LIVE UPDATES
Art&Argëtim

HISTORIA-Elsa Lila,nga ambasadore në “VIP” krimi! Si rrezikoi të humbte vajzën,lidhja me PS

16 Mars 2022, 16:29 Nga DOSJA
HISTORIA-Elsa Lila,nga ambasadore në “VIP” krimi! Si rrezikoi

TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila ka rënë sot në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se është pjesë e një grupi të organizuar të trafikimit të drogës. Këngëtarja shqiptare është arrestuar me 12 të tjerë, të cilët operonin në zonën e Acilias në Romë, duke u kthyer për vetëm pak momente nga “ambasadorja” e Shqipërisë në Itali, në personazhin më “VIP” të botës së errët të krimit. Për herë të parë, Elsa Lila, e cila është përmendur gjithmonë për artin e saj, sot ka pushtuar të gjitha faqet e para të mediave për lidhjet e saj me krimin dhe drogën. Elsa ishte një nga këngëtaret që publiku e përqafoi dhe e deshi shumë, sidomos për portretin dhe zërin e saj gati-gati ëngjëllor.

Lila ishte ende adoleshente teksa u ngjit në skenë në 1996 dhe fitoi Festivalin e RTSH me këngën “Pyes lotin”, e cila këndohet edhe sot. E që atëherë nuk është ndalur më.

Ajo preku skenën e madhe të Festivalit të Sanremos me këngën “Valeria” në vitin 2003, duke e renditur në vendin e tretë. Ndërsa në vitin 2007 ajo mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita”. Që atëherë jeta e artistes ka vijuar në Romë. Elsa është nënë e një vajze 10-vjeçare të quajtur Evita, por e tërhequr nga muzika dhe larg rrjeteve sociale.  

Por kush është Elsa Lila?

Elsa Lila ka lindur në Tiranë, Shqipëri dhe babai i saj ishte një këngëtar i ish-korit të shtetit shqiptar, ndërsa nëna e saj ishte violiniste, kështu që të dy prindërit e saj e rritën atë afër muzikës dhe teatrit, duke i dhënë asaj një dashuri të madhe për artet. Në vitin 2001, Elsa Lila u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, me titullin “Ambasadore e muzikës së Shqipërisë në botë” duke u bërë kështu një qytetare e botës e lindur në Shqipëri dhe e realizuar në Itali.

Por për herë të parë u “përplas” në vitin 1997, kur ajo do të përballej me një ngjarje të rëndë, vrasjen e nënës së saj, Evës.

Viktima punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të Parkut Rinia, ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo kishte mundur të punësohej për shkak të njohjeve që familjarët e saj kishin me pronarët e lokalit. Duke qenë se ishte e divorcuar, Eva Vishaj jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”. Në periudhën e vitit 1997, për shkak të rrëmujave të atij viti, pjesa më e madhe e popullsisë qëndronte në shtëpi. Eva Vishaj, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që kishte me drejtoreshën e shkollës “Hoxha Tasim”, F.N., kishte filluar të shkonte në kurse aerobie në kohën e lirë.

Më 23 maj 1997, Albenc Ago, i cili udhëtonte me një makinë tip fuoristradë, e ka marrë gruan dhe është larguar në drejtim të Rrugës së Elbasanit. Ai e ka vrarë dhe trupin e pajetë të saj e ka hedhur në kilometrin e 29-të të aksit Tiranë-Elbasan. Mekanizmi i ngjarjes, është zbardhur nga dëshmitarët e shumtë që janë pyetur në procesin gjyqësor, mes tyre dhe njerëz që kishin bashkëpunuar ngushtë me Agon. Por, pavarësisht firmosjes së dënimit prej 20 vitesh burg, nuk u hodh dritë mbi motivin e vrasjes së Eva Vishajt. Megjithatë duket se ngjarja ka lënë shenjë tek këngëtarja, e cila ka vendosur që të bijës t’i vendosë emrin e nënës së ndjerë.

HISTORIA E DASHURISË

Në një intervistë të dhënë kohë më parë për Arjan Konomin, këngëtarja rrëfeu si kurrë më parë për jetën private, ku dhe zbuloi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ajo tregoi gjithashtu për herë të parë se partneri i saj ishte italian dhe quhej Alessandro, të cilin e kishte njohur në Madagaskar. Megjithatë dashuria e tyre mbaroi shpejt. E për arsye që nuk dihen.

