LIVE UPDATES
Politike

Kryesia e PD, Agalliu: Munguan Boci dhe Salianji, do rimblidhemi të hënën

6 Maj 2022, 12:07 Nga DOSJA
Kryesia e PD, Agalliu: Munguan Boci dhe Salianji, do rimblidhemi të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu deklaroi se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së munguan dy zëvendës kryetarët Luciano Boci dhe Ervin Salianji. Ai u shpreh para mediave se është e drejta e çdo deputeti për të vendosur dhe diskutuar për axhendën parlamentare. Agalliu shtoi se mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 09:15.

DEKLARATA:

Ditën e djeshme, në profilin e tij personal në rrjetin social Facebook, deputeti z. Luciano Boci ka publikuar një postim, në të cilin, ndër të tjera, ka kërkuar thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së. Kjo kërkesë është përsëritur edhe nga deputeti z. Ervin Salianji, në mbledhjen e djeshme të deputetëve të PD-së. Kërkesat e z. Boci dhe z. Salianji kanë gjetur dakordësinë e Grupit, dhe ditën e djeshme sekretari i Grupit z. Agalliu ka njoftuar rregullisht nëpërmjet telefonit secilin anëtar të Kryesisë së Grupit për zhvillimin e mbledhjes ditën e premte, datë 6 maj 2022, ora 09:15. Siç është bërë e ditur tashmë, në zyrën e Grupit të PD-së pranë Kryesisë së Kuvendit u paraqitën kryetari, sekretari dhe zëdhënësja e Grupit, ndërsa munguan në mbledhje të dy zëvëndëskryetarët, përkatësisht z. Boci dhe z. Salianji. Pasi u konstatua ekzistenca e kuorumit, me shumicë votash, u vendos zhvillimi i mbledhjeve në mënyrë periodike cdo të premte, ora 09:15, dhe me qëllim që t’u jepej mundësia edhe dy kolegëve që mungonin, u vendos zhvillimi i një mbledhjeje jashtë rradhe ditën e hënë, datë 9 maj, ora 09:15. Sic mund ta kuptoni, vendimet e Kryesisë ishin të një natyre krejtësisht organizative dhe nuk përfshinin vendimmarrje thelbësore, të cilat së bashku me kolegët Alibeaj dhe Pampuri, menduam që duhet të diskutohen në momentin që do të jenë të pranishëm edhe kolegët Boci dhe Salianji. Sa i përket se cilët janë anëtarët e Kryesisë së Grupit, më lejoni t’ju bëj me dije se neni 16, pika 1 e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë parashikon se kryesia përbëhet nga kryetari, zëvëndëskryetari, sekretari dhe zëdhënësi i Grupit. Rregullorja është lehtësisht të aksesueshme dhe mendoj se cështja e kuorumit është e qartë për këdo. Nuk ka asnjë lloj nxitimi, por vlerësojmë se është e drejta e cdo deputeti për të diskutuar dhe vendosur për axhendën parlamentare, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Madje, kjo ishte arsyeja që kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi në Konferencën e Kryetarëve shtyrjen e afateve, në mënyrë që Grupi të kishte kohën e nevojshme dhe të mjaftueshme për të dakordësuar qëndrimin e tij lidhur me cështjen e Presidentit të Republikës. E megjithëkëtë edhe pse kolegët nuk erdhën sot, u la që mbledhja të zhvillohej jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj, ora 09:15.

LAJMI KRYESOR: 2 vendimet-Mbledhja e Kryesisë së PD,mungon Salianji e Boçi:Pse gjithë ky nxitim?(REAGIMET)

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike arbi agalliu luciano boci arbi agalliu luciano boci

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni