LIVE UPDATES
Politike

Reforma zgjedhore/ Bylykbashi-Ramës: Propozimet një rrëmujë e vërtetë. Ironizon me Hajdarin dhe Murrizin

4 Prill 2019, 14:49 Nga DOSJA
Reforma zgjedhore/ Bylykbashi-Ramës: Propozimet një rrëmujë

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas vendimit të maxhorancës për shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhor, dhe kërkesës së kryeministrit drejtuar Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Bylykbashi shprehet: “Nuk e kam gabim, është pikërisht kështu “zgjeforme redhore”, sepse është një rrëmujë e vërtetë ajo që propozojnë socialistët, dhe kakofonia ‎dhe idetë konfuze e pa bosht të ndonjë deputeti sere me plastmas apo qe eshte çelur në inkubator me ndriçim dhe ngrohje artificiale. Socialistët e kanë nga halli sepse e shohin se si e gjitha po u shkon për dreq përmes gishtërinjve dhe bëjnë disa propozime për amendamente ‎që siç e thonë vete nuk mund të prekin problemet kryesore: shitblerja e votës (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administratën publike dhe abuzimi me burimet shtetërore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themelore, lirisë dhe sekretit të votës (rekomandimi prioritar 8 ). Pra, çfarë reforme do ishte po të mos trajtonte këto? Asgjë tjetër vetëm si një seancë tek salloni i bukurisë tek lagjja, para se të shkosh ne takim me ndërkombëtarët në takimin e qershorit.‎ Pak krehje flokësh, pak truk aty-këtu që stonon në kombinimin perfekt me ngjyrën e getave dhe takat e këpucëve”, thekson  Bylykbashi.”

Më tej ai është ndalur edhe tek deklaratat e bëra nga deputeti Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, ku kjo e fundit kërkoi rrëzim të sistemit.

“Nuk duan asgjë më pak‎ se ndryshime sistemi. Think big (si perëndimor) ose kërko 100 të marrësh 50 (si në pazar perimesh sere) kanë mësuar në shkollat respektive. Njeri ia këput gozhdës, tjetra gozhdës tjetër. Po t’i pyesësh më tej se si duhet bërë një gjë e tillë, pra si të reformosh sistemin zgjedhor apo sistemin e partive, nuk është çudi të dëgjosh: “duam mazhoritar me lista të hapura! Partitë të jenë me frymë euroatlantike paqësore”. Sir Thomas Hare apo Victor d’Hondt‎ kanë qenë thelbësisht gabim mesa duket që nuk e panë sistemin zgjedhor si një çështje agrokulturore. “Ku marrin vesh ata e’re!” do të thoshte ndonjëri”, shprehet Bylykbashi.

Ndërkohë i ftuar në televizionin News 24, ai u shpreh se Rama e ka sabotuar dy herë këtë reformë. 

“Është goxha e vonuar në këtë vullnet të rilindur për reformën zgjedhore. Kishte mundësinë të mos e sabotonte siç bëri në tetor dhe në dhjetor. Ne po punonin drejt një konkluzioni teknik, dy herë solli drafte të njëanshme duke shkatërruar vullnetin politik. Hoqi shanset për një marrëveshje”, tha Bylykbashi.

Reagimi i plotë:

Zgjeforma Redhore

Nuk e kam gabim, eshte pikerisht keshtu “zgjeforme redhore” sepse eshte nje rremuje e vertete ajo qe propozojne socialistet, dhe kakofonia ‎dhe idete konfuze e pa bosht te ndonje deputeti sere me plastmas apo qe eshte celur ne inkubator me ndricim dhe ngrohje artificiale.

Socialistet e kane nga halli sepse e shohin se si e gjitha po u shkon per dreq permes gishterinjve dhe bejne disa propozime per amendamente ‎qe sic e thone vete nuk mund te prekin problemet kryesore: shitblerja e votes (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administraten publike dhe abuzimi me burimet shteterore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themelore, lirise dhe sekretit te votes (rekomandimi prioritar 8 ).

Pra, cfare reforme do ishte po te mos trajtonte keto? Asgje tjeter vetem si nje seance tek salloni i bukurise tek lagjia, para se te shkosh ne takim me nderkombetaret ne takimin e qershorit.‎ Pak krehje flokesh, pak truk aty-ketu qe stonon ne kombinimin perfekt me ngjyren e getave dhe takat e kepuceve.

Por pjesa me gallate jane propozimet qe dalin nga serat e plastmasit apo inkubatoret. As qe u griset plastmasi i seres apo kriset xhami i inkubatorit per standartet e procesit zgjedhor. Nuk duan asgje me pak‎ se ndryshime sistemi. Think big (si perendimor) ose kerko 100 te marresh 50 (si ne pazar perimesh sere) kane mesuar ne shkollat respektive. Njeri ia keput gozhdes, tjetra gozhdes tjeter.

Po t’i pyesesh me tej se si duhet bere nje gje e tille, pra si te reformosh sistemin zgjedhor apo sistemin e partive, nuk eshte cudi te degjosh: “duam mazhoritar me lista te hapura! Partite te jene me fryme euroatllantike paqesore”. Sir Thomas Hare apo Victor d’Hondt‎ kane qene thelbesisht gabim mesa duket qe nuk e pane sistemin zgjedhor si nje ceshtje agrokulturore. “Ku marin vesh ata e’re!” do te thoshte ndonjeri.

Kjo Zgjeforme Redhore me Don Kishotin e gjate te mazhorances, Sanco Pancot dhe Dylqinete qe i mbajne ison ne ate salle, e kane gjetur cilit mulli me ere t’i turren atje ne sallen e parlamentit. “Sistemi sistemi!” bertasin a thua se sistemi e ka fajin pse demokracia ne partite politike eshte ne pike te hallit, futen kriminelet ne parlament, lihen jashte gra dinjitoze, korrupsioni politik ben kerdine, etj. Ky eshte karburanti politik qe i fusim sistemeve zgjedhore. Deri me sot kemi shkaterruar kater lloje sistemesh. E t’u vesh fajin atyre per sjelljen e partive dhe individeve politike ne Shqiperi, ‎eshte si te thuash qe fajin e ka Daimler Benz pse prodhon Mercedes Benz qe nuk duron dot naften e Ballshit dhe ngec ne rruge.

Nderkohe deputetet qe bejne betimin se do perfaqsojne veten dhe familjen e vet jane si ai transplanti i fytyres qe nuk ngjit, nuk eshte kompatibel sepse nuk perputhen as grupi i gjakut dhe asgje tjeter. Dhe seanca e djeshme ishte pasqyra ku dukej sa e shemtuar eshte fytyra me implant e kesaj mazhorance‎.

Nuk eshte cudi qe ne kete rrumpalle, Zgjeforma Redhore ne ate seren apo inkubatorin e vet, ‎te na prodhoje ndonje sistem te ri, psh “Zirrum me Prim”. Si ato domatet me hormone mbi vlerat e lejuara. Sir Thomas Hare dhe Victor d’Hondt qe kane shpikur dy prej formulave te sistemit tone zgjedhor, do te rrotulloheshin ne varr! Po ata kane qene gabim qe reformen e sistemit zgjedhor e shihnim ne menyre elitare.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bylykbashi ironizon me murrizin dhe hajdarin edi rama oerd bylykbashi reforma zgjedhore bylykbashi ironizon me murrizin dhe hajdarin edi rama oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari