LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti ‘Tepër sekret’: Në stacionin e trenit në Leningrad, kursantët tanë filluan të brohorisnin për shokun Enver, k

30 Shtator 2021, 06:11 Nga DOSJA
Raporti ‘Tepër sekret’: Në stacionin e trenit në

Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret”, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) të cilat i përkasin vitit 1961 dhe janë pjesë e një dosje voluminoze me letra, raporte, informacione, relacione, udhëzime, peticione, etj., ku bëhet fjalë për fillimin e kontradiktave dhe prishjen e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Bashkimin Sovjetik, gjë e cila asokohe u ndie shumë tek studentët shqiptarë që asokohe ndodheshin me studime në shkollat dhe universitetet e Bashkimin Sovjetik, të cilët, sipas urdhrit të marrë nga Tirana, i ndërprenë studimet dhe prisnin udhëzimet për t’u kthyer në Shqipëri. Dosja e plotë e studentëve shqiptarë në ish-Bashkimin Sovjetik, ku pjesa më e madhe e tyre, kryesisht ata që vazhdonin akademitë ushtarake, patën probleme të mëdha dhe u ndeshën me peripeci të shumta me autoritetet zyrtare ruse, duke u vënë deri në masën e arrestit si dhe ndërhyrja e atasheut ushtarak shqiptar në Moskë, gjeneral-major Halim Ramohito, për zhbllokimin e situatës dhe kthimin e studentëve ushtarakë shqiptarë në atdhe.

Fondi: KOMITETI QENDROR I PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË

(Drejtoria e Jashtme)

Përmbajtja: RAPORTE E RELACIONE TË ISH ATASHEUT USHTARAK SHQIPTAR NË BASHKIMIN SOVJETIK HALIM RAMOHITO, PËRGJEGJËSVE TË GRUPEVE E SEKRETARËVE TË ORGANIZATAVE BAZË TË PARTISË TË KURSANTËVE DHE TË OFICERËVE QË STUDIONIN NË SHKOLLAT USHTARAKE TË BRSS KU BËHET FJALË: MBI ZBATIMIN E URDHRIT TË QEVERISË SË RPSH, PËR KTHIMIN NË ATDHE TË KURSANTËVE TË MARINËS, ETJ. PENGESAT DHE VËNIEN E TYRE NË KONDITA ARRESTI NGA ORGANET SOVJETIKE, QËNDRIMIN E MIRË POLITIK TË KURSANTËVE DHE OFICERËVE SHQIPTARË DHE BISEDAT QË ATA KANË PASUR ME QYTETARË, KURSANTË E OFICERË SOVJETIKË, PËR GJENDJEN NË BASHKIMIN SOVJETIK PAKËNAQËSITË NDAJ POLITIKËS SË HRUSHOVIT, MBLEDHJEN E BUKURESHTIT E TË MOSKËS, QËNDRIMIN NDAJ REVIZIONIZMIT JUGOSLLAV, SOLIDARITETIN E POPULLIT, KURSANTËVE, SI DHE DISA OFICERËVE SOVJETIKË, ME QËNDRIMIN E DREJTË TË PPSH-së.

Vijon nga numri i kaluar

RELACION I GRUPIT TË NËNDETËSEVE

Më vonë nga goja e kursantëve sovjetikë, dolën shumë fjalë jo të mira si p. sh.: juve kur të ikni në Shqipëri, do t’ju arrestojnë e do t’ju burgosin, se partia juaj ndjek vijën e politikës jugosllave, se juve do të shkoni të mbaroni studimet në Angli e Amerikë, etj. Profesorët kanë mbajtur qëndrim të mirë si p.sh. Kapiteni i I-rë, Gllazunov i cili, foli se duhet të mësoni shumë mirë, që të edukoni kuadrot tuaja dhe të ruani miqësinë me popujt e Bashkimit Sovjetik, e cila forcohet dita ditës. Të gjithë profesorët, thoshin me plot bindje se: një ditë ju do të riktheheni prapë për studime, se neve ju do t’ju presim, etj.

Nga masat e tjera që ndërmorën ata karshi nesh, ishte dhe largimi i kursantëve sovjetikë, pasi ditët e fundit ata, nuk bisedonin më me neve. Po kështu ndërprenë takimin dhe me vajzat sovjetike, sepse këto të fundit, kanë lozur rolin kryesor për përhapjen e lajmit të largimit të kursantëve shqiptarë, në të gjithë të njohur dhe familjarët e tyre. Kjo ndodhi pavarësisht presionit që ju ushtrua atyre, duke i’u thënë se, shqiptarët kanë kohë që janë larguar, se shqiptarët nuk janë njerëz të mirë, etj. Nga të gjitha këto, na rezulton fort mirë se masat e popullit, nuk dinë asgjë mbi qëndrimin e qeverisë së tyre ndaj nesh, dhe me plot bindje mund të themi se: popullit i është fshehur çdo gjë.

