LIVE UPDATES
Politike

Rama: Do i japim fund radhëve në banka për shërbimet, transporti me bileta online

6 Maj 2022, 11:00 Nga DOSJA
Rama: Do i japim fund radhëve në banka për shërbimet,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bankat e nivelit të dytë do ti bashkohen revolucionit digjital për të lehtësuar pengesat dhe vonesat e shërbimeve siç u bë me shërbimet publike me dokumente. Rama ka zbuluar se së shpejti do të nisë një fazë tjetër edhe me transportin publik ku nuk do të ketë më bileta letre dhe të gjitha do të bëhen online për urbanët edhe për autobusët ndërqytetas.

“Siç duhet ta dini prej 1 majit nuk ka më sportele fizike të administratës dhe të gjitha shërbimet ofrohen online. Mbeten fizikisht 5% e shërbimeve për të cilat është e domosdoshme prania e personit. Teknologjia akoma nuk na ka dhënë një zgjidhje se si mund të martohemi online por do të vijë edhe kjo. Në të njëjtin raport për fat të keq Shqipëria merr një vlerësim të ulët për IComers, kur vjen puna tek bankat ne jemi të fundit. Në rajon se në pjesën tjetër po se po. Radhët në banka që në sabah me njerëz që i orienton një roje, nuk janë ngjarje të përditshme të kontinentit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që Shqipëria nuk mund të jetë në një vend të lartë klasifikimi. Natyrisht kjo është mrekullia e teknologjisë që i jep mundësinë një vendi që të bëje kapërcime të mëdha në një kohë të shkurtër, Nga ana tjetër jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Çdo muaj shumë sipërmarrje për të paguar TVSH dhe sigurimet shoqërore të punonjësve. Një ritual që nuk ju vjen mirë as juve ta keni tek dera e bankës.

Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave jo ke radhën ti jo unë, sikur është radha e qumështit spo sportelet e deri djeshme që ishin një turp. Ndërkohë sot qytetarët kanë një lehtësi në e-albania, është normale të ankohen për bankat. Nuk ka pse një qytetar që ka një kartë krediti të niset për tek dera e bankës për të paguar për një shërbim publik. Siç bën tek e-albania mund të kryejë edhe pagesën. Më në fund shumë shpejt do të hyjmë në një fazë tjetër me transportin publik ku nuk do të ketë bileta letër dhe e gjitha do të bëhet online, siç bën çdo qytetar rreth nesh për biletat ndërqytetase dhe urbanët. Kjo do të thotë jo lehtësim shërbimi por rritje cmimi, Qeveria subvencionon mbi 5 mln euro. Si mundet në t’iu themi atyre që do ta merrni on line shërbimin dhe do paguani komision. Janë bërë dsikutime teknike dhe s kanë dalë në rezultat, se këtu është cështje vullneti. Gjë që është krejt normale. Qeveria e Shqipërisë, kabineti e kishte gati të gjithë sistemin për të hequr letrat dhe për ti ndërtuar të gjitha proceset në rrugë dixhitale dhe vazhdonte prodhonte akte në letër. Dhe i gjithë procesi i edukimit sensibilizimit nuk ka dha rezultat deri ditën që u ndërpre sistemi i letrave. Rezultati një javë u desh që gjithcka të funksionojë normalisht pa letra.

Kjo është arsyeja e ndërprerjes së sporteleve në një ditë. Ndërkohë që gjendja civile ka disa vite që certifikatën ta lëvrojë on line, Shqipëria vijonte të prodhonte në letër. 1.5 mln certifikata vazhdonin jepeshin. Dhe shkuam iu morëm letrat nga duart dhe printerat dhe shërbimi vijon kështu që ngarkime shkarkime mandatesh, nëpër copa letrash, janë absolutisht të papranueshme më dhe kështu, rritet vlerësimi për Shqipërinë, por ulen kostot. E di që bankat për fitimin nuk njohin ‘nënë e babë’, por jo deri këtu.

Bankat e nivelit të dytë, kanë kosto 5-20% për cdo pagesë të kryer në sportel apo e banking dhe është e pamundur të përballojmë ankesat e qytetarëve që thonë, c’vlerë kanë shërbimet me shpejtësi në eAlbania dhe të rrimë në radhë në bankë. Cdo pagesë për një shërbim online, banka e njeh ditën e nesërme, në rastin më të mirë. Nëse sistemi bankar ka qenë ndër pionerët e zhvillimit në këtë aspekt jeni si fermerët por me ndryshimin që ju jeni banka dhe fermerët punëtorë të tokës. Nuk ndodh të pranojmë t’iu rritet cmimi i biletës qytetarëve për shkakun tuaj. Duhet të bashkoheni me revolucionin dixhital duke bërë secili pjesën e vet. Është shokuese që panorama e sotme është kjo që është ne kemi kursyen me laps në dorë 7.1 mln euro për të marrë një cope letër, dhe cfarë ishin deri dje certifikata, dëshmia e penalitetit, apo dokumente të tjera me lekë, sot janë eleminuar dhe është moment që bashkarisht të ngrini grupin e punës, dhe duhet që të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente që jeta e qytetarëve të lehtësohet maksimalisht, dhe mbetet ai stresi që kur ulen për kredi, dhimbjet janë si të lindjes në maternitet, thonë se unë s’e kam bërë ndonjëherë.“- tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama edi rama 6 maj 2022 edi rama edi rama 6 maj 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet