LIVE UPDATES
Politike

Raporti i ‘errët’ i FMN, Ibrahimaj: Do vijnë në Shqipëri, parashikimi i tyre do ndryshojë

24 Prill 2022, 18:00 Nga DOSJA
Raporti i ‘errët’ i FMN, Ibrahimaj: Do vijnë në

TIRANË– Ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj thotë se qeveria shqiptare po ndjek nga afër situatën e rritjes së çmimeve dhe është e gatshme të marrë masa të mëtejshme për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë përtej afatit tremujor të parashikuar. Në një intervistë me kolegen Rudina Dervishi, zonja Ibrahimaj e cila ndodhet në Uashington në kuadër të takimeve të pranverës së Bankës Botërore dhe FMN-së, flet për perspektivën e një rritje ekonomike në kushtet e krizës së konfliktit Rusi-Ukrainë, ndikimin e borxhit të lartë dhe arsyet e aktit të dytë normativ për çmimin e naftës.

Zëri i Amerikës: Ju po merrni pjesë në takimet e drejtpërdrejta të pranverës të Bankës Botërore pas një ndërprerje gati tre vjeçare për shkak të pandemisë. A mund të na jepni një informacion më të përditësuar për parashikimet e FMN-së për rritjen ekonomike të Shqipërisë?

Delina Ibrahimaj: Përshëndetje, në fakt është kënaqësi që marr pjesë në takimet e pranverës të Grupit të Bankës Botërore dhe FMN-së. Në fakt ky raund ka qënë një raund ku FMN-ja ka parë parashikimet për të gjithë vendet e rajonit. Shqipëria në këndvështrimin e FMN-së do të ketë ngadalësim të rritjes ekonomike. Ishte parashikuar një rritje rreth 4 përqind, ndërkohë që FMN-ja e ka rishikuar rritjen duke e rishikuar në nivelin e 2 përqind për vitin 2022. Megjithatë në javët në vijim, mbas tre javësh, FMN-ja me ekipin e tyre do të vijnë në Shqipëri dhe së bashku me Ministrinë e Financave dhe me Bankën e Shqipërisë do të zhvillojnë një mision të Artikullit 4 ku do të bëjnë një analizë të thelluar të të gjithë efekteve të pritshme që ekonomia shqiptare do të ketë nga lufta dhe në atë moment do të rishikohen edhe njëherë parashikimet e tyre duke patur parasysh dhe ecurinë e tre muajve të parë.

Zëri i Amerikës: Një nga problemet që shihet me shqetësim është rreziku i lartë i rritjes së varfërisë për shkak të rritjes zinxhir të çmimeve, veçanërisht atyre ushqimore. A mendoni se masat e ndërmara deri tani janë të mjaftueshme dhe a do të shtrihen ato përtej afatit tremujor?

Delina IbrahimajNë të gjithë takimet që kemi patur ditët e fundit në fakt shqetësimi kryesor ka qënë pikërisht ky – pra efekti që rritja e çmimeve do t ketë në nivelet e varfërisë në të gjitha vendet e rajonit. Dhe pikërisht për këtë arsye rekomandimi i institucioneve ndërkombëtare vjen i lidhur me mbështetjen që qeveritë duhet t’i japin atyre shtresave më vunerabël të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë rritjen e çmimeve. Periudha fillestare ne kemi vendosur të mbështesim për një periudhë tremujore dhe sigurisht do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të çmimeve, të efekteve që këto çmime kanë në ekonomi dhe në buxhetet e familjeve dhe sigurisht do të marrim vendimet e duhura me qëllim që të limitojmë sa më shumë të jetë e mundur rritjen e efekteve në varfëri të asaj që po ndodh.

Zëri i Amerikës: Një tjetër problem i ngritur dhe nga Banka Botërore është sigurisht ai i borxhit që qeveritë janë të detyruara ta rrisin për shkak të përballimit të situatës. Shqetësimi më i lartë është për vendet me ekonomi jo të konsoliduara si Shqipëria që e kanë tashmë borxhin mjaft të lartë. Sa do të keni mundësi që ka shlyeni këtë borxh dhe për sa kohë dhe cilat janë masat që mund të merrni bazuar në dialogun e fundit që keni pasur me ekipet e Bankës Botërore dhe të FMN-së?

