LIVE UPDATES

Aktualitet

Raporti i EUROPOL për kokainën:Rrjetet kriminale shqiptare u fuqizuan, Durrësi portë hyrëse

9 Maj 2022, 17:02 Nga DOSJA
Raporti i EUROPOL për kokainën:Rrjetet kriminale shqiptare u fuqizuan,

Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësinë e Drogës dhe Organizata evropiane Policore, Europol kanë publikuar së fundi një raport të përbashkët për trafikun e kokainës në Europë duke sjellë të dhëna për aktivitetin e rrjeteve kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Sipas raportit “disa rrjete kriminale shqipfolëse kanë bërë përpjekje të suksesshme për të aplikuar trafikimin e kokainës nga vendet prodhuese ose tranzit në Amerikën e Jugut deri në shpërndarjen me pakicë brenda Bashkimit Europian dhe më gjerë”.

Raporti pohon se “për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë, por një rrjet kriminal shqipfolës e braktisi këtë model dhe vendosi kontrollin e importit dhe shpërndarjes”.

Sipas raportit “rrjeti përdori mjete të sofistikuara komunikimi të koduara, drejtuesi i organizatës, me qendër në Ekuador negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut dhe organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Europës si dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri, gjithashtu organizoi shpërndarjen për përdoruesit në të gjithë Europën”.

Raporti mbi trafikun e kokainës në Europë pohon se “shumica e rrjeteve kriminale të raportuara në Europol kanë qenë aktive për më shumë se 10 vjet, me disa aktorë që kanë luajtur një rol kyç për dekada, si rrjetet italiane, ndërsa lojtarët e rinj janë në kërkim të një pjese më të madhe të tregut të kokainës. si rrjetet shqiptare, belge, britanike, holandeze, franceze, irlandeze, marokene, serbe, spanjolle dhe turke”.

“Rrjetet kriminale nga rajoni i Ballkanit Perëndimor janë shfaqur në rreth 10 vitet e fundit si lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në BE”, vlerëson raporti.

Duke iu refruar sasive të kokainës së kapur gjatë operacioneve policore në vitet 2020 dhe 2021 raporti vlerëson se trafiku i kokainës përmes porteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të jetë rritur.

Rreth 143 kilogramë u kapën në portin e Durrësit, Shqipëri në prill 2021, ndërsa 1.4 ton u kapën në gusht 2021 dhe 500 kilogramë në janar 2022 në portin e Tivarit, Mali i Zi” , thuhet në raport

Raporti përmend edhe dyshimin e autoriteteve malazeze se më shumë se 3 ton u kontrabanduan përmes portit të Tivarit në gjysmën e dytë të vitit 2021 ndërsa Kosova kapi një ngarkesë prej 400 kilogramësh kokainë në maj 2021 pasi ishte kontrabanduar nga Shqipëria përmes portit të Durrësit”.

Megjithatë, vlerrëson raporti, nga të dhënat e rasteve të konfiksuara kontrabanda e kokainës në rajonin e Ballkanit Perëndimor është më e kufizuar në shtrirje, sesa në Evropën Perëndimore,

Sipas raportit tregu i shitjes me pakicë të kokainës në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2020 kishte një vlerë, masatarisht rreth 10.5 miliardë euro dhe mbi bazë të peshës së tregut në raport me llojet e tjera të drogës kokaina renditej e dyta pas kanabisit./VOA/

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet raporti i europol per kokainen trafiku i lendeve narkotike raporti i europol per kokainen trafiku i lendeve narkotike

Sondazh

Poll

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon

Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas

Rama pret 'vëllanë e madh' në Tiranë, Erdogan i tërheq vëmendjen për atletet

E bën sërish/ Rama i ulet në gjunjë Melonit, kryeministrja vihet në siklet: Edi stop

Roli i Shqipërisë në Aleancë, Rama pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Rama pret në Kryeministri homologun spanjoll: Takim i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve

Rama batuta me Frederica Mogherini: Nuk e kuptoj pse nuk e ka bërë ende aplikimin për pasaportë

Shqipëria në BE brenda vitit 2030?/ Costa: Nuk ka ndonjë datë magjike, anëtarësmimi varet nga ju

Antonio Costa uron Ramën për zgjedhjet: Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE

"Kolegët e rajonit mos ta humbin këtë mundësi"/ Rama: BE e gatshme të pranojë anëtarë të rinj