Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Boiken Abazi i Lëvizjes së Vetëvendosjes me qendër në Shqipëri, ka komentuar raportin e OKB-së, lidhur me rënien e popullsisë në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Abazi deklaron se parashikimet e OKB-së që e rendisin Shqipërinë këtë vit të parën në listën e shteteve me rënien më të madhe të numrit të popullsisë (-62% deri në vitin 2100) janë tejet shqetësuese. Sipas tij, kombi ynë i ka të gjitha shanset të mos mbetet peng e parashikimeve statistikore, por të përmbysin këto shifra alarmante, të rënies së popullsisë.
Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Shqiptarët e kanë mundësinë t’i përmbysin projektimet negative të rënies së popullsisë
Parashikimet e OKB-së që e rendisin Shqipërinë këtë vit të parën në listën e shteteve me rënien më të madhe të numrit të popullsisë (-62% deri në vitin 2100) janë tejet shqetësuese. Kosova nuk ishte e përfshirë në këtë studim, por shifrat edhe në Kosovë dëshmojnë për të njëjtin rrezik. Ne e dimë se në vendet në zhvillim, si Shqipëria e Kosova, emigracioni është simptomë e dhunës së strukturuar të sistemit. Shumica e shqiptarëve nuk i lënë familjet dhe vendin e tyre nga dëshira, por nga kushtet e rënda socio-ekonomike, dhe nga ky fenomen po preken veçanërisht brezat e rinj. Historia, megjithatë, na mëson se këto parashikime nuk janë fati ynë i shkruar në gur, dhe as nuk janë çështje fataliteti natyror. Modeli i zhvillimit ekonomiko-politik është një prej përcaktuesëve kryesorë të rritjes së popullsisë së një vendi. Prej veriut të Evropës, deri në jug të Afrikës, shembujt tregojnë se kombi ynë i ka të gjitha shanset të mos mbetet peng e parashikimeve statistikore.
Republika e Irlandës ka patur një histori me disa ngjashmëri me Republikën e Shqipërisë. Prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1922, për shkak të varfërisë dhe emigracionit masiv, Irlanda pësoi rënie të vazhdueshme të popullsisë deri në fund të viteve 1960. Nga ajo kohë, me një luhatje të shkurtër gjatë krizës së fundit financiare, numri i popullsisë ka qenë në rritje. Rritja ka ardhur pavarësisht përgjysmimt të shifrave të lindshmërisë (nga 4 në 2 femijë për çdo grua). Për më shumë, përmbysja e statistikave negative të numrit të popullsisë ndodhi 6 vite para se Irlanda të bëhej pjesë e Komunitetit Ekonomik Evropian. Edhe pse plot irlandezë vazhdojnë të emigrojnë, tashmë më shumë emigrantë irlandezë kthehen çdo vit të jetojnë në vendin e tyre, përfshirë edhe ata me kualifikime të larta. Kjo rritje e popullsisë nuk ka ardhur përmes një mrekullie, por përmes vullnetit politik për të ndryshuar rrënjësisht modelin e zhvillimit ekonomiko-politik të vendit.
Një përmbysje trendi negativ të numrit të popullsisë kanë patur edhe vende të tjera, përfshirë edhe shtete në Afrikë si Botsëana, me një popullsi të përafërt me atë të Republikës së Shqipërisë. Edhe në rastin e Botsëanës mesatarja e lindshmërisë për çdo grua është ulur (nga 6 në 2 fëmijë) prej vitit 1960, por rritja e popullsisë ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme. Qartazi rritja e popullsisë nuk varet thjesht nga lindshmëria. Në të dy rastet, Irlandë dhe Botsëanë, ndryshimi i modelit ekonomik të zhvillimit dhe investimi në lidhjen e arsimit me ekonominë, si dhe investimi në shërbimet shëndetësore, kanë qenë kombinimi i suksesshëm për zhvillim të gjithanshëm të vendit, pëshirë edhe popullsinë.
Kombi ynë, e në veçanti dy Republikat shqiptare, kanë nevojë urgjente për transformim strukturor. Sistemi neoliberal ekonomiko-politik jo vetëm na ka varfëruar por edhe mund të sjell humbjen e shumicës së popullsisë. Me këtë model rrezikojmë të realizojë në kohë paqeje atë që Millosheviçi nuk arriti dot të realizonte as me luftë: zhdukjen e shqiptarëve nga trevat e tyre. Kjo nuk ka për të ndodhur sa kohë ka shqiptarë të gatshëm të organizohen e të mobilizohen për ta përmbysur këtë sistem të mbrapshtë, bashkë me projektimet negative të numrit të popullsisë. Zhvillimi bazuar në prodhim, shteti social kundër pabarazisë dhe shteti i së drejtës kundër krimit të rrjeteve klanore të pushtetit, janë prioritet mbi prioritetet për kombin shqiptar.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Pas mos-dekretimit si kreu i Akademisë së Shkencave nga Presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe Skënder Gjinushi. Ai është shprehur se vendimi i Metës ë...
Kavajë- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident te hyrja e qytetit të Kavajës. Dosja.al mëson se një person me motor është përplasur me një tjetër automjet.M...
TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti “cibanin e Lulit”, por ndërtesa e cila u shemb sot tek ‘Arena Kombëtare’, është ndërtuar me lejen e firmosur nga kry...
Tiranë- Shembet ndërtesa katërkatëshe pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar, si&ccedi...
KAVAJË- Valë grabitjesh në fshatrat e Kavajës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se brenda kësaj jave në fshatin Hajdaraj të njësisë administrative Synej,...
Tiranë- Vazhdon shembja e godinës 4 katëshe pranë “Arenës Kombëtare”. Sipas personave që ushtrojnë aty biznesin nuk ka pasur asnjë njoftim zyrat se godina do të...
SHKODËR- Ashtu si për ish-deputetin Bardh Spahia, Gjykata e Apelit në Shkodër edhe për të ndaluarit e tjerë, ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”,...
Tiranë-Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një rus 34-vjeçar pasi ishte në kërkim për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Nga policia është arre...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për shembjen e ndërtesës 4–katëshe, tek sheshi “Italia”. Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan:...