Delina IbrahimajTë gjithë politikat që ndërmorrëm për përballimin e pandemisë na drejtuan drejt një rritje ekonomike më të lartë. Pra borxhi i rritur që arriti nivele shumë të larta gjatë vitit 2020, u përkthye në rritje ekonomike pasi në vitin 2021 ne patëm një rritje ekonomike prej 8,5 përqind e cila u ndikua nga politikat që ndërmorrëm për rritjen e stimulit fiskal dhe për rritjen e investimeve në vend. Kjo rritje ekonomike u materializua në ulje të nivelit të borxhit për vitin 2021 në krahasim me vitin 2020. Ne jemi të vendosur në respektimin e ligjit organik të buxhetit i cili përcakton që borxhi duhet të vij në ulje me të paktën një përqind në krahasim me vitin e kaluar. Është një rregull fiskal i cili është respektuar në vitin 2021 dhe do të vijoj të respektohet dhe në vitin 2022 e në vijim.

Zëri i Amerikës: Ju keni ngritur tashmë dy borde për mbajtjen nën kontroll të çmimeve të karburantit dhe ato të ushqimeve të shportës. Si ka mundësi që në rastin e karburanteve ju ndyshuat metodologjinë e përllogaritjes së çmimit brenda dy javësh. Ka patur kritika edhe nga deputetë të shumicës se akti i dytë normative u bë nën ndikimin e kompanive importuese duke qënë se I favorizon ato.

Delina IbrahimajNë fakt kritikat sigurisht që janë të mirëpritura por në këtë rast nuk qëndrojnë. Bordi ka një synim kryesor për rritjen e transparencës në çmime të karburanteve dhe gjithashtu ka për qëllim që në këtë kohë krize qeveria dhe aktorët në treg të jenë në një linjë të përbashkët në të cilën marzhet e fitimit duhet të jenë minimale me qëllim garantimin e furnizimit me çmime sa më të ulta të karburanteve. Në fakt ne po – e ndryshuam formulën me të cilën kalkulohet çmimi i shitjes me shumicë dhe me pakicë. Arsyeja kryesore ishte se në aktin normative të parë ne kishim parashikuar një tjetër çmim burse dhe një tjetër premium i cili është kostoja për transportin që kompanitë kanë. Na u desh ta ndryshonim për të reflektuar atë që realisht kompanitë shqiptare paguajnë. Në se më parë ishte parashikuar një çmim FOB me një premio tjetër realisht kompanitë shqiptare funksionojnë me çmim CIF Mediterranee dhe premio varet nga blerjet që ato kryejnë i cili është i reflektuar në faturë. Pra kjo ishte arsyeja kryesore pse ne ndryshuam mënyrën e kalkulimit të çmimit dhe ne duhet të garantojmë sigurisht që çmimet janë transparente që marzhet e fitimit të jenë sa më të ulta të cilat të mbulojnë kostot operacionale të kompanive por pa e dëmtuar tregun në sensin e falimentimit të kompanive. Pra sigurisht qeveria duhet të kujdeset për të dyja aspektet e furnizimit.

Zëri i Amerikës: A mendoni se është e nevojshme një lloj ndërhyrje ligjore për të garantuar konkurencën në mënyrë transparente në mënyrë që tregje të caktuara të mos kontrollohen nga një grusht i vogël kompanish?

Delina IbrahimajNë fakt për tregun shqiptar janë 18 kompani të cilat janë kompani shumice, është një numër i madh kompanish të cilat tregtojnë e pakicë – pra ne mendojmë se aktorët janë të përshtatshëm për tregun tonë. Nga ana tjetër ne kemi vendosur që do të funksionojmë në një ekonomi tregu. Dhe krijimi i bordit në fakt është në kundërshti me parimet tona për funksionimin e ekonomisë së tregut ku çmimi nuk mund të përcaktohet nga qeveritë por duhet të përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Kjo është një situate e jashtëzakonshme që na ka detyruar të marrim vendime të jashtëzakonshme por me tejkalimin e kësaj situate, në momentin që do të ketë një qartësi dhe një përfundim të luftës e cila do të ndikojë në qartësinë e parashikimeve që ne do të kemi, sigurisht do të dalim nga situate e bordit dhe do të vijojmë të punojmë në një ekonomi ku kërkesa dhe oferta përcakton çmimin dhe nuk janë institucionet shtetërore që përcaktojnë çmimin. Ky është një vendim që e kemi marr që në vitet 90 dhe nuk kemi pse ti kthehemi mbrapsh pasi vetëm kërkesa dhe oferta garantojnë efiçencën e tregut.

Marrë nga VOA 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj kriza ekonomike prej luftes delina ibrahimaj kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më