Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Me anë të një postimi në Facebook, Manja shkruan se në takim ishin drejtorët e burgjeve si dhe shefat e policisë përkatëse, ku ka tërhequr vëmendjen për disa pika, siç janë problemet e trashëguara si dhe se emërimet duhet të kalojnë njëherë në shkallën e pastërtisë. Ai gjithashtu ka paalajmëruar për kallëzime penale për drejtuesit nëse kanë neglizhuar detyrën apo kanë abuzuar më të.
Postimi i Plotë:
Nëse Ministrinë e Drejtësisë do e shihja si një piramidë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do ta vendosja si themel dhe gurët e bazës së saj. Prandaj vëmendjen, prioritetet, por edhe kërkesën e llogarisë e kam disa fish më të lartë. Sot u përballa sy më sy me të gjithë drejtorët e IEVP, së bashku me shefat e policisë përkatëse, në një analizë të gjerë, të thellë dhe me shumë fakte edhe në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Tërhoqa vëmendjen për:
1) Probleme të trashëguara, por në disa raste vërejta se problemi janë vetë drejtuesit dhe marrëdhëniet mes tyre.
2) Rishikimin urgjent të udhëzimeve, apo akteve të shumë e shumë viteve përpara, të cilat bien ndesh me vizionin tonë. Urdhërova ngritjen e një grupi pune për të punuar për kuadrin rregullator nënligjor dhe çdo akt të shihet në kuadër të rregullores së re.
3) Çdo gradim apo emërim nuk duhet të kalojë asnjë shkallë pa filtrin e pastërtisë së figurës.
Paralajmërova për:
1) Kallëzime penale të zinxhirit drejtues, deri tek abuzuesit, për punonjësit që kanë neglizhuar kryerjen e detyrës pa arsye dhe janë lejuar për këtë.
2) Mbylljen e objekteve që shesin pranë IEVP, duke nisur shumë shpejt zbatimin e strategjisë si në të gjitha vendet perëndimore. Projekti pilot nis në tre ose katër IEVP menjëherë dhe më pas shtrihet në të gjitha IEVP.
3) Marrëdhëniet nepotike, komunikimin jo vetëm mes stafit, por edhe staf-persona në konflikt me ligjin, kujdesin e shtuar dhe rregullin për takimet pas heqjes së kufizimeve anti-covid, menaxhimin e banorëve të IEVP nëpërmjet fjalës e jo mjeteve shtrënguese.
Premtova për:
1) Verifikimin në çdo IEVP personalisht të të gjitha ankesave të ardhura nga vetë të dënuarit në celularin tim, duke nisur me pyetjen e parë se ku e kanë gjetur celularin për komunikim.
2) Masterplanin e sistemit duke shkuar drejt mbylljes së disa IEVP dhe krijimit të strukturave të mëdha në përshtatje edhe me hartën e re gjyqësore.
3) Rikonceptimin e menaxhimit të burimeve njerëzore edhe në bazë të qendrave të banimit.
Dhashë afate për:
1) Zgjidhjen e problemit të uniformave, trajtimit financiar dhe trajtimit ushqimor për stafin.
2) Ngritjen e një policie burgjesh model, bazuar në sistemin e karrierës dhe gradave.
3) Trajtimin me prioritet maksimal të punësimit në IEVP në bashkëpunim me sistemin privat.
(I.A/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu deklaroi se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së munguan dy zëvendës kryetarët Luciano Boci...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me mbledhjen e Kryesisë në Kuvendin e Shqipërisë. Në ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e ka konsideruar një shpikje mbledhjen e sotme në selinë e Kuvendit. Në një postim...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat dhe deklaratat e tij në kom...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill të vitit të shkuar në Elbasan. Në prononcimin e tij t...
TIRANË- Jozefina Topallin, Myslim Murrizin, Rudina Hajdarin dhe të tjerë të rikthyer në Partinë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha i cilëson si fi...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me qëndrimin e tij për çështjen e Presidentit dhe deklaratat e Enkelejd Alibeajt. Në ta...
TIRANË– Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur nëse ndihet i shqetësuar për faktin se nuk ka asnj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bankat e nivelit të dytë do ti bashkohen revolucionit digjital për të lehtësuar pengesat dhe vonesat e s...
TIRANË- “Stop vrasjeve në komisariate,”-kjo do të jetë slogani i protestës së nesërme në Komisariatet e vendit. Lajmin e ka bërë me dije ish-kryeministri S...