Kur morën urdhrin e largimit tonë nga Leningradi, ata, që ne të mos takoheshim me të njohurit tanë në stacion, e kalkuluan që të mbërrinim në kohën e caktuar, d. m. th., 10 minuta para ikjes së trenit. Por kjo nuk u realizua, sepse qëndrimi i kursantëve tanë ka qenë shumë i përpiktë dhe i kërkuam Komandës së Shkollës, që të niseshim sa më parë. Për arsye se dy shokët tanë u vonuan, ata e thanë fjalën e tyre se këta do të qëndrojnë në BRSS dhe se do të bëhen nënshtetas sovjetikë. Përcjellja nga ana e tyre nga shkolla, ka qenë jo e mire, sepse na u mjaftuan vetëm me një përshëndetje të Komandantit të Shkollës, ndërsa kursantët sovjetikë nuk dolën, sepse ishin në mësim. Kur shkuam në tren, neve nga kishin rrethuar agjentët e Sigurimit dhe na gjurmonin çdo lëvizje tonën. Kohët e fundit ata, ndaluan dhe raportin e shokut Enver Hoxha, që ishte shpërndarë nga ne në gjuhën ruse. Në stacionin e trenit, kursantët filluan që të brohorisnin për miqësinë midis R. P. SH dhe BRSS, Partinë e Punës, dhe shokun Enver. Morëm fotografinë e shokut Enver Hoxha dhe e mbanim në dorë. Populli sovjetik na u grumbullua, dhe mori pjesë në brohoritjet tona.

Përgjegjësi i Grupit

Kapiteni i II

Velo Azemi d.v.

Sekretari i Organizatës së Partisë

Astrit Mezini d.v.

27.5.1961

U shtyp në 2 kopje

E dakt Kap.I.I.K.Kole.

30.5.1961 Nr. 372 Tepër Sekrete

RELACION I GRUPIT TË KURSANTËVE TË RADIOLOKACIONIT TË MARINËS

Në këtë relacion, ne po ju shkruajmë disa nga përshtypjet tona në Bashkimin Sovjetik dhe sesi janë sjellë ata, kundrejt nesh. Përshtypjet tona prej 4 vjetësh atje, kanë qenë si vijon më poshtë:

Kur shkuam prej këtej në janar 1958, mendonim se BRSS do të ishte ashtu siç mendonim e ëndërronim ne që këtej. Kur mbërritëm atje, pas disa kohësh na doli e kundërta nga ç’parashikonim neve. Por kjo rridhte më tepër dhe për fajin tone, sepse habiteshim për çdo gjë. Përshtypja që na habiti neve, ishte se populli ishte i pakënaqur për çështjen e rrogave, për kushtet e shtëpive dhe të jetesës pasi kishte shumë popull që ishin shumë keq për banesa dhe në një gjendje shumë të ngushtë, dhe kjo që na habiti, sepse i krahasonim me kushtet tona në vend. Një tjetër gjë qe na habiti pa masë, ishte mos furnizimi i rregullt i popullsisë. Më tepër kishte pakënaqësi nëpër fshatra dhe kooperativa, të cilëve, nuk i’u siguroheshin as gjërat më bazike.

Tjetër përshtypje që na habiti dhe trishtoi ishte dhe mos mjaftimi i rrogave. Këto çështje neve, na lanë të habitur që populli i Bashkimit Sovjetik, të kishte kaq pakënaqësira. Por populli ishte i pakënaqur qëkur Nikita ishte në fuqi. Që në ditët e para dëgjuam pakënaqësira për Hrushovin dhe veçanërisht për udhëheqjen e tij. Neve në vitet 1958-‘59, nuk kishim këtë përshtypje të tillë, paçka se me çdo njeri që takoheshim, na ankohej për situatën që po ngjante. Neve në fillim menduam se ata mos na testojnë se çfarë mendimi kishim ne për të dhe për këtë shkak, të gjithë kursantët dhe oficerët shqiptarë, ziheshim me ata sovjetikë për këto diskutime dhe u thonim se nuk duhet që të ankoheshin për Hrushovin para nesh.

Me çdo njeri që takoheshim, ata e nxirrnin që e nxirrnim diskutimin tek Hrushovi, dhe e shanin ose e vinin në lojë atë me anë të barsoletave. Ata thoshin që Stalini vdiq pasi ai, shikonte për popullin sovjetik e shumë e shumë gjëra të tjera si këto. Për ne, ishin shumë të habitshme këto muhabete në tërë këto vite, dhe ne mendonim dhe habiteshim kur ata, na tregonin gjëra qesharake dhe sharje për të, sidomos këto kohët e fundit. Ne, në vitet 1958-‘59, kishte shumë raste që ziheshim me popullin sovjetik, për këto sharje që i bënin atij.

Kjo ishte e përgjithshme nga i gjithë populli, sidomos nga pensionistët, punëtorët, fshatarët, dhe pleqtë, të cilët e kishin njohur dhe kishin luftuar e punuar që në kohën e Stalinit. Nëse doje të dilje rrugëve të Leningradit ose të lëvizje në periferi të tij, ngado që të shkoje, nuk dëgjoje gjë tjetër veçse fjalë fyese për Hrushovin. Kur erdhi Hrushovi vjet në Shqipëri, dhe kur dëgjuan në shtyp për pritjen që i bëri populli jonë, mjaft sovjetikë deklaruan se nuk është ai lloj njeriu për atë pritje, pasi nuk e meriton. Këto fjalë na i thanë në një kolkoz që ishim duke e vizituar në qytetin e Komonosovit, në sektorin e quajtur Rruga e Re. Shumë shprehje të hapura, thonin edhe njerëzit e dehur të cilët, bërtisnin nëpër rrugë duke sharë Hrushovin. Ata më pas torturoheshin nga policia në mënyrë flagrante. Të tillë shembuj kemi të panumërt sidomos në vitin 1960, kur u hap parku i Petrodvorecit si dhe kur u bë mbyllja e tij.

Gjithashtu edhe nëpër këto ditët e festave, me urdhër të qeverisë ishte ndërprerë shitja e vodkës dhe një oficer i liruar, na u shpreh në këtë mënyrë: Hrushovi na e preu vodkën, por prapë së prapë ne do ta gjejmë. Ai e kishte fjalën që do ta bënin vetë, sepse në këtë periudhë, populli përgjithësisht e bënte vetë vodkën në shtëpi dhe e pinte për festa. Sidomos këto ditë, populli fliste hapur që Hrushovi, na e ka fajin por dhe ne kot e zgjodhëm, etj. Nëse kishte nga ata të Sigurimit ose të Policisë, i torturonin në mënyra barbare, por njerëzit në një moment i thanë një polici, që neve jemi shumë dhe nuk na merr burgu të gjithëve.

Ne kemi të drejtë të pimë, se për këtë luftuam dhe punuam. Të shumta, janë barsoletat e popullit dhe të oficerëve karshi udhëheqjes, duke thënë se ne ndihmojmë të gjitha shtetet e botës, duke përfshirë dhe ato arabe, saqë kemi ngelur për vete pa brekë (e kishin fjalën për ndihmat ekonomike që i dhanë Naserit dhe shteteve të Azisë). Këto kanë qenë fjalët që kanë thënë dy profesorë kur po zhvillonin mësim me neve përkatësisht Kapiteni i I-rë, Doblzhenko dhe Kapiteni i III-të, Nosob të cilët ishin oficerë të vjetër dhe kishin nga 25 vjet që jepnin mësim në këto shkolla.

Të shumta janë rastet, dhe të panumërta janë fjalët e këqija dhe përbuzjet që i bënte populli, Hrushovit nëpër festat e mbrëmjeve. Ata, na thoshin neve që të flasim këtu brenda dhe asnjë fjalë të mos na dali jashtë, pasi po e mori vesh Sigurimi, na kalbi në dajak. Vajtëm 4 vjet që ndenjëm në Leningrad, qoftë unë, ose 53 kursantët e tjerë dhe, nuk gjetëm asnjeri që të mburrte Hrushovin. Vetëm neve e mbronim atë. Sidomos në vitet 1958-‘59 por edhe më pas edhe ne, u bashkuam me mendjen e tyre. Shumë shprehje negative që i thoshin në vitet e para ne, nuk i besonim. Populli na thoshte që ju tani nuk e njihni por më vonë do ta njihni se cili është ky trockist që na udhëheq neve. Këtë fjalë e ka thënë komunisti punëtor Ivanoviç, i cili punonte në uzinën Kirov të Leningradit, në datën 1 janar 1959, në mbrëmjen e Vitit të Ri. Të panumërt janë shembujt që populli sovjetik shpreh urrejtjen ndaj tij. Për një njeri që nuk ka qenë në BRSS, sikur t’ia thuash të gjitha këto fjalë ose biseda të popullit, sharjet dhe barsoletat, nuk i beson. Por të gjitha këto janë të vërteta sepse na janë thënë në atë kohë por edhe më vonë. Pas Mbledhjes së Bukureshtit, ne kursantëve shqiptarë, kur situata na u bë më e qartë, i dëgjonim me vëmendje të gjitha këto biseda, dhe i nxisnim që të na thonin akoma dhe më tepër. Kuptohet se edhe populli diçka dinte mbi Bukureshtin.