“Alessandron e kam njohur gjatë një udhëtimi shumë të veçantë në ishullin e largët të Madagaskarit në Afrikë, vendi ku ai jeton që prej pesë vitesh dhe punon si zhytës profesionist. Ishte fundi i dhjetorit të 2008-ës dhe unë sapo kisha mbaruar së prezantuari për të dytën herë Festivalin në RTSH. E lodhur dhe e stresuar nga puna e madhe dhe prapaskenat e pakëndshme që më ndodhën atë fundviti pune intensive, vendosa të shkoja diku larg për të kaluar Vitin e Ri dhe për t’u rigjeneruar disi psikologjikisht, shpirtërisht dhe fizikisht. Unë dashuroj detin dhe mendova të shkoja në një vend të nxehtë, prandaj, pasi studiova për të qindën herë hartën e botës dhe gjithë vendet nën ekuator, nuk e di pse, sytë më shkuan te ishulli i madh i Madagaskarit. Pa e menduar gjatë, organizova udhëtimin dhe si zakonisht vetëm (pasi mua më pëlqen shumë të udhëtoj vetëm) u nisa!”

Nga dashuria e tyre, në orët e pasdites së 8 marsit të 2011-ës, lindi Evita, vajza e saj, e cila duket se ka trashëguar edhe talentin e saj për muzikën.

“Shtatzënia ime filloi në Madagaskar në qershor të 2010-ës. E zbuluam kur unë isha pesë javëshe dhe ndërkohë, duke mos e ditur që isha shtatzënë, vazhdoja të zhytesha çdo ditë (sport i cili është rreptësisht i ndaluar në gjendje shtatzënie), të hidhesha nga shkëmbinj 10 metra të lart mbi ujë, me kishin pickuar mokafui (mushkonja tipike të Madagaskarit që mund të mbartin dhe malarje), të haja nëpër baraket e ishullit ushqime (të cilat unë i pëlqej shumë) të gatuara aty për aty me mjete rrethanore nga banorët e ishullit në kushte jo të mira higjenike etj etj. Kur e zbuluam u kthyem menjëherë në Itali për të bërë vizitat mjeksore e për të parë nëse gjithçka ishte në rregull, duke qenë se unë “nuk isha sjellë dhe aq mirë”! Po. Dhe unë i propozova ta quanim Evita që në spanjisht do të thotë “Eva e vogël”. Eva doja ta quaja në kujtim të nënës sime.”

Por jeta e saj ka pasur plot të papritura! Si momenti dramatik, ku Elsa për pak e humbi Evitën.

“I vetmi moment ku bota m’u shemb dhe sytë m’u errën e trupi më dridhej si nën një elektroshok ka qenë një episod ku Evita shpëtoi mrekullisht. Ishte rreth një muajshe e gjysmë, ora rreth 11 e natës dhe ajo flinte e qetë. Një instinkt i çuditshëm më tha: Çohu Elsa dhe shko kontrolloje vajzën. Kur iu afrova shtratit të saj, me tmerr zbulova se ajo nuk po merrte frymë dhe kishte marrë një ngjyrë që dua ta harroj. E mora në krahë dhe ndërkohë që bërtisja për ndihmë nëpër shkallët e pallatit e lëvizja fort me gjoksin e saj të vogël mbështetur në pëllëmbën time. Pas disa sekondash të gjata tmerri që mua m’u dukën si orë, ajo papritur qau, u rikthye përsëri dhe unë nuk kam fjalë për të përshkruar emocionin e fuqishëm, lotët, trupin që më dridhej deri në palcë dhe fytyrën që kishte marrë ngjyrë blu. Evita qante dhe unë lumturohesha. Një engjëll e kishte mbrojtur, ndoshta gjyshja e saj Eva dhe stërgjyshja e saj Dallëndyshja që nuk janë më. Më çuan instiktivisht ta kontrolloja sërish ndonëse pak çaste më parë kisha qenë pranë saj. Pak sekonda më vonë dhe do të kishte qenë tepër vonë. Por nuk dua ta mendoj.”

MARRËDHËNIA ME POLITIKËN

Në 2010 iu bashkua deputetëve në grevën e urisë, ku ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës. Ajo iu bashkua grevës së urisë duke ndenjur në çadrën e vendosur në shesh, e të mbushur plot me socialist që kërkonin drejtësi për të ashtuquajturat “kutitë e Ruzhdies”.  Më pas, në vitin 2013, kur Partia Socialiste mori pushtetin, ajo duket se fillimisht iu bashkua “Rilindjes”, madje fotoja e saj, e përqafuar me kryeministrin Edi Rama sot është bërë virale kudo. Megjithatë këtë projekt e la në gjysmë, pasi daljen e fundit në Shqipëri e pati në 2014, në emisonin “The Voice of Albania”, duke u larguar për të mos u kthyer më!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arrestohet elsa lila elsa lila arrestohet elsa lila elsa lila


Sondazh

Poll

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...