LIVE UPDATES
Bota

Rezoluta e vijave të kuqe bllokon integrimin, VMRO: Të respektohen studimet në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas

6 Korrik 2021, 20:36 Nga DOSJA
Rezoluta e vijave të kuqe bllokon integrimin, VMRO: Të respektohen

MAQEDONIA E VERIUT Një rezolutë e propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja për caktimin e vijave të kuqe me Bullgarinë, mund të bllokojë në pafundësi procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë, Muhamed Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve.

Përmes rezolutës që duhet të kalojë për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, VMRO-ja kërkon “të respektohen studimet shkencore maqedonase në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe vazhdimësinë historike, gjuhësore, kulturore.

“Të respektohen studimet shkencore, sipas së cilës gjuha maqedonase dhe dialektet e saj kanë vazhdimësi hapësinore dhe kohore. Të zbatohen konventat dhe deklaratat ndërkombëtare pozitive, dhe përgjithësisht të pranuara nga Kombet e Bashkuara për të drejtën e vetëvendosjes dhe të respektohet vullneti i shprehur lirisht dhe pa kushte për përkatësinë etnike të popullit maqedonas”,– thuhet në tekstin e rezolutës së VMRO-DPMNE-së.

Rezoluta e propozuar është mbështetur edhe nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev edhe pse fillimisht, kjo parti e refuzoi, duke akuzuar krerët e VMRO-DPMNE-së se përmes rezolutës tentojnë të përfitojnë politikisht, pasi sipas LSDM-së, “çështjet që kanë të bëjnë me identitetin asnjëherë nuk kanë qenë objekt i negociatave”.

Mbështetja që i jep LSDM-ja rezolutës së VMRO-së, sipas Muhamed Halili nga Këshilli i Ambasadorëve, rrezikon integrimin evropian.

“Nëse edhe LSDM-ja e përkrahë propozimin e VMRO-DPMNE-së, atëherë është e qartë se vështirësohet edhe më tej integrimi evropian i vendit tonë. Është e qartë se shpresat për hapje të negociatave, gjegjësisht të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare brenda këtij viti, po shuhen. Pra, nëse LSDM-ja e mbështet, shuhen të gjitha perspektivat për këtë vend. Partia e Zaevit si duket do ta mbështesë, meqë bëhet fjalë për garën e fitimin e pushtetit në zgjedhjet lokal në tetor”, -thotë Halili.

Por, Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve ndërkombëtare, thotë për Radion Evropian e Lirë, se askush nuk ka mandat për të negociuar për çështjet që kanë të bëjnë me identiteti, andaj edhe nuk sheh asgjë të keqe në miratimin e një rezolutë të tillë me konsensus të gjerë.

Ndërkohë, Muhamed Halili, nga Këshilli i Ambasadorëve thotë se procesi i integrimit nuk duhet të bllokohet andaj sipas tij, partitë shqiptare duhet të angazhohen për mosbllokimin e këtij procesi.

“Askush nuk ka mandat që të negociojë për emrin e gjuhës tonë apo për identitetin e maqedonasve, por edhe të gjithë atyre që jetojnë këtu. Askush këtë nuk mund ta bëjë pasi nuk kanë mandatin për një gjë të tillë, as Zoran Zaevi, as Hristijan Mickoski e as Ali Ahmeti apo kushdo qoftë tjetër.

Ne kemi përmbushur të gjithë kriteret për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, por nuk duhet me çdo kusht të pranojmë nënçmime apo kushtëzime me gjëra të kanë të bëjnë me veçoritë tone. Duam Evropën, por më shumë duam veten tonë. Të gjitha partitë duhet të punojnë për të zhvilluar vendim, të bëjmë reformat, të rrisim standardin jetësor, të bëjmë këtu Evropën”, -thotë Dujoski.

Atëherë duhet që forcat politike shqiptare në përgjithësi duhet të ulen dhe të bisedojnë se deri kur mund të durojnë që të mos të zgjidhet problem, apo mos duhet të presim dhe 30 vjet tjera (sikur në rastin e kontestit me Greqinë), të humbet perspektiva e të rinjve, të mbyllen dyert e BE-së, apo të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër e cila do të mundësonte integrimin e shpejtë dhe hapjen e perspektivës së të rinjve dhe të zhvillimit ekonomik”,- thotë Halili.

Partitë shqiptare, si Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë, ashtu edhe ato në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë shprehur kundër rezolutës. Ato thonë se “nuk mbështesin asnjë dokument që cenon rrugën drejt BE-së dhe prishjen e raporteve të mira ndërfqinjësore”.

Bullgaria edhe në Samitin e Luksemburgut të BE-së nuk hoqi dorë nga vetoja, duke pamundësuar kështu nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Veton ajo e vendosi fillimisht në nëntor të vitit të kaluar, duke kërkuar fillimisht zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me çështjet e identitetit maqedonas.

Marrë nga REL

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora keshilli i ambasadoreve muhamed halili nikolla dujoski partia opozitare vmro-dpmne keshilli i ambasadoreve muhamed halili nikolla dujoski partia opozitare vmro-dpmne

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale