t’i cënohej interesi kombëtar. Nuk munguan as “thumbat” ndaj opozitës duke i akuzuar se po përdornin qytetarët e painformuar për qëllimet e tyre politike. Rama ka adresuar shkurt edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit që detyron shtetin shqiptar të paguajë 44 milionë dollarë dëmshpërblim për kompaninë greke “Aktor”, për punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Pas publikimit të lajmit në Dosja.al, Rama dha sot në Kuvend: Deti aty është, nuk ka lëvizur. Nuk ndahet dot as deti, as toka. Nuk ndahet, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në, sepse negociatat bëhen me persona të autorizuar, nuk bëhen me muhabet varkash.
Më pas kryesocialisti foli për takimin Kosovë-Serbi në Uashtington dhe për hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill. Rama u shpreh se pranon hapjen e listave vetëm nëse sigurohet kuota zgjedhore, ndërsa takimin e cilësoi pozitiv, duke mos i kursyer edhe akuzat për politikën e Kosovës. Ai u shpreh se është krijuar një luftë imagjinare me Serbinë, e cila dëmton popullin e Kosovës. Gjatë verës, kryesocialisti nuk e ka harruar as nismën e tij për ligjin anti-shpifje, duke u zotuar se do të kalojë në Kuvend, pasi të rregullohet me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Kuvendi u rikthye sot pas thuajse një muaj pushimesh verore. Seanca e parë për këtë sesion të fundit, është nisur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, edhe pse 7 shtatori është pushim zyrtar për shkak se dita e “Shenjtërimit të Nënë Terezës” ishte ditën e shtunë.
Ky sesion, i cili do të jetë i fundit për këtë legjislaturë pritet që të jetë mjaft intensiv. Kuvendi i Shqipërisë duhet të formojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ekzistuesi u riformatua si pasojë e marrëveshjes së 5 qershorit. Parlamenti duhet të zgjedhë deri më 19 tetor 12 anëtarët e rinj të KQZ-së, kryekomisionerin, nënkomisionerin dhe 10 anëtarët e dy komisioneve, atij rregullator dhe atij të ankesave dhe sanksioneve. Ndërkohë, Kuvendi pritet që të ngrejë Komisionin e Posaçëm për verifikimin dhe përzgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së.
Sakaq, në Kodin e ri Zgjedhor parashikohet edhe një dispozitë kalimtare, që meqenëse opozita e bashkuar dogji mandatet në 2018 dhe nuk ka përfaqësues në Parlament për të përzgjedhur anëtarët, këtë herë do të ketë një anëtar nga jashtë me të drejtë vetoje. Po kështu, në këtë sesion parlamentar do të ndryshohet sërish Kodi Zgjedhor, pasi ndryshimet kushtetuese të seancës 30 korrik 2020 kërkojnë ndërhyrje në ligjin e zgjedhjeve.
k.m/J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është shprehur se nuk ka ende një garanci që Izraeli do ta njohë Kosovën si shtet. Nëpërmjet ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjetet sociale. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se k...
TIRANË– Pak orë pasi është vendosur data e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, Partia Demokratike, ka marrë ‘zjarr’ që të lajmërojë fundin e këtij...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Dosja.al se Gjykata Ndërkombëtare të Arbit...
TIRANË- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen të dielën e 25 prillit të vitit 2021. Kjo është data që ka dekretuar presidenti i vendit Ilir Me...
TIRANE– Gazetari Klodian Tomorri nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas lajmit të bërë nga Dosja.al se qeveria shqiptare duhet ti pagu...
TIRANË– Aktori i njohur, Mirush Kabashi, mund të jetë kryetar i një force të re politike. Megjithëse në gjendje shëndetësore jo perfekte, ai pritet të marr...
TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë, nënën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nishani sh...
TIRANË– Qeveria “Rama” ka gjetur një “zgjidhje” për të kënaqur pjesën më të madhe të kompanive që kanë fituar kontrata publike gjatë mandatit të saj, duke ...