LIVE UPDATES
Ekonomi

RAPORTI: Shqipëria, e parafundit në Europë për numrin e automjeteve në raport me popullsinë

23 Shtator 2021, 05:13 Nga DOSJA
RAPORTI: Shqipëria, e parafundit në Europë për numrin e

TIRANË– Shqipëria është ende larg niveleve të Bashkimit Europian për sa i takon zotërimit dhe përdorimit të automjeteve. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 540 mijë mjete që qarkullonin rregullisht, shifër e mbështetur kjo në pagesën e taksës vjetore të qarkullimit. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 192 automjetesh për 1000 banorë.

Me këtë shifër, Shqipëria është larg vendeve më pak të motorizuara të BE-së dhe e parafundit në Europë, duke ia kaluar vetëm Turqia (150 mjete për 1000 banorë). Maqedonia e Veriut kishte 205 mjete për 1000 banorë. Të dhënat për Kosovën janë për vitin 2017, dhe ky tregues për atë vit ishte më pak sesa 100.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019 Rumania kishte 357 automjete pasagjerësh për 1000 banorë, e ndjekur nga Letonia me 381 automjete për 1000 banorë dhe Hungaria me 390 automjete për 1000 banorë. Në BE, shtete me nivelin më të lartë të motorizimit e ka Luksemburgu, me 681 automjete për 1000 banorë, i ndjekur nga Italia me 663 automjete dhe Qiproja me 645 automjete.

Nëse llogaritjen e numrit të mjeteve do ta bënim për të gjithë numrin e mjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht, Shqipëria do të rezultonte me rreth 250 mjete për 1000 banorë, duke ngelur sërish ende larg niveleve më të ulëta të regjistruara në BE. Sipas DPSHTRR, në fund të muajit gusht në Shqipëri rezultonin mbi 711 mijë mjete aktive ose të çregjistruara përkohësisht, nga të cilat rreth 569 mijë ishin autovetura.

Sipas DPSHTRR, mosha mesatare e mjeteve që përdoren në Shqipëri është relativisht e lartë. Kështu, mbi 60% e autoveturave aktive janë prodhuar para vitit 2005. 28% e tyre janë prodhuar në periudhën 2005-2009, ndërsa vetëm pjesa e mbetur prej afërsisht 12% janë prodhuar pas vitit 2010.

Shqipëria aplikon një sistem të taksimit të mjeteve të përdorura të diferencuar në bazë të lëndës djegëse dhe që rritet në mënyrë progresive me vjetërsinë e mjetit. Megjithatë, rritja e taksës me vjetërimin e mjetit duket se nuk është një stimul i maftueshëm për të nxitur më shumë shqiptarët drejt automjeteve të reja. Veç diferencimit në taksa dhe përjashtimit prej tyre për makinat e reja deri në tre vjet, Shqipëria nuk aplikon subvencione direkte për t’i nxitur qytetarët të investojnë në automjete të reja dhe sidomos drejt atyre me ndikim më të ulët në mjedis, siç mund të jenë mjetet hibride apo elektrike.

Në Bashkimin Europian, shteti me moshën më të vjetër të automjeteve, sipas Eurostat, vlerësohet Polonia, ku rreth 38% e tyre janë më të vjetra se 20 vjet, e ndjekur nga Estonia me 31.5%. Shtetet me përqindjen më të lartë të makinave të reja, me kohë prodhimi më të re se dy vjet, janë Irlanda me rreth 29% të totalit, e ndjekur nga Lusemburgu me pothuajse 24% dhe Belgjika me 23%.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në vend numri më i lartë i mjeteve në raport me popullsinë është në Tiranë (228), Durrës (217), Lezhë (215), Vlorë (205) dhe më i ulëti në Dibër, ku ka vetëm 120 makina për 1000 banorë.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi makinat ne shqiperi makinat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës