Politike

Opozita në rrugë/ PS e pret edhe 8 muaj për reformën zgjedhore, Balla letër Ruçit për shtyrjen e afatit

Numri dy i PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar shtyrjen e afatit të veprimtarisë së reformës zgjedhore deri në datën 28 nëntor të këtij viti. 
Featured image of article: Opozita në rrugë/ PS e pret edhe 8 muaj për reformën zgjedhore, Balla letër Ruçit për shtyrjen e afatit Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla

TIRANË- Ka propozuar kryerjen e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore. 

Kreu i Gupit Socialist, Balla kërkon që afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në 28 nëntor dhe të punojë edhe për sistemin zgjedhor. Balla ka kërkuar shtyrjen e afatit edhe pse ai i parashikuar nga legjislacioni për punën e Komisionit Zgjedhor është një muaj më vonë, deri në datën 16 maj 2019. 

Më tej në letrën e tij, Balla propozon që pjesë e diskutimeve të jenë edhe çështjet e sistemit zgjedhor dhe që Komisioni të realizohet në disa faza. 

Letra e Ballës për Ruçin:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë është Reforma Zgjedhore?

Reforma zgjedhore është pjesë e paketës së kërkesave që opozita i kërkoi maxhorancës në marrëveshjen e 17 majit për t’u futur në zgjedhje. Komisioni i reformës zgjedhore përbëhej nga 8 ekspertë nga 4 për secilin krah politik. Komisioni drejtohej nga dy bashkëkryetarët, Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi. Ndër pikat që përfshin kjo reformë është: Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, konsolidimi i balancës gjinore, votimi elektronik, kontrolli i financimit të partive politike, përfshirja e votave të emigrantëve etj. Punimet për arritjen e një draft-rezolute janë pezulluar pasi opozita ka djeguar mandatet. Afati i parashikuar nga legjislacioni për punën e Komisionit Zgjedhor është deri në datën 16 maj 2019. Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i deleguar nga Partia Socialiste për çështjet zgjedhore ka thënë sot se Reforma Zgjedhore do të jetë e vlefshme për zgjedhjet parlamentare 2021 duke i dhënë kohë opozitës të rikthehet deri më 5 maj. Në rast të kundërt, pjesa tjetër e Komisionit do të plotësohet nga “opozita e re.”

(k.m./dosja.al)

Shto Koment