LIVE UPDATES
Sport

Revolta e kampionit Briken Calja: Triumfin ma hodhët në kosh, i zhgënjyer dhe i zemëruar, jam i lodhur nga burokracitë… (

17 Tetor 2019, 11:17 Nga DOSJA
Revolta e kampionit Briken Calja: Triumfin ma hodhët në kosh, i

TIRANË– Kampioni i Peshëngritjes Briken Calja dhe fitues i 4 medalje të arta, 2 të argjendta Evropiane dhe një bronzi Botërore ka shprehur të gjithë revoltëne tij kundrejt institucioneve shtetërore që nënvlerësojnë kontributin e sportistëve në Shqipëri.

Në një status në rrjetet sociale, Calja shkruan se ende nuk është shpërblyer për të gjithë medaljet që ka marrë dhe se është ende në pritje.

Ndër rreshta, Calja shkruan se është mjaft i zemëruar dhe i lodhur nga burokracitë por që është kryelartë për gjithçka që ka arritur deri më sot. Ai e cilëson skandaloze situatën në të cilën po kalon, teksa shprehet se ka marrë shpërblemin e vetëm një medaljeje, për të cili ka pritur 1 vit kalendarik ndërkohë që duhet të priste vëtëm tre muaj sipas ligjit.

Më tej Calja shton se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë se Brendshme por deri më tani ka marrë vetëm heshtje.

Kampioni vë në dukje edhe faktin se duhet të ishte punësuar pranë Ministrisë se Brendshme ose te Mbrojtjes por deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur pavarësisht plotësimit të dokumentacionit.

Statusi i Briken Caljas

I ZHGËNJYER DHE I ZEMËRUAR POR KRYELARTË

Përgjatë dy viteve të fundit kemi arritur rezultate historike për sportin shqiptar dhe për peshëngritjen në veçanti!

Por në Shqipëri këto triumfe hostorike të hidhen në kosh sa hap e mbyll sytë.

Marrim nje shembull konkret: Në Bullgari kundështarit tim në peshën 73 kg Andreev Bozhidar, pas 21 ditëve, kohë e cila është normale për sa i përket pritjes që i bëhen analizave anti-doping, ministri perkatës i sporteve i bën pritje zyrtare dhe i siguron mbështetje të mëtejshme institucionale, financiare dhe morale për garat e ardhshme. Ndërsa në një univers paralel, Briken Calja në Shqipëri, fitues i 4 medalje të arta e 2 të argjendta Evropiane dhe një bronzi Botërore, ende nuk është shpërblyer për të gjitha medaljet që i takojnë dhe është në pritje akoma pas 19 muajve për një pritje zyrtare nga ana e institucioneve përkatëse. Kjo është skandal dhe qesharake njëkohësisht.

Meqë ra fjala te shpërblimet, po ju informoj e sqaroj që zyrtarët e ministrisë me anë të disa argumentave qesharakë nuk zbatojnë dhe hedhin në kosh rregullat e Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe V.K.M-në për shpërblimet në sport. Unë po kërkoj zbatimin e një VKM-je, asgjë më shumë, as lëmoshë e asgjë. Për Brikenin flet rezultati dhe jo burrokracitë dhe parazitizmat e rëmdomta që gjejmë në shoqërinë tonë.

Realisht ligji i sportit dhe VKM-të përkatëse janë përmirësuar ndjeshëm po problemi qëndron zbatimi i tyre.

Po vuaj padrejtesisht këtë çështje dhe dispozitat ligjore te parashikuara ne V.K.M dhe ligjin shqiptar më japin plotësisht të drejtë të përfitoj shumë herë me tepër se çkam përfituar deri më sot. Konkretisht, në 2018, kam marre 3 medalje ari dhe jam shperblyer vetem per nje te tille, shto dhe faktin që për shpërblimin e një medaljeve të vetme kam pritur 1 vit të plotë kalendarik, nderkohë ligji shqiptar e parashikon për 3 muaj. E njëjta gjë ndodh dhe me medaljet e 2019.

Me kanë kerkuar dokumentacion nga Federata Boterore,Europës,Komiteti Olimpik dhe Federata Shqiptare. Ja kam dorëzuar te gjitha dokumentat përkatëse dhe Ministria i ka dorëzuar vetë në institucionet përkatëse. Tani nuk dihet se ku qëndron problemi.

Çduhet të bëj më Briken Calja?

Prisni se ka akoma: Çështje tjetër është dhe punësimi i medalistëve të kampionatit Evropian dhe Botëror. Konkretisht nga ana ligjore unë përfitoj punësim pranë Ministrisë se Brendshme ose te Mbrojtjes por deri tani asgjë e tillë ska ndodhur edhe pse dokumentacionet janë plotësuar të gjitha zyrtarisht.

Se kur do të plotësohen këto gjëra nuk e di, mbase pas një shekulli?!

Ligji dhe VKM-ja për sportet kanë një vit që kanë hyrë në fletoren zyrtare.

Jam i lodhur nga këto burrokracira. Kur do të vijë dita kur do të marrim atë që meritojmë pa u bërë pjesë e këtyre dogmave skandaloze të shoqërisë sonë. Njëkohësisht nëpërmjet këtij postimi publik i drejtohem Kryeministrit dhe Ministres së Arsimit dhe Sporteve.

Jam i gatshëm të bashkëpunoj për ti dhënë drejtimin e duhur zgjidhjes së kësaj situate.

I zhgënjyer, i zemëruar por kryelartë.

Juaji, Brikeni

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport briken calja revolta e kampionit briken calja briken calja revolta e kampionit briken calja

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim