"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Rikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter godet Durrësin, epiqendra në detin Adriatik
23 Shtator 2020, 05:55Nga DOSJA
DURRËS- Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit. Mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 26 km nga Tirana dhe 12 km nga Durrësi, me një thellësi 11 km. Lëkundjet sizmike janë ndjerë vetëm në qytetin e Durrësit, ndërsa në Tiranë qytetarët nuk kanë ndjerë këtë tërmet. Ndërkohë, nuk raportohet për dëme materiale.
Muajt e fundit disa tërmete kanë goditur vendin. Një tërmet u regjistrua më 15 shtator në qytetin e Lezhës. Epiqendra e tërmetit ishte 8 km larg këtij qyteti. Po kështu, 12 shtator, pati të tjera lëkundje sizmike në Lezhë. Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter tronditi banorët e Lezhës. Fatmirësisht nuk pati dëme materiale.
Që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit të kaluar, lëkundjet sizmike kanë qenë të herëpashershme, por jo shumë të forta. Në tërmetin e 26 nëntorit të 2019 humbën jetën 51 persona dhe u shkatërruan me mijëra ndërtesa.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Shqipëria është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme pasi gjatë natës ka patur shira të rrëmbyeshëm. Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar që të p...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë ikjen e të rinjve shqiptarë nga vendi...
ITALI– Alvin Berisha, i mituri shqiptar që ia doli të dilte nga kampi i Al-Holit në Siri, ka folur pas thuajse një viti për eksperiencën e tij. Në një lidhje di...
KRUJË– Një aksident i ndodhur në fshatin Borizan të Krujës ka zbuluar trafikun e 6 emigrantëve sirianë, të cilët i ishin drejtuar kufirit për të mbë...
TIRANË– Klotilda Zani dërgon një mesazh rrëqethës nga kampi sirian i Al-Holit. E reja, e cila ka shkuar në Siri bashkë me fëmijët e saj, flet për një...
TIRANE– Damian Gjiknuri ka deklaruar gjatë emisionit ‘Real Story’ se koalicioni është i mundshëm brenda së njëjtës listë. Kodi aktual Zgjedhor ka rënë dhe Kusht...
BRITANI– 3 shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi merreshin me kultivimin e hashashit. Mediat e huaja, bëjnë të ditur se policia britanike ka vënë në pranga ...
TIRANË– Gazetari Julian Kasapi ka treguar eksperiencën e tij të një viti më parë në kampin sirian të Al-Holit, ku jetojnë shumë gra e fëmijë shqipta...