Një ditë në magazinën e veshmbathjeve, një çift para një turme prej 200 vetash, deklaruan se nuk ka më mëndafsh nga Kina, pasi Hrushovi nuk la gjë nga Bukureshti. Pas Bukureshtit, ofendimet ndaj Hrushovit, filluan të shtohen. Kur një kursanti ynë ishte në spital së bashku me 5 oficerë sovjetikë të marinës, midis tyre dhe Komisarin e Flotës së Veriut, një Kapiten i I-rë, tha: “Jepini të fala shokut Enver Hoxha pasi, partia juaj e ka tundur në Bukuresht kur Hrushovi, donte të përjashtonte nga kampi Kinën, pa baza, por vetëm me gënjeshtra”. Kur kursanti shqiptar, doli nga spitali, ata e përqafuan fort dhe i thanë që kjo dashuri që po të shprehim i drejtohet popullit shqiptar, PPSH-së, dhe udhëheqjes suaj marksiste.

Pas Mbledhjes së Moskës në shkollë, vjen Shefi i Degës Politike për Leningradin dhe na lexoi një leksion mbi shoqërinë në Bashkimin Sovjetik dhe RP të Kinës. Ai, theksoi se Partia jonë pati gabime por këto gabime u rregulluan dhe tani i kemi punët shumë mirë. Këto fjalë ai i tha, pasi kursantët i bënë atij disa pyetje. Midis tyre pati dhe nga ata që deklaruan se: fajin e pati Hrushovi, dhe jo partia apo populli sovjetik. Për këtë shprehje një kursant i vitit të V, u lirua nga shkolla. Pyetje të tilla, i’u drejtuan nga disa kursantë por masa u morën vetëm ndaj njërit prej tyre. Të shumta kanë qenë rastet e profesorëve ushtarakë që shprehin pakënaqësi ndaj Hrushovit, sidomos për çështjen e Bukureshtit. Ata, na thoshin që të mos deklarojmë hapur asnjë gjë, pasi kemi familje, dhe nuk duam që të na fluturojnë spaletat e të ngelemi në pension si shokët tanë, me rroga të vogla.

Gjatë vitit 1960-‘61, kursantët sovjetikë duke u shoqëruar me ne, na shpreheshin më hapur. Profesorit të lëndës së marksizëm-leninizmit, i drejtonim pyetje mbi Bukureshtin dhe ai nuk ishte në gjendje që t’i përgjigjej. Kështu ishte rasti i Kolonel Troskinit i cili, ishte docent dhe zhvillonte këtë lëndë prej 45 vitesh. Ka pasur gjithashtu raste kur ne ziheshim me profesorët përsa i përket revizionistëve jugosllavë, për të cilët ata thoshin se: është një vend socialist dhe për këtë arsye duhen ndihmuar. Kur ne, i thoshim që na tregoni mbi sukseset e ndërtimit të socializmit në Jugosllavi, politikën që ndjek shteti jugosllav dhe Tito, mbi ndihmat që merr nga SHBA, bisedat dhe vizitat që bën ai, ata mblidhnin supet. Kur ata na thoshin se partia juaj e lufton më shumë revizionizmin jugosllav, ne iu përgjigjeshim se zbatojmë Deklaratën e Moskës. Kur ne u thoshim se përse shtypi juaj nuk i lufton ata si ne, ata na përgjigjeshin se i zgjidhnin çështjet në rrugë paqësore dhe jo me forcë, dhe në një herë nga këto biseda, profesori u largua nga klasa, duke thënë se shqiptarët janë njerëz të padisiplinuar.

Kur vinte radha për të diskutuar revizionizmin, profesori e kalonte në heshtje këtë çështje. Në këtë drejtim neve, na ndihmonin kursantët kinezë, vietnamezë, dhe rumunë, ndërsa polakët dhe sovjetikën, e preknin pak këtë kapitull. Trajtimin më të keq ne kursantëve shqiptarë, filluan që të na e bëjnë këtë vit. Por kjo, bëhej nga njerëz të rrallë të komandës që kishin hallin e pozitës së tyre, dhe e mbronin atë nga e keqja, kurse shumica e tyre na thoshin se: me këtë rrugë që ndjek partia juaj, shumë shpejt do të gjendet fajtori. Sidomos nga data 16 maj dhe deri në datën 24 maj 1961, trajtimi jonë u bë dhe më i keq. Tek ne erdhi Atasheu Ushtarak, Gjeneral Halim Ramohito dhe na sqaroi disa çështje që ne nuk i kishim të njohura, si p.sh., atë të Pallatit të Kulturës, të specialistëve sovjetikë, etj.

