Politike

REPLIKA/ Shkullaku: Edhe ju kur keni qenë në pushtet keni bërë lloj lloj budadallëqesh me mediat. Basha bën ‘mea culpa: S’do ndodhë më, ja 3 kushtimet e mia (VD)

  • Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashës: Skenë më të ndyrë se kjo s’ka!
  • Gazetari Armand Shkullaku ka folur lidhur me problematikat e medias duke mos i kursyer kritikat as për opozitën. Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë 'meaculpa' duke siguruar që diçka e tillë nuk do të ndodhë më.

    TIRANË– Replika të forta mes gazetarit Armand Shkullakut dhe kryedemokratit Lulzim Basha në tryezën e sotme për lirinë e medias, e cila ishte organizuar nga opozita. 

    Në fjalën e tij, gazetari Armand Shkullaku ka folur lidhur me problematikat e medias duke mos i kursyer kritikat as për opozitën, e cila sipas tij kur ishte në pushtet gjithashtu ka pasur sjellje jo të mira me median.

    “Ne po përpiqemi të ndalojmë këtë hap të pushtetit. Edhe ju si çdo politikan do të kishit dëshirë në nëndërgjegjen tuaj s’do donit të ishin mediat, që shumë gjëra të mos dilnin gjërat në sipërfaqe, por kur e bën këtë gjë me ligj, kjo është shumë e rëndë. Ne nuk jemi t’i bëjmë gjyqin një personazhi si Edi Rama.  Sot Rama ka filluar bën filma me 2 fëmijë, film real, merr dhe Rakip Sulin atje për rol dytësor. Kishtë bërë një film real. Edhe ju kur keni qenë në pushtet, keni pasur jo me ligj por me mënyra të tjera. Media afër, media larg. Kishit media që i shtrëngonit, media që i donit, keni bërë lloj lloj budallalliqe, madje keni ngritur dhe komisione hetimore. Do të ishte mirë që ky takim të niste me një ‘meaculpa’ për atë që ka bërë PD kur ishte në pushtet. Në radhë të dytë duhet të ndodhë me premtimin që duhet ta ktheni në akt kur të ktheheni në pushtet. Kështu që do të donim një angazhim nga ju nga kjo anë,”- u shpreh Shkullaku.

    Fjala e tij u pasua dhe nga një ‘meacupla’ nga ana e liderit të PD-së, Lulzim Basha lidhur me ndërhyrjen e partisë që ai drejton për pengimin e fjalës së lirë. Gjithashtu Basha ka garantuar se ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më në momentin kur demokratët të vijnë në pushtet. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mea Culpa e PD për gjithcka në këto 30 vite. Jam i gatshëm ta bej një zotim solemn për anulimin e këtij akti apo akti tjetër që cenon standardet europiane të shrehjes së lirë. Kërkesën për të hartuar së bashku një kuadër rregullues që do të hyjë në fuqi në javën e parë të qeverisjes nga opozita e bashkuar. Zotimi im është dhënia fund e çdo praktike që ka për qëllim dobësimin apo korruptimin e medias në transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim të gazetarëve, listë e zezë e cila tek me nuk ekziston. Tre përkushtime i marr sot para jush. Me të 25 shoqatat e medias nga dita e mërkurë e tutje mirëpres çdo formë konsultimi me ne dhe ekspertët tanë,”- tha ndër të tjera Basha.

    Deklaratat janë bërë sot nga tryeza e organizuar nga opozita për të diskutuar për paketën anti-shpifje, e cila kundërhstohet prej tyre. Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment