LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti i punëtorit Operativ, Qani Tartale: Tukun nuk e lanë të takonte fëmijët…

17 Mars 2022, 07:20 Nga DOSJA
Raporti i punëtorit Operativ, Qani Tartale: Tukun nuk e lanë të

Nga Dashnor Kaloci

Pjesa e tridhjetë e dy

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës, i dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku nga mbarimi i Luftës, në nëntorin e vitit 1944 e deri në 1955-ën, mbajti disa funksione dhe detyra të larta partiake e shtetërore, si: anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ambasador fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd, President i Sindikatave të Shqipërisë, ministër i Financave dhe zv/Kryeministër i qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Enver Hoxha etj. E gjithë dosja voluminoze (formulare dhe hetimore) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al., ku ndodhen me qindra dokumente të panjohura, në ngarkim të ish-gjeneral-leitnant Tuk Jakovës, (“Hero i Popullit”), të cilat i përkasin periudhës së viteve 1951-1959, kur ai pas kontradiktave të shumta, që kishte me Enver Hoxhës që nga mbarimi i Luftës, në vitin 1951 u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike dhe në 1955-ën, u përjashtua edhe nga Komiteti Qendror i PPSh-së, duke u shkarkuar edhe nga të gjitha funksionet e partiake e shtetërore, që kishte mbajtur deri në atë kohë, u internua familjarisht në rrethin e Beratit, ku pasi punoi disa kohë si përgjegjës i Repartit të Zdrukthëtarisë në atë qytet, në 1957-ën, u dënua me izolim në Kalanë e Kaninës së rrethit të Vlorës, ku dhe u arrestua në vitin 1958, duke u dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar si “tradhtar e armik i popullit”, deri sa vdiq në spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959, në rrethana misterioze! Çfarë thuhet në dokumentet sekrete (relacione, fotografi, kartela, formularë, raport-informacione, shënime, proces-verbale, raporte-survejimi, plane-masash, deklarata, letra denoncuese, etj.) që i përkasin periudhës 1955-1959, kur ai ishte në ndjekje dhe survejim të vazhdueshëm nga organet e Sigurimit të Shtetit, cilët ishin oficerët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin ngarkuar për vëzhgimin e tij dhe emrat e pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që e mbanin atë nën kontroll të rreptë?!

Dokumenti sekret i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Gori Janku, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Baluke verdhi”, lidhur me përgjimet ndaj të dënuarve Tuk Jakova dhe Bedriu Spahiu, në burgun e Tiranës

Sekret Dhënë nga B.p. “Baluke verdhi”

Marrë nga Rez. “Luani”

Punëtori Operativ, Gori Janku

Tiranë, më 25/X/1958

R A P O R T

Më datën 14/X/1958, rreth orës 14:00, në dhomën e fjetjes po bisedonte i dënuari Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Ymer Ndroqi dhe Qemal Balili, rreth politikës së Partisë gjatë Luftës. Tuku dhe Bedriu, këtë luftë e lavdëronin, por për punën e sotme të Partisë, ata nuk e quanin të drejtë, ku Bedriu tha se burgjet sot janë mbushur plot dhe janë të dënuar shumë rëndë, vuajnë nga ushqimi dhe nga sëmundje të rënda dhe nuk u marrkan masa për njerëzit. Në këtë kohë, Qamil Balili thotë se; të gjithë të dënuarit sot janë të sëmurë rëndë dhe kjo ka ardhur nga torturat që u janë bërë, ndër biruca dhe në punë.

Bedriu me Tukun shpesh herë kur lexojnë gazetën, mblidhen që të dy kokë më kokë dhe e lexojnë shumë avash.

Më datën 18/X/1958, në dhomë erdhi Kiço Kane dhe mbasi u përshëndet filluan të bisedojnë. Kiço Kane i tha Bedriut dhe Tukut se; neve më parë kemi pasur një operativ burgu, që quhesh Hysen Haxhija dhe kishte gradën e kapitenit dhe filloi t’u tregojë karakteristikat e Hysenit, në këtë kohë, Ymer Ndroqi dhe Qemal Balili, i aprovonin fjalët e Kiços me shenja, duke luajtur kokën. Në këtë kohë Bedriu tha se; një njeri i tillë me këto karakteristika që më thoni, unë e kam pasur në birucë mjaft kohë; por më ka thënë se kam qenë me punë në një fermë.

Po dhe Tuku tha se e kam pasur dhe unë disa kohë dhe kam lojtur domino dhe më ka thënë, se; kam qenë me punë në “Uzinën Enver”, por me një emër tjetër. Pastaj Bedriu tha; sidoqoftë unë s’kam biseduar ndonjë gjë me të. Po në këtë datë, Kiço Kane, ju tha se; më ka lajmëruar nëna në takim, se baba tim që është në Amerikë, është nisur për të ardhur në Shqipëri, kurse Bedriu i tha; mos kij gale, se sapo të dali në Durrës, kanë me e qerue nga lekët.

Para ca ditëve, Bedriut i erdhën nga shtëpia një palë rroba por ky u revoltua tepër dhe filloi me të shara se ishin më të vjetrat, duke thënë se s’ka ligje, që të konfiskojë dhe një pallto të vetme dhe një radio, Kuvendi Popullor ka sqaruar në ligj, se sekuestrohen vetëm sendet e tepërta”.

“Baluke Verdhi”

Shënim: Detyrat janë shënuar në origjinalin e dërguar nga Dega e Tiranës me shkresë 3240, datë 27/XI/1985 dhe është vendosur në dosjen e Bedriut.

Dokumenti sekret i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Gori Janku, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Baluke verdhi”, lidhur me përgjimet ndaj të dënuarve Tuk Jakova dhe Bedriu Spahiu, në burgun e Tiranës

Sekret Dhënë nga B.p. “Baluke verdhi”

Marrë nga Rez. “Luani”

P. O. Gori Janku

Tiranë, më 31/X/1958

R A P O R T

Më datën 24/X/1958, në dhomën e fjetjes, rreth orës 4 mbas dite, i dënuari Tuk Jakova, Ymer Ndroqi, Bedri Spahiu dhe Qamil Balili, po lexonin dhe komentonin gazetën, mbi ngjarjet në Tajvan dhe mbi shkuarjen e Dallesit atje. Burimi dëgjoi se Tuk Jakova, midis të tjerave tha: “Tash për tash, luftë nuk ka përderisa amerikanët të armatosin Japonin, kinezët dhe Dallesi sot i sjellin shoqi-shoqit, me mollë, mbasi asnjërit nuk ja mban që ta ndezi”.

Po më datën 26 Tetor, personat e sipërm duke biseduar, Bedri Spahiu tha se; unë ç’pata ja u thashë këtyre, nuk kuptoj pse na mbajnë më të izoluar, këta s’kanë më punë me mua. Në këtë kohë i dënuari Qemal Balili, i tregoi Bedriut historinë e burgjeve dhe të kampeve të punës, ku janë torturuar të burgosurit dhe kanë vdekur me shumicë, nga torturat dhe nga uria.

Në këtë kohë, Bedriu tha, se; neve këto gjëra nuk i kemi pasë ditur dhe tash po na çudisni. Pastaj e lidhën bisedën me të dënuarin që quhet Llesh, i cili dolli në gjyq dhe ju refuzua lutja për lirim. “Ja, tha Bedriu, Lleshi është 80 vjeç dhe këta nuk e lirojnë, çfarë të keqe do t’u sjellë ky këtyre”.

“Balluke Verdhi”

SHËNIM OPERATIV

Nga studimi i letrës datë 5/1/1959, që Dhimitra Jakova i dërgonte Tuk Jakovës në burg, u pa se në një pjesë të saj shprehej në këtë mënyrë:

“Darkën e vitit të ri 1959 e kalova me fëmijët. Gjatë kësaj darke, fëmijët të thirrën disa herë – Babi- babi- hajde dhe më pasë uruam njëri tjetrin, që vitin e ardhshëm ta kemi dhe babin në mes nesh.

Fëmijët fjetën në ora 9:30’, kurse unë qëndrova deri nga ora 10:30’ duke menduar për ty. Desha të të shkruaja në këtë rast, por duke qenë e kapur nga momenti (sentimental) vendosa që të mos shkruaj, mbasi mund të bëja ndonjë gabim dhe të dëshpëroja ty. Unë zakonisht u ruhem këtyre rasteve, me qëllim që të mos bije në gabime dhe prandaj nuk të shkruaj në të tilla momente…”!

PUNTORI OPERATIV

Toger (Koli Sollaku)

Tiranë, më 26/I/1959

SHËNIM OPERATIV

Sot me datën 24/VI/1959, asistova në takimin që pati i burgosuri Tuk Jakova, me gruan e tij Mita Jakova dhe me nënën Çile Jakova. Mita kishte me vete edhe tre fëmijët, mbasi u pyetën për shëndetin, Tuku kërkoi që të puthte fëmijët: Gjë që nuk ju lejua nga rojet e burgut, ai m’u drejtua mua: Të drejtohem se shok i Ministrisë, më tha, unë i thashë se nuk mund të ndërhyj në rregulloret e burgut, po të na kishte kërkuar një gjë të tillë Mita më përpara, mund t’a kishim biseduar në Ministri.

Në këtë kohë, Tuku u revoltua dhe tha se në asnjë vend të botës, nuk ngjet kjo, as në kohën e fashizmit nuk silleshin kështu; ç’do të thotë kjo, që të mos lejohet njeriu të takojë as fëmijët e tij. Unë ndoshta do të bëj 20 vjet burg dhe 20 vjet, nuk do të lejohem të takohem me fëmijët? Fëmijët filluan të qanin dhe Tuku ju tha; mos u dëshpëroni, se do të vijë koha t’ju përqafoj dhe këtë e përsëriti dy tre herë.

Mita i ndërhyri dhe i tha: dukesh se s’je mirë nga nervat, herët e tjera të kam gjetur më të qetë, nuk bën të flasësh kështu. Tuku ju përgjigj: Kjo është një e drejtë humanitare dhe nevrikosem me të drejtë, as në fashizëm nuk qe kështu, kurse sot në socializëm, ndalohet takimi me fëmijët, luftuam 20 vjet që të jemi këtu.

Mita i tha se kish prurë pak ushqim, pasi nuk kish mundësi të merte më tepër, Tuku vazhdoi: Ti shiko fëmijët se unë do të jetojë, këtu na japin një supë me ujë, sa për të mbajtur shpirtin gjallë, por unë do të mbahem, dheun me dhëmbë do të ha dhe do të mbahem.

Pastaj Tuku tha se na mbajnë brenda të mbyllur gjithnjë dhe na qesin vetëm dy orë në ditë, nga një herë nuk na nxjerrin fare; nga kjo, nuk jam edhe mirë me shëndet, vuaj nga kapsllëku. Por prapë mirë jemi, si parazitë që jemi, gjene mirë na ushqejnë, të na kishin nxjerrë në punë, do të ishim më mirë, por këta na mbajnë mbyllur, siç e shikoni në hekura.

Mita e pyeti ç’bëri me propozimin, Tuku u përgjigj, se akoma s’ka marrë përgjigje, i ka shkruar shokut Mehmet, por përgjigje s’ka marrë. Pastaj vazhdoi biseda për çështje familjare. Tuku e pyeti Mitën, në se ka shkuar në Durrës tek mëma, ajo u përgjigj se nuk ka shkuar, se s’ka pasë mundësi, dërgova djalin të merrte plakën, që të vinim bashkë tek ty, por ajo s’ka ardhur, nuk e di pse.

Tuku e pyeti ku është Filipi, ç’punë bën, i kanë nxjerrë nga shtëpia, a të kanë shkruar letra Filipi e Franua dhe e porositi që t’ju shkruaj atyre, të mos ketë frikë dhe ata duhet të shkruajnë. Pastaj Mita e pyeti, a i vjen gazeta dhe ai tha, se është abonuar.

Tuku m’u drejtua mua: Të lutem bisedoni në Ministri, këtë çështje (që të lejohet të takohet me fëmijët), mirë për gruan dyshoni, se mos shkëmbej ndonjë shenjë, por nga takimi me fëmijët, nuk do të ketë asgjë të keqe. Mita i tha se shokët e Ministrisë më kanë ndihmuar, sa herë që kam dashur më kanë lejuar të vijë dhe më kanë lejuar të takohem gjithnjë, por ti mos u mërzit, se mbase edhe kjo do të rregullohet.

Mita na u lut që në rast se vinte plaka t’a lejonim të takohesh me Tukun. Tuku tha se një herë që kish ardhur ajo, nuk u lejua të takohej, mbasi mungonte shoku nga Ministria.

Mbas largimit të Mitës dhe fëmijëve, biseduam me Tukun dhe e porositëm, që të mos bënte biseda të tilla, ai tha se u bëra pakë nevrik nga fëmijët dhe ju lutem që t’a rregulloni këtë, në se vijnë ndonjë herë prap; kurse për ushqimin unë ju fola ashtu siç është.

Takimi me plakën u bë dy orë më vonë, plaka shoqërohej nga djali i madh i Tukut. Tuku e pyeti për Filipin, a është në punë krahu me kazmë, ajo i tha se punon shef në fabrikën e Tullave dhe gruaja është futur në punë kohët e fundit. E pyeti; a ju kanë nxjerrë nga shtëpia, jo tha plaka jemi shumë mirë.

Tuku i foli asaj pse nuk i shkruani letër Mitës e Franos, thuaji Filipit t’i shkruaj, të mos keni frikë, se nuk është e ndaluar; unë s’mund t’ju shkruaj, se kam të drejtë vetëm një letër në 15 ditë dhe atëhere duhet të mos i shkruaj Mitës.

Plaka tha pse të kemi frikë, Partia është jona, këta janë djemtë tanë. Jo moj plakë – tha Tuku – tjetër konsideratë kisha unë dhe ju përpara dhe ndryshe konsiderohemi tani, si unë ashtu dhe juve; por mos u mërzitni, se do të vijë koha të shihemi përsëri.

Tuku i tha pastaj se Franua i shkruan dhe thotë se ku rregulluar ekonominë, me pula e derra. Oh! tha plaka, punë boshe ato, mua s’më duhen ato, unë mendoj për kokat tuaja, që po vuani dhe që u ndamë për së gjalli. Kola – tha plaka – na braktisi fare, por ai s’ka faj, ai s’ka grua të mirë, ajo ka ndjekur Mitën dhe neve s’na don.

Plaka i tha se i solli 500 lek, se s’dinte ç’ti blente, ai i kërkoi të dërgonte pak qymyr, se i duhet për të gatuar gjellën.

Takimi me plakën e mbaroi me disa shaka të saj, e cila i tha se; të erdhëm e s’na qerase, as na mbajte për drekë, etj. Tuku i tha përsëri, se; do të vijë koha të rrimë bashkë, por ti mos u mërzit./Memorie.al

Puntori Operativ

Kapiten I-rë Qani Tartale

Tiranë, më 24/VI/1959

Vijon numrin e ardhshëm

Memorie.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci qani tartale dashnor kaloci qani tartale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet