Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Zyrtarizimi i dy grupeve parlamentare me në krye Rudina Hajdarin dhe Nimet Musain, solli ndryshimin e balancave brenda opozitës së re në Kuvend.
Adriatik Alimadhi, deputet i dalë nga listat e Partisë Demokratike, si pjesë e koalicionit opozitar ku bën pjesë partia ku aderon, Balli Kombëtar, tregon arsyen pse refuzoi të mos bëhej pjesë e grupit të PD.
Në një intervistë për Dosja.al, Alimadhi thotë se nuk është pjesë e grupit pasi ky veprim për të është i nxituar dhe për të rëndësi ka partia Balli Kombëtar.
Intervista e plotë:
Pse nuk u përfshitë në asnjë nga grupet parlamentare që u krijuan sot?
Personalisht jam deklaruar deputet i partisë Balli Kombëtar. Mendoj se grupet janë krijuar në mënyrë shumë të shpejtë dhe pa u diskutuar dhe pa ditur rrugëtimin se ku shkojnë dhe për këtë nuk isha i qartë, ndofta kam parë edhe një largim ndaj personit tim për shkak të deklarimit si deputet i partisë Balli Kombëtar.
A e dëmton aktivitetin tuaj parlamentar mospërfshirja në grup parlamentar?
Më intereson vetëm partia Balli Kombëtar hë për hë. Do të shohim në vazhdim, do kemi mundësi të tjera.
A ka mundësi të krijoni një grup parlamentar më deputetët e tjerë të pavarur?
Prisni, koha do japë gjithçka.
Në listën e deputetëve në faqen e Kuvendit, ju si deputetë të pavarur nuk figuroni fare. A mendoni se është thjesht një gabim teknik?
Mendoj se është gabim, personalisht kam kryer procedurat dhe kam të gjithë dokumentacionin, besoj ndonjë gabim teknik.
Çfarë ju ndan me dy grupet parlamentare të krijuara?
Nuk di ç’të them por i shoh të shpejtuar në procedura që nuk dihet se ku të çojnë. Sigurisht janë ende të rinj, ashtu siç jam edhe vetë, por me sa shoh dhe po kuptoj, na ndajne disa procese. Unë kam subjektin ata kanë regjistruar grupin, pra mungojnë siglat e tyre. Kjo duhet të jetë dhe një procedurë ligjore.
Si e vlerësoni Rudina Hajdarin në krye të grupit të demokratëve?
E shikoj që është aktive, respektoj vullnetin e saj. Mendoj se këto punët e politikës duhen marrë pak si shtruar, sidomos me këtë kapje të sistemit nga mendësia komuniste.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Deputetja e Kukësit dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke diskutuar në parlament për projektligjin “Për një pikë të përbashkët doganore me K...
Tiranë- Ditën e sotme KQZ i dha mandatin Andi Përmetit, i cili ishte kandidat nga lista e PD-së në qarkun e Korçës. Në një intervistë për Dosja.al Andi ...
TIRANE- Tre kandidatë nga listat e opozitës kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.Artur Roshi, Nikolin Staka dhe Zef Shtejni, janë tre kandidatët e...
TIRANË– Deputetja dhe njëkohësisht kryetarja e grupit parlamentar të demokratëve, Rudina Hajdari ka folur në Kuvend lidhur me vendimin e Holandës për vizat...
TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka uruar grupin e ri parlamentar të PD-së, i cili u prezantua në seancën e sotme plenare, nga kry...
Tiranë-Kryeministri Edi Rama për kërkesën e Holandës për rikthimit të vizave për shqiptarët është shprehur se KE në dhjetor të vitit të kaluar ka nënvizuar se ...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin 4 deputetëve të rinj të PD dhe LSI. Në mbledhjen e sotme, KQZ mandatoi: Fatjona Dhimitri nga lis...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme tha se djegia e mandateve nga ana e opozitës është një vendim, i cili nuk do ...
Tiranë- Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ka propozuar kryesisë së partisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme për zgjedhjet. Basha thekson në 3 propozimet e tij...
TIRANË– ‘Opozita e re’ ka zyrtarizuar dy grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim me 13 deputetë. (Lexo këtu)Një ndë...