Pas kësaj ne, filluam të flasim hapur me çdo ushtarak e civil për gabimet e Hrushovit. Në këto diskutime neve ata, herë na lavdëronin e herë na shanin. Gjatë datave 15-18 maj, kur ne i’u shpjegonim sesi Hrushovi na preu ndihmat dhe ne u detyruam që të blinim bukë me valutë në Francë, atyre i’u shtohej më shumë zemërimi dhe shanin Hrushovin, duke deklaruar se nëse ne nuk ndihmojmë shtetet socialiste, vallë kë duhet të ndihmojmë, ato shtete që duan t’i bëjnë varrin Bashkimit Sovjetik?! Ne kemi bërë një punë të mirë duke ju shpjeguar gabimet e Hrushovit, si jashtë në popull ashtu dhe në oficerë e kursantë, brenda shkollës. Ata habiteshin dhe na tregonin se nuk i dinin këto gjëra.

Kështu p.sh., Kapiteni i II-të Shivcini, na tha se ne absolutisht nuk jemi të informuar për këto gjëra. Në datën 18 maj në orën 12.00, të gjithë grupin tonë prej 53 vetash, na arrestuan dhe nuk na linin që të dilnim jashtë. Kur ne ju ankuam Zv/Admiralit për këtë gjë, ai na u përgjigj se nuk na lejonte që të dilnim, pasi kishim 4 ditë që po bënim politikë kundër partisë dhe popullit sovjetik. Në këtë moment ishin të pranishëm dhe Shefi i Degës Politike të shkollës, Kapiteni i I-rë, Mikaci, me gjithë zëvendësat e tij, si dhe 4 oficerë të Sigurimit (nga të cilët 2 ishin të shkollës, 1 ishte nga Leningradi, dhe 1 kishte ardhur nga Moska). Këta, filluan të na tregojnë të gjitha ato që u kishim thënë civilëve dhe ushtarakëve.

Ne i’u përgjigjëm se kjo nuk është politikë kundër partisë dhe popullit tuaj, por janë të metat që ka Hrushovi dhe që partia juaj nuk ua thotë juve. Por në qoftë se ju i dini, nuk i shfaqni këto ide pasi keni hallin e spaletave dhe pozitës suaj. Këto, mos i ngatërroni me popullin dhe partinë se populli i thjeshtë, nuk e di sesi është zhvilluar Mbledhja e Bukureshtit, e Moskës, e Traktatit të Varshavës. Ju, jua keni mbajtur të fshehta këto gjëra jo vetëm popullit por edhe vetë komunistëve. Pra ne nuk e ngatërrojmë popullin sovjetik dhe partinë tuaj me Hrushovin, se po ti dinin këto gjëra populli dhe partia juaj, ky udhëheqës që keni nuk do të ishte katandisur në këtë gjendje.

Ne kemi folur negativisht për Hrushovin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, për aq kohë sa ai qëndron në rrugë të gabuar. Ne jemi 53 vetë këtu, që kemi folur keq për Hrushovin, dhe të gjithë ata sovjetikë që na kanë dëgjuar, na kanë përkrahur pa rezerva. Këtë gjë e dini ju apo jo?! Shefi i Degës, Mikoci, përgjigjet – po e dimë, dhe thekson që kemi edhe armiq, pra edhe këtë gjë e dimë. Ne i thamë, pse i gjithë populli dhe të gjithë komunistët qenka për ju armiq?! Pas kësaj ai, nuk e vazhdoi më diskutimin por filloi të zbuste tonet. Një nga oficerët e Sigurimit tha se këto janë fakte që i disponon partia juaj, kurse neve nuk i kemi dhe ju nuk duhet të flisni me këtë gjuhë me ne. Memorie.al

Përgjegjësi i Grupit të Shkollës së Marinës dhe Radiondërlidhjes me emrin Popov

Kapiten Çaush Malaj d.v.

Sekretari i Partisë

Toger Ymer Hoti d.v.

U shtyp në 2 kopje

E dakt. Kap.I.K.Kole

30.5.1961 Nr. 373 r/sh Tepër Sekret

Vijon numrin e ardhshëm/MEMORIE.AL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci halim ramohito dashnor kaloci halim ramohito

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet