LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti ‘Tepër sekret’: Mbasi ndenjëm gjysmë ore të rrethuar, kursantët rusë i hodhën armët!

1 Tetor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Raporti ‘Tepër sekret’: Mbasi ndenjëm gjysmë ore

Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret”, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) të cilat i përkasin vitit 1961 dhe janë pjesë e një dosje voluminoze me letra, raporte, informacione, relacione, udhëzime, peticione, etj., ku bëhet fjalë për fillimin e kontradiktave dhe prishjen e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Bashkimin Sovjetik, gjë e cila asokohe u ndie shumë tek studentët shqiptarë që asokohe ndodheshin me studime në shkollat dhe universitetet e Bashkimin Sovjetik, të cilët, sipas urdhrit të marrë nga Tirana, i ndërprenë studimet dhe prisnin udhëzimet për t’u kthyer në Shqipëri. Dosja e plotë e studentëve shqiptarë në ish-Bashkimin Sovjetik, ku pjesa më e madhe e tyre, kryesisht ata që vazhdonin akademitë ushtarake, patën probleme të mëdha dhe u ndeshën me peripeci të shumta me autoritetet zyrtare ruse, duke u vënë deri në masën e arrestit si dhe ndërhyrja e atasheut ushtarak shqiptar në Moskë, gjeneral-major Halim Ramohito, për zhbllokimin e situatës dhe kthimin e studentëve ushtarakë shqiptarë në atdhe.

Fondi: KOMITETI QENDROR I PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË

Përmbajtja: RAPORTE E RELACIONE TË ISH ATASHEUT USHTARAK SHQIPTAR NË BASHKIMIN SOVJETIK HALIM RAMOHITO, PËRGJEGJËSVE TË GRUPEVE E SEKRETARËVE TË ORGANIZATAVE BAZË TË PARTISË TË KURSANTËVE DHE TË OFICERËVE QË STUDIONIN NË SHKOLLAT USHTARAKE TË BRSS KU BËHET FJALË: MBI ZBATIMIN E URDHRIT TË QEVERISË SË RPSH, PËR KTHIMIN NË ATDHE TË KURSANTËVE TË MARINËS, ETJ. PENGESAT DHE VËNIEN E TYRE NË KONDITA ARRESTI NGA ORGANET SOVJETIKE, QËNDRIMIN E MIRË POLITIK TË KURSANTËVE DHE OFICERËVE SHQIPTARË DHE BISEDAT QË ATA KANË PASUR ME QYTETARË, KURSANTË E OFICERË SOVJETIKË, PËR GJENDJEN NË BASHKIMIN SOVJETIK PAKËNAQËSITË NDAJ POLITIKËS SË HRUSHOVIT, MBLEDHJEN E BUKURESHTIT E TË MOSKËS, QËNDRIMIN NDAJ REVIZIONIZMIT JUGOSLLAV, SOLIDARITETIN E POPULLIT, KURSANTËVE, SI DHE DISA OFICERËVE SOVJETIKË, ME QËNDRIMIN E DREJTË TË PPSH-së.

Vijon nga numri i kaluar

TEPËR SEKRET

RELACION I GRUPIT TË SHKOLLËS PUSHKIN

(Inxhinieri mbiujëse e nënujëse)

Në datën 14.5.1961, gjeneral Halim Ramohito, erdhi në shkollë dhe na komunikoi vendimin e Partisë e të qeverisë sonë mbi largimin e të gjithë kursantëve dhe oficerëve që studiojnë në BRSS, në degën e marinës. Kursantët këtë vendim, e pritën me entuziazëm dhe brohoritje të madhe për PPSH dhe për shokun Enver Hoxha. Ata, thanë njëzëri që janë gati të shërbejnë aty ku ka nevojë partia dhe atdheu. Ky vendim i gëzoi shumë kursantët dhe ata thanë se, krenohen shumë për partinë tonë të dashur, dhe për udhëheqësin e madh të popullit tonë, shokun Enver Hoxha.

Qëndrimi i kursantëve në këtë kohe ka qenë shumë i mirë dhe nuk ka pasur ndonjë lëkundje nga ana e tyre megjithëse, sovjetiket tentuan që t’i mbanin disa prej tyre atje. Komanda e Shkollës, me të marrë vesh urdhrin e qeverisë sonë u revoltua dhe na thanë që neve nuk kemi ndonjë urdhër e as dijeni për këtë gjë dhe si rrjedhim, nuk ju lejojmë që të ikni nga shkolla dhe të braktisni studimet. Por neve studimet i ndërpremë sipas urdhrit të gjeneral Halimit.

Në datën 20.5.1961, kur shkova në hotel ‘Astoria’ për t’u takuar me gjeneral Ramohiton, ai më dha urdhër që të nisemi urgjent për në stacionin e trenit. Dhe unë po sipas këtij urdhri veprova. Me të mbërritur në ‘uçilishte’, lajmëroj shokët që të bëhen gati për tu nisur. Pas këtij momenti, të gjithë shokët u bënë gati dhe dolën me gjithë valixhet në oborrin e shkollës. Komanda e Shkollës në këtë kohë, dha urdhër të menjëhershëm për alarm luftarak dhe pas 10 minutash, gjendemi të rrethuar nga dy kompani kursantësh të armatosur me automatikë në gatishmëri të plotë ushtarake. Komanda tentoi që të dërgonte kursantët një e nga një për të na rrethuar, po asnjëri nga ata nuk vinte. Atëherë ajo, i vuri ata në rresht dhe i solli në rrethim.

Mbasi ndenjëm gjysmë ore të rrethuar, kursantët sovjetikë i hodhën armët dhe erdhën për tu takuar me ne. Komanda për këtë veprim, iniciatorët i futi në burg. Mbasi u mor vesh nga familjet që jetonin afër nesh, për largimin tonë ata e pritën me trishtim këtë lajm. Komanda e Shkollës i hoqi ushtarët e armatosur dhe i la ata vetëm rreth gardhit, ku ishte godina jonë. Kështu sovjetikët, ndërmorën masa akoma më të rrepta ndaj nesh, që ne, të mos merrnim kontakt me popullin. Ata na thonin, se: ne bëjmë agjitacion e propagandë kundër vendit tone, kurse ne, vepruam ashtu siç na u dhanë udhëzimet nga gjeneral Halimi, me ata që bisedonim e fillonim që nga Mbledhja e Bukureshtit e deri në ditët e sotme, të gjitha argumentet siç na i kishte thënë Partia.

Populli kur dëgjonte këto, habitej dhe thoshin se neve do të ngeleshim vetëm ashtu siç kishim qenë përpara luftës. Kishte njerëz me të cilët ne bisedonim dhe ata, na thoshin që atje ku ju dhëmb juve, na dhëmb dhe neve, po nuk kemi se ç’bëjmë, sepse na internojnë në Siberi. Kështu, p.sh., Komisari i fakultetit që kishte gradën major, në një diskutim theksoi po të njëjtën gjë që nuk kemi se çfarë të bëjmë, pavarësisht se po shohim gjithçka se ç’po ndodh, dhe ky diskutim që bëmë bashkë, të ngelet mes nesh. Në të njëjtën mënyrë, veproi dhe komandanti i kompanisë, e shumë e shumë të tjerë. Të gjitha vajzat që kishin pasur lidhje me ne, u mblodhën tek stacioni i trenit për të na përcjellë. Patrullat e garnizonit kërkonin që t’i shpërndanin, ndërsa ato, i’u thoshin: ikni more xhandarë budallenj, ku merrni vesh ju.

Por në mënyrë demonstrative, patrullat e shpërndanë grupin e vajzave. Kur ju erdhi urdhri shkollës që ne do të largoheshim, ata sërish e mbanin të fshehtë me arsyen se ne do të kërkonim liridalje dhe do të bënim takime në popull. Ne, që dilnim si oficer, na shoqëronin agjentët e Sigurimit nga prapa. Ditën që u larguam, Komanda e Shkollës, i mbylli kursantët e saj brenda me qëllim që ata të mos takoheshin me ne. Mirëpo ne, kur hipëm në makina, filluam me parullat tona: rroftë miqësia, rroftë partia e Leninit dhe e Stalinit, rroftë Partia e Punës me në krye shokun Enver Hoxha, etj. Në këtë moment kursantët sovjetikë, meqë dyert ishin të mbyllura dolën në dritare dhe na përshëndesnin, duke na thënë që ne do të riktheheshim prapë atje, se kjo situatë nuk do të zgjasë, etj.

