LIVE UPDATES
Bota

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi/ The Guardian: BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve në takimin e Uashingtonit

17 Qershor 2020, 20:07 Nga DOSJA
Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi/ The Guardian: BE i frikësohet

Prestigjozja “The Guardian” ditën e sotme ka botuar një shkrim për rifillimin e dialogut Kosovë –Serbi, ku do të do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në SHBA më datë 27 qershor të këtij viti. “The Guardian” ka folur për reagimet që kanë bërë zyrtarët e lartë të të dy vendeve në lidhje me këtë çështje.

Shkrimi i plotë i TheGuardian

Njoftimi për takimin në Shtëpinë e Bardhë i cili u njoftua këtë javë nga i dërguari i BE-së Richard Grenell, erdhi si një surprizë për kryeqytetet evropiane dhe ngriti shqetësimet se një marrëveshje e nxituar mes Beogradit dhe Prishtinës mund të përfshijë një shkëmbim territoresh, që mund të ketë efekte të paparashikueshme,.

Serbia ende e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. Republika u shkëput pas një fushate të bombardimeve të NATO-së  në vitin 1999 kundër Serbisë dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Një marrëveshje e mundshme mund të hapë rrugën për tregti, njohje të ndërsjellë dhe pranim eventual në BE për të dy vendet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën konfirmoi se do të marrë pjesë në bisedime dhe tha: Kosova nuk ka kohë për të humbur, nuk ka kohë për të ngecur ose për të hezituar, ne duhet të lëvizim sa më shpejtë drejt perspektivës për t’u bërë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nato dhe BE.

Grenell, në shpalljen e takimit në Shtëpinë e Bardhë, foli për  një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

“Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi, ”shkroi ai në Twitter.

Po ashtu presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se bisedimet do të ishin kryesisht me natyrë ekonomike, dhe shtoi se Serbia dëshironte të angazhohej si me SHBA ashtu edhe me përpjekjet që po bënë BE- ja për të gjetur një zgjidhje.

“Ne nuk do të luftojmë me Gjermaninë apo Amerikën. Është e rëndësishme që në këtë betejë të mbetemi të padëmshëm “ – tha ai.

Roli i Grenell, një besnik i Trump, ka qenë i diskutueshëm. Në prill, ish-kryeministri  i Kosovës Albin Kurti akuzoi të dërguarin amerikan se po vendoste një grusht shteti për ta hequr atë për shkak të skepticizmit të tij për një marrëveshje të mundshme.

Kurti tha se Grenell nuk ishte i interesuar për përmbajtjen e një marrëveshje, por vetëm “nënshkrimin në fund të letrës”, e cila mund të paraqitet si një sukses për Trump në zgjedhje.

“Qeveria ime nuk u rrëzua për asgjë tjetër, por thjesht sepse ambasadori Grenell donte të nënshkruante një marrëveshje me Serbinë,” tha Kurti në prill.

Molly Montgomery, një ish këshilltare e Shtëpisë së Bardhë që ka punuar me Joe Biden kur ky i fundit ishte zv president, tha se ishte e vështirë “të merrte 100% besim” insistimi i Grenell që bisedimet e Shtëpisë së Bardhë do të ishin thjesht për ekonominë.

“Në kontekstin e Kosovës dhe Serbisë, çështjet ekonomike shpesh janë të lidhura me çështje politike siç kemi parë në të kaluarën,” tha ajo. Ajo gjithashtu vuri në dukje se BE-ja ishte “tërhequr tërësisht” nga bisedimet.

Pas njoftimit të bisedimeve, Grenell u sulmua nga kritikët në Twitter, përfshirë Carl Bildt, ish-kryeministrin suedez dhe kryetarin e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili kishte kritikuar vendimin për të anashkaluar BE-në. Bild vuan nga “Sindroma e turbullimit prej Trump”, shkroi Grenell.

Të martën, i dërguari i sapoemëruar i BE për dialogun dhe njëkohësisht ish-ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, udhëtoi drejt Prishtinës, për të biseduar me zyrtarët rreth procesit të dialogut Kosovë- Serbi

Ian Bancroft, i cili punoi për BE-në në veri të Kosovës dhe shkroi një libër të fundit për zonën, tha se dialogu i udhëhequr nga BE kishte arritur me shumë sukses.

Ai vuri në dukje, që të dy palët do të ishin të vetëdijshme se afati kohor i nxituar, dhe perspektivat e pasigurta të zgjedhjeve të Trump, i bëri minimale perspektivat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të zbatueshme.

 “Një administratë e mundshme e Biden do të kishte një qëndrim shumë të ndryshëm për këtë çështje,” tha Bancroft.

Ekziston edhe një shenjë tjetër e konsideratave delikate gjeopolitike që lidhen me ndonjë marrëveshje të mundshme. Vetëm disa orë nga njoftimi i Grenell të hënën, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, e thirri Vuçiçin për t’i kujtuar atij se çdo marrëveshje duhet të aprovohej nga këshilli i sigurisë i OKB. Vuçiç  ka luajtur nuk ka qenë I qëndrueshëm vitet e fundit duke iu vardisur BE-së dhe mbajtur marrëdhënie të mira me Rusinë.

Moska është e kujdesshme për rezultatet e marrëveshjes që mund të nënkuptojë se Serbia, një nga aleatët e saj të paktë në Evropë, hap derën për rritjen e ndikimit të SHBA-së ose NATOS. Vuçiç do të udhëtojë në Moskë për të takuar Putinin vetëm disa ditë para se të shkoj në Shtëpinë e Bardhë.

( A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni alksander vucic hashim thaci richard grenell alksander vucic hashim thaci richard grenell

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim