LIVE UPDATES
Bota

REPORTAZHI: Banorë të fshatit Cahan të Hasit mohojnë që në fshatin e tyre të jenë kryer tortura

17 Nëntor 2020, 15:09 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Banorë të fshatit Cahan të Hasit mohojnë që

HAS- Kukes-Has me 17 nëntor: Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dale të hënën e kaluar me 09 nentor para Dhomave të Specializuara. Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin, e Jakup Krasniqin , sipas aktakuzës së publikuar nga Specialja, kishin dhënë udhëzime, instruksione dhe urdhra lidhur me kundërshtarët e tyre, por, përveç kësaj, ata thuhet të kenë marrë pjesë personalisht në frikësimin, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve. Në aktakuzë përmenden disa raste, kur të njëjtët sipas dëshmitarëve janë parë në situata të tilla, si në Rahovec, kur pretendohet se ishin burgosur disa civilë serbë, ku ishin prezentë Thaçi, Veseli e Selimi. Në një nga pikat përmendet se Thaçi e Selimi kishin bërë disa veprime në frikësimin mbi njësitë që ishin të lidhura me LDK-në, duke iu referuar FARK-ut. Krahas lokacioneve që sipas aktakuzës gjenden në territorin e Kosovës, dy prej tyre janë evidentuar në territorin e Shqipërisë, pikërisht një në Kukes dhe një në Cahan të Hasit.

Fshati Cahan është perfshirë në raportin e deputetit zviceran Dick Marty ku sipas ketij të fundit në këtë fshat, por edhe në qytetin e Kukesit kanë ekzistuar kampe të UÇK-së ku keqtrajtoheshin shtetas të Kosoves të dyshuar si bashkepunetorë të regjimit serb. Prokurori amerikan në kuadër të EULEX-it, Robert Dean, ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Sabit Gecit, Riza Alisë, Haki Hajdarit e Shaban Hoxhes. Geci,Alia, Hajdari e Hoxha,u akuzuan për “krime lufte kundër popullatës civile të kryera në dy kampe të UÇK-së në Shqipëri, njeri prej tyre në Kukes dhe tjetri në fshatin Cahan. Sipas aktakuzës së Dean, Sabit Geci , Riza Alia e Haki Hajdari akuzohen se i mbajtën kosovarët që ikën nga konflikti dhe dyshoheshin për bashkëpunim me regjimin serb ose që kishin pikëpamje të ndryshme politike me ato të UÇK-së. Nderkaq trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe vendorë në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, pas disa seancave gjyqësore dhe pas dëgjimit të një numri të madh dëshmitarësh të mbrojtur të cilët janë mbajtur në kampe gjatë luftës në Kukës dhe Cahan. Geci, Aliaj, Hajdari dhe Hoxha janë dënuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Kështu ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, është dënuar me 15 vjet burgim, me 12 vjet është dënuar Riza Aliaj, Haki Hajdari me 6 e Shaban Hoxha me 7 vjet burgim. Por një akuzë e tillë, për keqtrajtime në Cahan të Hasit tashmë ekziston edhe për Hashim Thaçin , Kadri Veselin , Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Nderkohë dëshmitarë të fshatit Cahan pohojnë se tre të akuzuarit e parë kanë qenë në fshatin Cahan, ndersa ato nuk kanë parë asnjëherë në fshatin e tyre Jakup Krasniqin. Dëshmitarët e fshatit Cahan janë pesë burra të panjohur në opinionin e gjerë, por të etiketuar nga opinioni në Has të Shqipërisë si “Grupi I Cahanit” ose “Robin Hudet”hasjanë.

Katër prej tyre jetojnë ende në fshatin Cahan, ku vetëm njeri, më I vjetri në moshë është transferuar për në rrethinat e Tiranës. Katër prej tyre jetojnë në varferi, madje njeri merr edhe bukën e perditshme me listë, megjithese dikur kishte transportuar edhe thasë me para të fondit “Vendlindja Therret”. Në vitin 1997 kanë bërë betimin si ushtarë të UÇK-së dhe më pas kanë udhehequr transportin e pjesës më të madhe ta armatimit që ka perfunduar në Kosovë. Kanë thyer me qindra herë kufirin shqiptar-shqiptar të mbrojtur nga serbët ku kilometrat që ato kanë bërë në kembë permes maleve janë katershifrore. Që nga viti 1992 kur merreshin me transportin e cigares kontrabandë për në Kosovë per llogari të një tregtari nga Kosova dhe në vazhdim ato vazhdojnë të rrinë bashkë dhe në komunikimin mes tyre perdorim pseudonimet e luftës.

Ato dinë gjithçka ka ndodhur në ato vite në rajonin e Pashtrikut, por edhe në fshatin Cahan. Njohin dhe kanë shoqëruar shumicen e të ashtequajtures elite e sotme kosovare, por nuk kanë takuar pas luftes asnjerin prej tyre me perjashtim të Rexhep Selimit e Hysni Syles. Jetojnë ende me endrren e bashkimit të Shqipërisë me Kosoven . Ata janë të lumtur për kontribuitn që kanë dhënë në dobi të çeshtjes kombetare, por edhe për faktin se gjatë tre vjetëve që ato kanë shoqëruar grupet e njerezve me armatim nuk është vrarë apo plagosur asnjë person. Pjestarët e “Grupit të Cahanit” janë Bedri Cahani me pseudonimin Curri, Qamil Cahani(Turi), Agron Cahani(Gaja) , Gezim Cahani(Cjapi) dhe Hamdi Cahani(Xhaja).Te kater pjestarët e grupit kanë degjuar për raportin e Dick Marty, ku permendej edhe fshati I tyre dhe për këtë ato ndjeheshin të fyer dhe pergenjeshtrojnë atë pjesë të raportit ku behej fjalë për fshatin e tyre, nderkohë që ndjenin keqardhje për arrestimet e komandantëve të UÇK-së Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi , por edhe për Riza Alinë se gjendet në burg, pasi sipas tyre ai ishte vënë pergjegjës reparti vetëm se ishte trup madh dhe fliste me zë të lartë dhe nuk kishte bërë asnjë faj. Nderkohë ato mohojnë se në fshatin e tyre të jenë kryer krime lufte, apo keqtrajtime dhe janë të gatshëm të përballen me çdonjerin prej tyre, qofshin prokurorë, apo të ashtëquajtur viktima. Në ndertesën kryesore të ish repartit ushtarak të shumëpërfolur aktualisht banon një familje nga ky fshat, ndersa ndertesat e tjera brenda rrethimit perdoren si stalla bagëtishë.

Edhe gjatë luftes ato kishin sherbyer si stalla për kuajt që transportonin armë, ndersa një ndertesë e vogël kishte sherbyer si ambulancë ku trajtoheshin në fillim të plagosurit pjesmarrës në operacionin “Shigjeta”. Ish pjestari I grupit të pesëshes, Qamil Cahani tregon aresyet se pse ish reparti ushtarak I braktisur I fshati Cahan është kthyer në një bazë të UÇK-së në pranverën e vitit 1999. Ai ka treguar rolin e Fatmir Limajt(Çeliku)si koordinator në atë kohë dhe të RizaAliajt(Hoxha). Ai ka mohuar në mënyrë kategorike se në këtë bazë të UÇK-së të jenë keqtrajtuar njerëz, por thotë se baza është vizituar nga Fatmir Limaj si kordinator, Sabit Geci, Hysni Syla, Azem Syla, Xheladin Gashi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Nderkohë që në fshatin Cahan ka qenë edhe Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj . “Pas vrasjes së komandantit Adem Jashari levizjet në drejtim të kufirit u shtuan ku djemtë e Kosovës kerkonin armatim në Shqipëri. Vinin me grupe shumë të medha.

Nderkohë që mundesitë tona për t’i mbajtë erdhën duke u pakësuar. Duke parë që levizjet e mëdha të njerezve, pra të djemve që vinin nga Kosova për të kërkuar armatim u shtuan së tepërmi ne nuk kishin mundesi strehimi pasi fshati ishte i vogël dhe në kushte shumë të veshtira ekonomike. Meqenese ndertesa e ish repartit ushtarak ishte e lirë dhe e boshatisur është vendosur që personat që vinin nga matanë kufirit të priteshin e të percilleshin nga kjo ndertesë. Godina ka qenë jashtë funksionit. Janë kryer disa riparime të vogla, ndersa dritaret janë zënë me plastmas. Janë sjellë disa krevate dhe dyshekë ku disa janë marrë edhe nga familjet e fshatit Cahan per te bere te mundur që ushtarët e UÇK-së të pushojnë një natë dhe një dite dhe më pas të levizin me armë drejt Kosoves drejt frontit të luftes. Ne kohen kur filloi bombardimi e NATO-s shumë djem nga Kosova arriten te depertojnë kufirin dhe të hyjnë në territorrin tonë permes majes së Pashtrikut deri në fshatin Cahan.Ateherë duke parë gjendjen e krijuar në malin e Pashtrikut ku filloi perqendrimi I forcave serbe nuk u larguam serish per në Kosovë , por detyrimisht vendosen që të rrinë ketu dhe më pas të kthehen në Kosovë për në frontin e luftes kur të krijoheshin mundesitë. Ata kerkonin të armatoseshin patjetër . Kanë qëndruar në bazën e UÇK-së në ish repartin ushtarak.

Më pas ka filluar operacioni “Shigjeta” dhe ushtarët kanë dalë në luftë në terren”, thotë Qamil Cahani. Dëshmitari nga ky fshat ka treguar edhe për rolin e Fatmir Limajt në këtë bazë të shumëpërfolur në verilindje të Shqipërisë kufi me Kosoven. “Fatmir Limaj kishte rolin e koordinatorit. Ai kordinonte veprimet për zonen e Pashtrikut që personat të armatoseshin me sasitë e armeve që vinin në bazë dhe më pas të shperndaheshin në Kosovë. Perveç Fatmir Limajt si koordinator, baza e UÇK-së në Cahan është vizituar edhe nga shumë figura të tjera të UÇK-së si Sabit Geci, Hysni Syla, Azem Syla, Xheladin Gashi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe shumë të tjerë që nuk I njohim”, thekson në vijim Qamil Cahani. Ish kontribuesi në luftën e UÇK-së, kryesisht në transportimin e armëve për në Kosovë është njohur me aktakuzën ndaj ish komandantëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. “Jemi të informuar nga media për këto aktauza dhe në si fshat që kemi kontribuar sinqerisht për çeshtjen e Kosovës jemi ndjerë të fyer dhe jemi revoltuar së tepërmi.

Kjo është një akuzë e padrejtë. Nuk është keqtrajtuar asnjë person dhe nuk ka pasë burg në fshatin Cahan dhe këtë e themi me siguri duke vënë peng edhe jetën tonë. Për shkak të rrethanave të krijuara dhe të perfshirjes tonë në luftë ne kemi qëndruar ditë për ditë e natë për natë në bazën e UÇK-së. Kemi bashkejetuar dhe bashkëpunuar me të gjithë veprimtarët e UÇK-së në bazë në Cahan. Jam Qamil Cahani dhe deklaroj me pergjegjësi të plotë dhe me bindje të plotë se ketu nuk është torturuar askush. Për kete deklaratë timen jam gati të ballafaqohem me çdo lloj drejtësie. Këtë e bej per hir të luftes dhe të kontributit tim dhe të gjithë luftetarëve nga Shqipëria që kanë kontribuar për çeshtjen e Kosoves.

E theksoj edhe një herë se këtu nuk ka ekzistuar burg. Ky ka qenë një vend ku janë grumbulluar djemtë nga Kosovë që vinin për të marrë armatim .Ju kemi dhënë armatim. I kemi percjellë bashkë me shoket e mi.Le të dalë ballë për ballë me ne ai që është keqtrajtuar në fshatin Cahan”, thotë Qamil Cahani. Edhe dëshmitari tjetër nga ky fshat Bedri Cahani ka mohuar faktin se në fshatin e tij të jenë keqtrajtuar edhe disa civilë. “Unë di vetëm kete se në Cahan nuk kanë ardhë civilë, pasi nuk kishin se nga vinin pasi ardhja nga mali i Pashtrikut është shumë e veshtirë. Ne hynim e dilnim aty pa asnjë problem dhe nuk ka pasë asnjë civilë, por vetëm ushtarë. Ne dinim çdo gjë, çdo sekret, pra nuk ka pasë asnjëherë aty civilë, por vetem ushtarë të UÇK-së”, thotë Bedri Cahani.

Sipas tij, nga komandantët e lartë në Cahan ka adhë shpesh Hysni Syla, por komandant që ka qenë përgjegjës direkt ka qenë Xheladin Gashi(Plaku), ndersa gjatë operacionit “Shigjeta” ka qenë edhe Fatmir Limaj, Sabit Geci etj. “Ne nuk i pyetnim se si e kishin emrin ato zakonisht prezantoheshin me pseudonime. Në Cahan ka qenë edhe Ramush Haradinaj. Ai bashkë me tre të tjerë kanë shperthyer depot dhe kanë marrë arme që ishin të depozituara në shtepinë e Agron Cahanit, por nuk është reaguar me këtë rast pasi ne kishim degjuar për veprimtarinë e zotit Ramush Haradinaj”, thotë Bedri Cahani.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni cahan kukes dick marty cahan kukes dick marty


Sondazh

Poll
Bota 17 Nëntor 2020, 14:54

FRANCË-Një artikull me titull “Rishikimi i partneritetit transatlantik në dritën e trazirave që formojnë botën” u nënshkrua nga Ministrat e Jashtëm të Fran...

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik