Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri janë mbledhur të hënën, 7 shkurt, për të vazhduar seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.
Seanca për presidentin është shtyrë për këtë javë, pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët kërkuan kohë që të paraqisnin argumentet e tyre pas 70 pyetjeve të drejtuara kësaj pale nga trupi gjykues i Kushtetueses.
Në seancën e fundit, përfaqësuesit e presidentit kundërshtuan procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e Komisionit hetimorpër shkarkimin e kreut të shtetit, duke argumentuar se ngritja e vetë Komisionit ishte shkelje e Kushtetutës.
Deputetët e Partisë Socialiste kishin themeluar një Komision hetimor për ta hetuar presidentin Meta për shkeljen e Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve qendrore në prill të vitit 2021.
Deputetët, pas gjetjeve të Komisionit, më 9 qershor të vitit 2021, kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit me 104 vota, duke thënë se ai ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë dhe se “me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë.”
Neni 90 i Kushtetutës së Shqipërisë e parasheh shkarkimin e presidentit nga Kuvendi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.
Sipas këtij neni, propozimi për shkarkimin e presidentit, në raste të tilla mund të bëhet nga të paktën një e katërta e anëtarëve të kuvendit apo 35 deputetë nga 140 sa i ka Kuvendi i Shqipërisë.
Presidenti Meta ka thënë se nuk do të njohë asnjë veprimtari të një kuvendi “njëpartiak” dhe se do të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik të vitit 2022.
Ai këtë deklaratë e bëri pasi shkarkimi i tij u votua në një kohë kur opozita e Shqipërisë kishte djegur mandatet e veta ne Kuvend.
Ato (mandatet) ishin zëvendësuar nga një opozitë tjetër, nga persona të partive përkatëse, por që nuk kishin marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë në zgjedhje.
Në rast të një shkarkimi të mundshëm, Meta automatikisht nuk mund të ushtrojë më asnjë kompetencë dhe rolin e tij e merr kreu i Kuvendit.
Meta është zgjedhur President më 28 prill 2017 me 87 vota, me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilën e drejtonte vetë Meta.
Mandati i presidentit është pesëvjeçar dhe roli i tij është kryesisht protokollar.
Marrë nga REL
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë një tjetër njoftim lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kryetari i KQZ Ilirian Celiba...
SHKODËR – Partia Demokratike publikoi sloganin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Shkodër në 6 mars ku do të kandidojë me Xhemal Bushatin. “Me ...
TIRANE- Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët u mblodh ditën e sotme dhe miratoi planin e hetimit. Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetarja e Ko...
DIBËR – Partia Demokratike po prezanton spotet për 6 kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki. Selia blu përfaqësohet ...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha në prag të zgjedhjeve të 6 marsit. Në një takim që zhvillo...
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri janë mbledhur të hënën, 7 shkurt, për të vazhduar seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e pre...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se do t’u përgjigjej 72 pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i ka dërguar në seancën e shqyrtimit të shk...
KORÇË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca duket se nuk ka asnjë problem me garimin e kandidatëve të zgjedhur nga ish-krye...
TIRANË – Zgjatja e mandatit të vetingut në drejtësi dhe reformat zgjedhore e ajo territoriale kanë riaktivizuar edhe një herë partnerët ndërkombëtarë...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar sloganin dhe posterin e fushatës së kandidatit për Bashkinë e Vorës, Ymer Markun. Në postimin e bërë në faqen...