Komanda e shkollës, me qëllim që të mos haste makina me njerëz që të dëgjonin parullat tona, na mbajti në disa rrugë me qarkullim të pakët. Por për fat, punëtorët e grumbulluar afër një kanali në Pushkin, na dëgjuan neve që brohorisnim, dhe ata na përshëndetën me kazma e lopata. Kështu vepruam edhe në Leningrad. Kur u ndamë me shokët e shoqet sovjetike, që kishin ardhur për të na përcjellë, oficerët e Sigurimit të Ushtrisë, kërkonin që t’i largonin ata dhe të na përcillnin vetë neve. Kur ne hipëm në tren, ata na shoqëruan me njerëz të Sigurimit me qëllim që të mos kalonim nga njëri vagon në tjetrin dhe njerëzit të mos merrnin vesh që ne po udhëtonim me tren. Kështu edhe kur mbërritëm në Moskë, na erdhën për të na marrë makinat e drejt e në aeroport.

TEPËR SEKRET

R E L A C I O N

Në vijim të relacionit të grupit të kursantëve të Shkollës së Pushkinit, që studionin për Inxhinieri Mekanike mbiujëse e nënujëse. Relacioni që ka shkruar Sekretari i Organizatës së Partisë shoku Dhimo Sinani është plotësisht i drejtë. Po shtoj disa gjëra të cilat i quaj të nevojshme dhe të domosdoshme, që i duhen Partisë sonë dhe Komandës. Në datën 20.5.1961, kur Atasheu, gjeneral-major Halim Ramohito na dha urdhër për nisje, erdhi për të na ndihmuar në shkollë, nën-kolonel Haki Gjondeda dhe me këtë rast, dua të theksoj qëndrimin burrëror që mbajti para komandës së shkollës shoku Haki.

Profesorët tanë që shumica e tyre ishin Kapitenë të rangut të parë, largimin tonë e kanë pritur me hidhërim të madh. P.sh., Kapiteni i I-rë, Bruk, kur po na përcillte na tha: “Më vjen shumë keq që po largoheni, por mos harro se miqtë, po i lini prapa”. Kurse disa të tjerë thoshin se: Hrushovi, është mësuar t’i japë “Polnik vperiod i polnij nazad”, d.m.th. “fjalët që thotë njëherë, nuk i thotë herën tjetër. Ai i kthen fjalët prapa prandaj, edhe ju do të riktheheni dhe e drejta juaj do të triumfojë”.

Përshtypje të madhe më ka bërë mua, biseda që kam zhvilluar me një oficer të Sigurimit të shkollës sonë, që na përcolli deri tek stacioni i trenit në Leningrad. Në bisedën që bëra me të, ai më tha: “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët këtu rrethuan 300.000 ushtarë sovjetikë, ku ishte komandant pikërisht Nikita Hrushovi. Ata, u vranë që të gjithë dhe mua personalisht, m’u vra babai dhe vëllai i madh dhe për këtë fajin e ka Hrushovi. Nga ky fakt, tha ai, sikurse dhe nga shumë fakte të tjera, rezulton se ata që kanë bërë krime gjatë luftës, po na komandojnë dhe ne që kemi vuajtur, po u nënshtrohemi atyre se nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër. Na ka hyrë frika në kockë. Unë e kuptoj që qeveria jonë bën presion politik dhe ekonomik mbi Shqipërinë, por gjithsesi, Partia juaj do të fitojë”, theksoi ai.

Në një bisedë që kam bërë në datën 17.5.1961 me një punëtor dhe një inxhinier të uzinës ‘Jerzhovskik’ të Leningradit, më pyetën: “Pse Tirana, është më larg nga Moska, sesa nga Pekini”?! Unë, ju shpjegova se pyetja nuk u shtrua drejt dhe u dhashë sqarimet e duhura. Kurse ata, mu përgjigjën njëzëri dhe më thane: “Në qoftë se ju do ta ndërtoni komunizmin sipas stilit të Hrushovit, nuk do ta ndërtoni kurrë atë, sepse ky (d.m.th. Hrushovi), na e ka bërë qëllimin tonë të pafund, ndërtimin e komunizmit”. Meqë në se unë nga janari i vitit 1958 dhe deri në marsin e vitit 1961, kam bërë shkollën në Sevastopol, e quaj të nevojshme të ndalohem tek dy gjëra kryesore.

Në Sevastopol nxirrnin rregullisht gazetën e murit “Adriatiku”. Gazeta botohej në gjuhën ruse. Pas Mbledhjes së Bukureshtit, kur gazeta “Zëri i Popullit”, botoi një material të gjerë me titullin “Ja socializmi specifik i Titos”, neve këtë material, e përkthyem në rusisht dhe e botuam në gazetë. Pas kësaj botuam një artikull me rastin e ditëlindjes së shokut Enver Hoxha, ky në aktivitetin e tij në gazetën tonë të thjesht, ngrinte qartë, luftën që ka bërë Partia jonë e lavdishme kundër revizionizmit të renegatit Tito. Zëvendësi për punën politike të shkollës, Kapiteni i II-të, Djukov, më këshilloi që për çështjen jugosllave të mos shkruaja në gazetë, dhe të mos bëja karikatura për Titon.

Ata, më në fund kërkuan nga unë si Sekretar i Organizatës dhe përgjegjës i grupit, të ndaloja rreptësisht redaksinë e gazetës, që të botonin shkrime dhe karikatura, kundër Titos. Neve, nuk e bëmë një gjë të tillë por përkundrazi kur na erdhi broshura në rusisht, “kampet e përqendrimit dhe burgjet e Jugosllavisë”, ne e shpërndamë nëpër oficerët dhe kursantët e shkollës. Atëherë Komandanti i Shkollës, Kundër-Admirali, Krasteljov, duke shfrytëzuar mbledhjen solemne të datës 29 nëntor, pra festën e çlirimit të Shqipërisë, më kërkoi që në këtë raport të mos lexohej fraza se revizionizmi modern udhëhiqet nga ai jugosllav, që është armiku kryesor i lëvizjes komuniste botërore. Meqenëse neve refuzuam, ai më thirri mua dhe më paralajmëroi për përjashtim, si një njeri i padëshiruar.

Në datën 12 dhjetor u shtrova në spital në Sevastopol. Kur erdhi doktori për të më vizituar, pasi e mori vesh që isha shqiptar diskutoi me mua dy orë në kabinetin e tij, duke i shpjeguar të gjithë kronologjinë e ngjarjeve, që nga Mbledhja e Bukureshtit e deri tek ajo e Moskës. Kur vajta në darkë për të fjetur, në dhomë ishin 6 oficerë sovjetikë, ku njëri prej tyre kishte qenë dhe në Shqipëri. Ata ndërmjet tyre filluan një diskutim politik, duke menduar se dhe unë isha oficer sovjetik. Ai që kishte qenë në Shqipëri, ndërmjet të tjerave tha se: “Tani nga komunistët e mëdhenj, kanë mbetur vetëm dy njerëz, Mao Ce Duni dhe Enver Hoxha”.

Kur unë e pyeta: “Po Hrushovi”?! ai mu përgjigj që: “Ti nuk merke vesh nga politika”. Ky ushtarak, filloi që të më shpjegonte procesin e kthimit në metal të anijeve dhe kryqëzorëve, dhe theksoi se do të vijë një ditë, që iniciatorët e këtij veprimi, do të gjykoheshin”. Një tjetër deklaroi se: “Në rast lufte, vetëm shqiptarët dhe kinezët do të luftonin krah për krah sovjetikëve”. Dikush tjetër nga ata, recitoi poezinë e Nekrasovit “Ti dhe e fortë por dhe e dobët o nëna Rusi”, duke aluduar se nga njëra anë Bashkimi Sovjetik ishte në gjendje të keqe ekonomike dhe nga ana tjetër, nuk la shtet pa ndihmuar”. Në këtë mbrëmje dëgjova për herë të parë nga këta ushtarakë, se Beria nuk ka qenë agjent, dhe se do të vinte një kohë që atë do ta rehabilitonin. Të nesërmen kur këta oficerë, e morën vesh që unë isha shqiptar, më thanë se: Shqipëria e vogël, e ka treguar veten e saj që në kohën e sulltanit turk, e jo më tani që ka Partinë e saj të Punës. Pakënaqësitë e popullit sovjetik, është e pamundur që ti përshkruash në një raport kaq të vogël.

Marrë nga Memorie.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur dosjet e sigurimit dosjet e sigurimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet